Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Të ndërpriten kërkimet e arrestimet arbitrare ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Publikuar më 22 shtator, 2014 në orën 21:10 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në ditët e fundit në mënyrë shqetësuese është shtuar kontrolli dhe kërkimi policor mbi aktivistët Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në të gjitha qendrat e Kosovës ka pasur kërkime për një numër aktivistësh, qoftë në zyrat e Lëvizjes, apo në shtëpitë e tyre. Kërkimet policore janë të lidhura me aksionet politike të Lëvizjes tonë të realizuara tash vonë dhe një pjesë tjetër para më shumë se 5 vitesh.

Kështu, aktivistëve: Nora Fetoshi , Etleva Malushaj , Marigone Drevinja, Albin Kurti, Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi, Valdrin Ahmeti, Nol Nushi, u janë dërguar ftesa, apo janë marrë në telefon për t’u paraqitur në polici. Ndërsa aktivistja Brikena Ramabaja është kërkuar disa here në shtëpi dhe në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë.

Si rezultat i gjithë kësaj “gjuetie” policore mbi aktivistët tanë sot u arrestua Kushtrim Dakaj, i cili ishte duke pirë kafe para zyrës qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai u arrestua nga 3 policë, të cilët i priste makina me dy të tjerë, pa e sqaruar fare se po e arrestojnë dhe pse po e arrestojnë.

Këto veprime të policisë ne i konsiderojmë presion politik të Qeverisë në ikje mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! si formë e shantazhit, e kërcënimit dhe e hakmarrjes lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon nga organet e rendit, Policia dhe Gjyqësia që të ndalojnë me kërkimet dhe arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e të mos bëhen vegël e një pushteti skajshmërisht të korruptuar, i cili nuk zgjedh mjet për të mbetur në pushtet.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

22 shtator 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 421 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi