Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Agimet Shqiptare” hapin Javën e Kulturës Shqiptare në Vjenë
Publikuar më 23 shtator, 2014 në orën 00:12 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Se Pallati Auersperg ka zënë rrënjë në historinë shqiptare jo vetëm nga mbajtja e bisedimeve shqiptaro-serbe për statusin e Kosovës, por tani nuk rresht së shprehuri me gjuhën e kulturës, elementi më shprehës i lirisë. Me organizimin e disa shoqatave të kyçura në Këshillin Koordinues, u bë hapja e Javës së Kulturës Shqiptare në Vjenë. Mori pjesë z. Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri, Z. Ymer Lladrovc, Konsull në Ambasadën e Kosovës dhe zonja Lladrovci, Fitim Nuhi, Konsull në Ambasadën e Maqedonisë dhe personalitete tjera nga diplomacia, arti e kultura nga radhët e mërgimtarëve tanë.

Programin e hapi Mirala Shira, kryetare Këshillit, kurse përshëndeti z. Roland Bimo, në emër të Ambasadës së Shqipërisë. Ishte mysafir rasti i ardhur veçane për mbrëmje z. Pierre Weber, ambasador i Luxemburgut në Prishtinë. Ai luajti pjesë nga krijimtari e tij kompozuese në piano: Nocturne nr-1, The ether Canon etj. i cili u prit mirë nga publiku. Programi u hap me Polonaise Heroicue ep. 53 nga Frederik Chopin e luajtur me mjeshtri nga pianisti Mennan Berveniku. Zëri i tenorit Faik Hondozi ishte vërtetë i mrekullueshëm në këndimin e Il mie tesor nga W. A. Mozart. Ai i dha sallës së Auerspegut shkëlqim në jetën e saj katër shekullore, diçka që nuk harrohet lehtë. E serbate, a queste acciare nga I Capuletti, Agimet shqiptare nga A. Mula dhe disa këngë duet ishin kënaqësia apikale e mbrëmjes me zërin e tenorit z. Hondozi. Pastaj, Cruda sorte nga G. Rossin, Habanera Carmen nga G. Bizet, Margjelë- nga K Jakova, Luleborë nga Simon Gjoni u kënduan me mjeshtri nga mezzosopranoja Flaka Goranci. Ndërsa këngët: O mio babbino caro- nga G. Schicchi. Adieu notre petite table-Manen- nga J. Massenet, Pranvera filloi me ardhë – këngë shkodrane, u kënduan me shije nga soprano Anjëza Islamaj. Mbresa lanë këngët e kënduara në duet Kur perëndon dielli – nga L. Deda- kënduar nga F. Hondozi e F. Goranci; Ca pika shiu ranë mbi qelq - nga R. Cako kënduar nga F. Hondoz e A.Islamaj. Programi u mbyll me këngën simbolike Dua më shumë Shqipërinë kënduar nga F. Hondozi, F. Goranci e A. Islamaj. Publiku i duartrokiti artistët me ngrohtësi duke iu dhuruar edhe buçetë lulesh. Ajo që vërehej ishte mungesa e publikut jo shqipfolës, raste të rralla kur kemi të bëjmë me koncertet të muzikës klasike në Vjenë. Programet kulturore të radhës vazhdojnë me ekspozitën e skulptorit të mirënjohur Destan Gashi, orën letrare të krijuesve nga radhët e Lidhjës së Krijuesve dhe Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri dhe përfundon me aktivitet sportive në periferi të Vjenës. Për renditjen e programit u kujdes Januz Saliuka, ideator i aktivitetit.
Aktivitet e shtuara kulturo-sportive të mërgimtarëve tanë janë një faktor me rëndësi në ruajtjen e gjuhës dhe traditave kombëtare tek gjenerata e re dhe afirmim i mëtejmë i krijimtarisë e kulturës para vendorëve. Pa dyshim krahas aktivistëve, artistëve brenda shoqatave duhet falënderuar sponsorët aktiv të aktiviteteve kulturore brenda mërgimtarëve shqiptarë në Austri.

















Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 539 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi