(Në përkujtim të Heroit të Popullit Xheladin Beqiri (Karadaku) që ra heroikisht në Qafën e Gjarpëri më 6 qërshor 1944)
Për dëshmorët e atdheut është shkruar e do shkruhet gjithmonë. Në çdo varg të shkruar, aty gjen të freskët pika gjaku nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e pa vyshkur, me rrënjë ngulur në tokën tonë të ujitur nga gjaku i 28 mijë dëshmorëve të LANÇ. Kanë kaluar 70 vite kur djemtë e vajzat shqiptare rrëmbyenë armët e dolën maleve për larinë e atdheut. Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi gjerman. Thirrjes së atdheut për të luftuar ndaj okupatorit, iu përgjigj edhe Xheladin Beqiri (Karadaku). Qysh në fillim djali i Gjilanit që jetonte në Nivicë të Kurveleshit, rroku armën e doli malit për larinë e shqipërisë.
‘’Nuk mund të rri në shtëpi, - u tha Nivicarëve djali i Kosovës. Shtëpia ime janë malet ku kanë folenë shqiponjat!’’.
Si erdhi Xheladin Beqiri në Shqipëri?
Ngjarjet e vitit 1934 atje në fshatin e lindjes në Gjilan, e detyruan të kalonte fillimisht në Kukës, pastaj në Shkodër. Prej andej në myzeqe, në Fier tek disa të afrëm. Prej andej punon disa kohë në kriporen e Vlorës. Lufta italo-greke 1940 e gjen në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Xheladin Beqipri (Karadaku) ka lindur në vitin 1905. Ai ra heroikisht në betejën e luftmeve që u zhvillua midis gjermanëve e forcave partizanëve në operacionin luftarak më 6 qërshorit të vitit 1944 në Qafën e Gjarpërit të rrethit Skrapar( zona tomorricë). Ai me babanë s’mund të duronin shtypjen serbe, dhe si rezultat të konflikteve, familja u vu në shënjestër nga serbët. Kjo e detyroi që të kalonte drejt shqipërisë. Por edhe në shqipëri,Xheladini se pati të lehtë kalvarin e jetës së tij. Arrestohet nga italianët e greku me disa muaj burg. Kur mësojnë se nuk ishte djal nga Nivica, por një hysmeqar i ardhur nga veriu i shqipërisë e lirojnë nga burgu. Në këto kushte,biri i Kosovës rrëmben pushkën e inkuadrohet në rreshtat partizane. Kështu, Xheladin Beqiri (Karadaku) hyn në formacionin e parë të çetës partizane të Kurveleshit në vitin 1942. Më von kalon komandant i çetës ‘’Harjedin Tremishti’’ me komisar Hasim Zeneli. Po në këtë vit pranohet Antar i Partisë Komuniste Shqiptare. Me trimëri e zgjuarsi ka marrë pjesë në shumë beteja kundër pushtuesve gjermanë në krahina të ndryshme të shqipërisë së jugut. Gjurmë që mbetën në histori është ajo e betejës së Mezhgoranit në Përmet. Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese emërohet zv.komandant i Batalionit Parë. Duke parë aftësitë e tija si organizator e luftëtar i zoti, si një strateg i lindur, Xheladin Beqiri (Karadaku) emërohet komandant i batalionit të pestë të Brigadës Parë Sulmuese. Ai bëhet krahu i djathtë i Mehemet Shehu, fill pas kthimit nga kongresi i Përmetit ku ishte pjesëmarrës si delegate atje. Në betejën e Qafës së Gjarpërit e Guri i Prerë, në luftime të ashpra që u zhviluan aty trup me trup midis forcave gjermane e ato parizane më 6 qërshor të vitit 1944, dhanë jetën 32 parizanë e parizane në lulen e rinisë për lirinë e shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës, komandant Xheladin Beqiri (Karadaku), Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin e shqipërisë nga okupatori nazifashis, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin e malit Karadak të vendlindjes. Në qafën e Gjarpërit janë dy lapidarë, njëri është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini 70 vite më parë. Edhe në Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelart busti i Heroit të Popullit Xheladin Beqiri(Karadaku)., atje në zemër të Labërisë trime. Dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje. Lira që gëzojmë sot i ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve të atdheut. Ata do nderohen brez pas brezi në shekuj. Populli i Skraparit u këndon edhe këngën dëshmorëve që ranë në betejën e Qafës së Gjarpëri e Guri i Prerë.
‘’Qaf e Gjarpërit e Guri Prerë
U ndez lufta me furi,
Dejmtë tanë po luftojnë
‘’Karadaku’’ me Myslimë
Dhe Jonuzi djalë i ri.
Edhe shumë djem, vajza të tjerë
Derdhin gjakun për liri’’.
Xhevahir Cirongu
Durrës, 09. 09. 2014
|