Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (23)
Publikuar më 18 shtator, 2014 në orën 23:44 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që të jemi të qartë, Kosova duhet t’i bashkohet amës së vet, Shqipërisë, dhe vetëm Shqipërisë i ka hije, me të gjithë shqiptarët dhe pakicat e tjera që jetojnë në të, në kufijtë etnikë të saj, të jetë pjesë integrale e BE-së dhe të sqarohet përfundimisht pozita e saj, sikurse e të gjithë të tjerëve, në BE.

Nuk dimë pse sulmohet modeli i “kulturës politike” të Gjarprit, kur të gjitha modelet paraprake, “komuniste” dhe “demokratike”, fadilhoxhiste dhe ibrahimrugoviste&Co, kanë qenë dhe kanë mbetur më të zeza, për miliona herë, sesa modeli i “kulturës politike” të Hashim Thaçit, “i quajturi Gjarpri”. Nuk dimë pse sulmohet elita e dalë nga lufta e UÇK-së, për “antievropiane” e “despotike orientale”, kur elitat paraprake, fadilhoxhiste e ibrahimrugoviste&Co, kanë qenë dhe kanë mbetur edhe antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane.

Çka ka për qëllim të shesë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, këtu? Dushk për gogla? Gogla për dushk? Amoralitet politik, komunsit e neokomunist, “demokratik” e shqiptaro-titist? Këtë amoralitet politik e qiti në sheh “Marrëveshja” e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA e VV (“marrëveshje” në shkelje flagrante të Kushteutës, e cila na jep mundësi edhe neve që ta shkelim atë “Kushtetutë” kur të na teket), apo, “Marrëveshja e inatit”, ngase lideri i “Vetëvendosjes” u ndikua nga këshillat e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, për faktin se shumëçka kishin të përbashkët!... (Mua, do të më çuditte, nëse nuk do kishin asgjë të përbashkët ujitësit e UJD-it të Vetonit, karrabishtat e Jugosllavisë, ata e këta që ende po karrabishtohen me Serbinë e Jugosllavinë!) Po, në realitet, cila është “përbashkësia” e tyre? Inati pse populli shqiptar nuk ua dha votën dhe nuk ua besoi më mandatin që ta qeverisin Vendin. Dhe, kjo është e drejtë e Sovranit popull, të cilën po e shkelin me “Marrëveshje” (“Kontratë”) antikushtetuese paszgjedhore, LDK-AAK-NISMA dhe VV. Derisa, lideri Albin Kurtzi “nuk është kundër bisedimeve, por është kundër bisedimeve ‘pa parime’(Sic!) Kësaj i bie, hajde, bacë, se të gjithë po i bien fyellit t’shqyem, e, po i biem edhe ne!... Të dalë ku të dalë!...

A ka gisht këshilltari i Albin Kurtzit, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, në puçin politik antipopullor e antishqiptar, kundërkushtetues, që ndodhi me “marrëveshjen” paszgjedhore në “fuqi”: LDK-AAK-NISMA, me ndërmjetësim të VV-së? Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve duhet ta shtrojë çështjen shqiptare, mbarë, pa rrëngje dhe pa ndërskamca politike e parapolitike të kuzhinave të njohura “patriotike” e “shqiptare” të “Kosovës dhe Metohisë”!...

Kultura politike e “të quajturit Gjarpri” e tmerron dhe ia terron horizontin para syve Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co. Dhe, këtu, Vetoni i murrmë ka për qëllim që të na e servojë falas “kulturën politike” të shqiptaro-titistëve me në krye Fadil Hoxhën dhe ta përqeshë “kulturën politike” të Gjarprit, pa e thënë një obligim për secilin që merr përgjegjësi politike mbi vete. Këtu, atë zinxhir të (pa)përgjegjësisë e shohim të pakëputur, në tërë shtrirjen e tij shekullore, por, që, Vetoni i murrmë dëshiron ta këpusë prej ku deri ku i duhet për ta lëvduar Fadil Hoxhën&Co, dhe, për ta përqeshur UÇK-në dhe lidershipin e saj politik, dhe, thotë, citojmë: “Kjo do të thotë se të tria mund të eliminohen, nëse largohet nga skena politike, së paku ajo vendimmarrëse, Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri.” (Fq. 200)

Vetoni i murrmë nuk paska tjetër detyrë a brengë, po shihet ashiqare! E paska marrë mbi vete rrëzimin e Gjarprit nga pushteti dhe sharjen e përqeshjen e UÇK-së, duke e “dëshmuar” moskezistencën e saj si ushtri lirimtare. Mbi të gjitha, shihet qartë se detyrë mbi detyrat e Vetonit të murrmë të racës së Surrojve qenka çuarja e të gjithë luftëtarëve dhe komandantëve e veteranëve të UÇK-së në “Gjykatën speciale për Krime Lufte”, sipas Raportit të miratuar të Dick Marty-t serb(omadh) dhe raportuesit të tij, karrabishtit Veton Surroi!...

Sipas masës së Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, rruga evolutive e “Kosovës dhe Metohisë” ka pasur dy faza, atë të Fadil Hoxhës me “shtetësinë e fshehur” të “autonomisë së gjerë” dhe atë të Ibrahim Rugovës me “Kosovën e mëvetësishme”, ku i kanë nxjerrë përfitmet e veta familjare e kulimoklanore, dydinastionaliteti Hoxha-Rugova!...

Ne, e dimë të kundërtën e asaj që servon Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve në librin e tij pamflet politik “Këmbët e Gjarprit”, për çdo periudhë të “zhvillimit” dhe të “evoluimit” të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, nën sundimin e Dinastisë gjakovare të Fadil Hoxhës&Co dhe në fazën e dytë të saj, me sundimin e Dinastisë së Hamitëve të Ibrahim Rugovës&Co.

Vetoni i murrmë, të kundërtën e asaj që do duhej ta thoshte, e thotë preras: “Dhe, ndonëse çdo gjë nuk rregullohet menjëherë me largimin e kulturës së Gjarprit nga politika, as edhe një gjë nuk mund të rregullohet pa largimin e tij.” (Fq. 202)

Kjo thënie, konform rregullave të lëvizjes së lirë të ideve dhe projekteve, do duhej thënë ndryshe: Asgjë nuk mund të rregullohet pa largimin e “komunistëve”-“demokratë” me në krye Fadil Hoxhën e Ibrahim Rugovën dhe të “kulturës së tyre politike”, “komuniste e neokomuniste-‘demokratike’”, shqiptaro-titiste, nga politika dhe kultura politike shqiptare dhe asnjë gjë tjetër nuk mund të rregullohet e të vijnë në vendin e vet vlerat sublime të UÇK-së pa largimin edhe të birit të komunistit të fundit nga pushteti dhe nga pozitat “shtetërore” që janë uzurpuar prej tyre.

Për “kulturën politike” antishqiptare e shqiptaro-titiste të komunistëve të kuqë fadilhoxhistë&Co, mund të flasim gjatë dhe, bile, shumë gjatë, sepse, kemi argumete, thënë shqip, me thasë. Se “kultura politike” e shqiptaro-titistëve ka qenë antishqiptare, në radhë të parë, duhet të shihet numri i shqiptarëve të survejuar, të përndjekur e keqtrajtuar, të burgosur e pushkatuar me dijeninë e Fadil Hoxhës dhe të klikës së tij shqiptaro-titiste, antishqiptare.

Se, falë “kulturës politike” e “shqiptare” të Fadil Hoxhës e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co, nuk ka depërtuar asnjë projekt origjinal shqiptar, para “projekteve” familjare të Klikës gjakovaro-llapjane në pushtetin komunist të Titos. Unë, autori i këtij libri, poet me vokacion, shkrimtar dhe publicist, familje e njohur e atdhetare luftëtarësh e shkrimtarësh shqiptarë, që nga Nebil Duraku dhe para tij, që në moshën 15-vjeçare kam shpikur 6 (gjashtë) lloje makinash (që, përnga origjinaliteti e rëndësia i qëndrojnë çdo kohe, sepse, janë krijimtari origjinale shqiptare). Në mungesë të kushteve materiale e financiare, i kam bërë makete me dorën time dhe ato makete i ka djegur plotësisht lufta e fundit kundër UÇK-së dhe kundër popullit duarthatë shqiptar e Serbisë pushtuese, fashiste e gjakatare, që mbështetjen kryesore e ka gjetur te reaksioni “shqiptaro”-gjakovaro-llapjan i Fadil Hoxhës dhe Ibrahim Rugovës&Co. Kjo ka ndodhur, pikërisht, për shkak të “kulturës politike” të Fadil Hoxhës&Co dhe për shkak të “kulturës politike” të Ibrahim Rugovës&Co, sepse, vija nga “fshati” i ardhësit të ardhshëm në politikën shqiptare, Hashim Thaçit, “i quajtur Gjarpri”, nga një katund shqiptar pa shkollë fillore, që, po ashtu, pa shkollë fillore e kishte lënë “kultura politike” e sllavokomuniste “shqiptare” e Fadil Hoxhës&Co dhe “kultura politike” e sllavokomuniste “shqiptare” e Ibrahim Rugovës&Co(Sic!)…

Çfarë do të thoshte sot, sikur të bëheshin e të realizoheshin ato projekte origjinale shqiptare para gati gjysmë shekulli më parë? Por, jo, një gjë të tillë nuk e lejonte “kultura politike” e renegatit Fadil Hoxha&Co dhe as “kultura politike” e “Presidentit histo(e)rik” Ibrahim Rugovës me Co. E, për “kulturën politike” të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, të mos flasim fare, sepse, Vetoni i murrmë përfaqësonte “kulturën politike” të “Jozhës së Vogël” dhe të “Titos së Madh”, “kulturën politike” karrabishtore për ujitjen e UJD-it(!)…

Ky rast dhe raste të tilla (që, mendojmë se nuk janë të pakta) tregojnë qartë se “kultura politike” e Fadil Hoxhës, ishte, thjesht, kulturë e krimit të organizuar sllavokomunist në kurriz të çdo shqiptari që guxonte të shfaqte dijen dhe mendimin e tij njerëzor e kombëtar, antipushtues e antijugosllav. Pra, ky rast dhe raste të tilla, tregojnë qartë se “kultura politike” e Fadil Hoxhës&Co dhe “kultura tjetër politike” e Ibrahim Rugovës&Co duhet të bijnë përgjithmonë nga çdo skenë politike shqiptare, ku duhet të dominojë një kulturë e pastër politike, një kulturë politike shqiptare, me bazë kulturën politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilën e pëfaqësoi me dinjitet vetëm Enver Hoxha i madh shqiptar.

Por, që ta kemi të qartë: Kultura politike e një populli e shteti nuk bëhet me bërryla të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë (pro)jugosllave të Surrojve&Co, dhe, as të Murrojve&Co. Ajo bëhet duke i barazuar para Kushtetutës dhe ligjit të gjithë qytetarët, pa dallim gjinie, moshe dhe ngjyre. Pa u “djegur” projektet zhvillimore të një kombi të ndarë, përçarë e copëtuar në gjashtë “shtete” antishqiptare dhe thërmuar në rajone, barqe, bajraqe e kotilla farefisnore!... He, kotillat!...

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 627 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi