Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUSH JANË ATA QË VEJNË SHENJË BARAZIE MES VIKTIMAVE TË KOMPLOTEVE DHE TË KOMPLOTISTËVE NË PËRPJEKJE E TYRE PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË KOMBËTARE?!
Publikuar më 23 shtator, 2014 në orën 00:26 ( ) Abdullah Prapashtica | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një foto e selis së Redaksisë të ZËRI I KOSOVËS e publikuare në FB nga Adnan Asllani ndiko te unë në freskim të kujtesës për shtigjet e lirisë nëpër të cilat kaloi LPK dhe gazeta e jonë famshme ZËRI I KOSOVËS, të cilat me sukses i përballuan tëra komplotet e UDB-ës jugosllave dhe tera komplotet e matrapazëve vendor, me të cilat edhe njëra e dhe pala tjetër e provuan shuarjen e saj.

ZËRI I KOSOVËS si Organ i Komitetit Drejtues të LRSSHJ - LPK të themeluar me 17 shkurt 1982 kaloi nëpër zjarrin e luftës dhe e përballoi atë deri me bashkimin me LVV, por si po duket në paq mbijetesa e LPK dhe e gazetës ton ZËRI I KOSOVËS u ndesh dhe kaloi me vështirësi.

Shumë njerëz të etshëm për autoritet të rrejshëm, për pushtet e pasurim të pa ligjshme pas 1999 e braktisen edhe LPK edhe ZËRIN e KOSOVËS ! Sidomos janë tragjikomike deklaratat e atyre që 30 vite pas, bënë përpjekje për falsifikimin e historisë ton kombetare duke dal me deklarata se deri te “bashkimi në LPK erdhi me 17 janar 1982”, pikërisht nga ata që vet nuk kanë qenë pjesëtar të as njërës organizatë që u bashkuan në LPK.

Kur kjo gënjeshtër dështoi pas mbi 30 viteve pas themelimit te LPK u provua të shpiket një “bashkim i ri” në 1985 kur u provuan të imponohet një “omlk e re ” mbi LPK dhe ku përpiluan listat e anëtarësisë te LPK me te cilat u kryen arrestimet e UDB-e menjëherë pas këtij ”bashkimi”, po me këto lista të deponuara të UDB-a nga këto qarqe. Por, as këto arrestime nuk e shuan LPK dhe ajo e vazhdoi punën e vet duke shkuar drejte krijimit të UÇK-ës. Pas 30 viteve, po nga këto qarqe doli edhe deklarata se gjoja se “OMLK dhe LNÇKVSHJ kanë qene organizatore të demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës” edhe pse ato nuk kishin lidhje me organizimin e tyre! Këta komplotist për këto komplote të tyre ishin të nxitur nga Grupi për Negociata me Serbinë dhe Maqedonin, qe aktualisht janë në pushtetin kolonial vasal të Ahtissaarit!

Tera këto përpjekje patologjike u bënë me qëllim që të mohohet roli i PKMLSHJ prej Prillit 1975 e deri me 17 shkurt 1982, edhe si organizatore e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës edhe si inicuese e bisedimeve dhe realizuese bashkim mes PKMLSHJ e LNÇKVSHJ dhe OMLK ne themelimin e LPK me 17 shkurt 1982! Nga ajo kohë u bene shumë përpjekje për shkatërrimin e bashkimit ne LPK dhe tera ato komplote dështuan, sepse asnjëra nga organizatat e bashkuara në LPK kurrë më nuk u ndan nga LPK! Ketë realitet nuk munden te e shohin ata tellall të përhapjes së gënjeshtrave që veten e shohin si “pronar te patriotizmit dhe pronar te figurave historike”. Për të parë realitetin ata duhet i ti heqin syzet e veta te deformuara që të munden që njerëzit dhe ngjarjet të i shohin si është realiteti, e jo si duan ata vet me optikën e vet të deformuar!

“Kalorësit” tipave të Sanqo Pnqos që qëndronin pas këtyre përçarjeve i benë tera përpjekjet që PKMLSHJ të likuidohet politikisht duke e sulmua me tëra intrigat, si brenda si jashtë vendit, si brenda si jashtë burgjeve. PLKMLSHJ kurrë nuk ju përgjigj këtyre intrigave, por gjithmonë e vazhdoi luftën vetëm kundër Beogradit! Kjo strategji edhe i devalvoi tera intrigat e tyre, dhe atyre nuk ju ka mbet gjë tjetër pos ti përsërisin gënjeshtrat e veta kohë pas kohe, në do pamflete të veta që ata i quajnë “libra”! Kështu LPK i mbijetoi komplotet e tyre, por ata nuk i mbijetuan komplotet e veta! Nga pamfletet e tyre me së shumit do te këtë përfitime industria e letrës se tualetit!

Ata kurrë nuk e kuptuan se bashkimi ne LPK nuk ishte bashkim fizik apo shkrirje ne një Organizate, por ishte bashkim ideor ne një Lëvizje me kërkesën për Republikën e Kosovës me të drejte në vetëvendosje deri në shkëputje! Kaluan mbi 30 vite dhe inteligjenca e tyre e kufizuar e meskine këtë ende nuk e ka kuptua!

Shfrytëzoj rastin që t'i përshëndes të gjitha kuadrot e PKLMSHJ, të LNÇKVSHJ dhe te OMLK-ës të të gjitha gjeneratave që ndërruan njëra tjetrën në KD të LPK si dhe në Redaksinë e ZËRIT TË KOSOVËS dhe që gjithmonë qëndruan korrekt ndaj të vërtetës historike! Ata që vazhdimisht bën obstrukcione dhe që u munduan të vejnë shenje barazie mes viktimave të komploteve dhe mes komplotistëve, në përpjekje që ata vet të dalin edhe mbi viktimave e komploteve edhe mbi vet komplotistët, e kanë matematiken e gabuar në falsifikimin e historisë kombetare, sepse shkencat historike nuk e pyesin se çka mendojnë ata për veti apo ne për veti, por i pyesin faktet historike që ne të gjithë i lamë pas vetes!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Abdullah Prapashtica
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 853 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi