Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (25)
Publikuar më 23 shtator, 2014 në orën 00:31 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shihet se një kapitull i tërë i pamfletit “Këmbët e Gjarprit”, u kushtohet palmave të Xhabir Zharkut dhe në të shihet “shqetësimi” i Vetonit të murrmë të racës së Surrojve është shumë i lartë, sepse, sipas tij, “siç u thanë palmat e Xhabir Zharkut në Kaçanik” duket të thahet edhe “kultura politike evropianiste” e Hashim Thaçit, “i quajtur Gjarpri”. Ai kënaqet kur merr vesh se “kultura politike” e Gjarprit do të kalojë nëpër “verifikimin e vet historik, ashtu sikurse e bëri me dije më herët Zharku, nëpër një gjykatë evropiane.” (Fq. 209) Pse të mos gëzohet Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve dhe pse të mos bërtasë fort “Eureka!”… Pasi që “kultura politike” e tradhtisë, e kryesuar nga Fadil Hoxha&Co nuk kaloi nëpër asnjë derë gjykate, as vendore dhe as ndërkombëtare, për të vazhduar asaj rruge pa krye edhe Vetoni i murrmë i racës së laraskave të Surrojve&Co.

Vetoni brengoset se, sa do të zgjasë “zap’imi” i “kulturës politike” të Gjarprit, që mbetët enigmë për të dhe për sojin e tij “patriotik” e “shqiptar”! Pra, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, shqetësohet se sa do të zgjasë “çlirimi i institucioneve të jetës publike”, se enigma e tij mbetet Çlirimi, nga “kultura e ‘zap’imit’”!... Po, si nuk e ka shqetësuar kurrë Vetonin “zap’imi” shekullor që u pat bërë Fadil Hoxha dhe babai i tij, Rexhai&Co, institucioneve “shtetërore” të KSAK, dhe jetës publike, me “kulturën e tyre ‘komuniste’ të ‘zap’imit’”?!...

Vetonin e murrmë të sojit të laraskave të Surrojve, e shqetëson edhe modeli i administrimit të Gjarprit, po kurrë nuk e ka shqetësuar “modeli” i administrimit “shqiptar” i Fadil Hoxhës&Co. Dhe, fatkeqësisht, nuk e thotë kurrë dhe me asnjë rast, asnjë fjalë kundër “kulturës politike” sllavokomuniste antishqiptare të Fadil Hoxhës&Co. Por, pse, çfarë e për çka ka lidhur inat me “kulturën politike” të Gjarprit e të Xhabir Zharkut?...

Pse Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve nuk e thotë dallimin themelor mes “kulturës politike” të Gjarprit dhe të Dinastisë tradhtare të Fadil Hoxhës. Mos dashka Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, që popullit shqiptar t’ia lëka kopilin tradhtar te dera e shtëpisë, në mos mund t’ia lë edhe në dhomën e gjumit!?!...
Shiheni se ç‘pikë matëse referimi preferon “kultura politike” e “patriotike” e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve. Kur thotë Afganistanin, lexojeni Jugosllavinë!; kur thotë Irakun, lexojeni Serbinë!; kur thotë Libinë, lexojeni Bullgarinë!...

Është interesant ta themi që “kulturën politike” të Fadil Hoxhës e Ibrahim Rugovës, kudo, shënimeve heretike e hermetike të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co, e takojmë këmbëpërpjetë! Të hapur (lexo: çaraveshur) si ndaj Shqipërisë, si ndaj Serbisë! Dhe, kjo nënkupton se “kultura politike” e tyre këmbëpërpjetësinë e shfrytëzon për “kulturë” edhe në raport me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë, që “kultura politike” e Ibrahim Rugovës e Veton Surroit&Co vegjetariane të paci(t)fizmit, vazhdimisht, rri me këmbëpërpjetë, sepse, këmbëpërpjetësinë e ka trashëguar, në mënyrë gjenetike, nga “kultura politike” e Fadil Hoxhës, Ibrahim Rugovës, Veton Surroit e surrojve e murrojve të tjerë shqiptaro-titistë!...

Kush, pra, po luftoka më shumë për ta “zap’ue” shtetin e ashtuquajtur “Republika e Kosovës”? Veton Surroi me shqiptarëshkiet e Prishtinës, apo, Hashim Thaçi, “i quajturi Gjarpri”? Rrjeti shqiptaro-titist, fadilhoxhist e vetonsurroist&Co, po e bllokon “shtetin” antishqiptar që e ka sajuar vetë, me leopardizimin serbomadh të enklavave serbomëdha nëpër “Republikën e m… të Ibrahim Rugovës”… Shqiptarëve nuk u duhet Shqipëria që e bashkojnë tradhtarët si Fadil Hoxha e Ibrahim Rugova&Co, por, u duhet Shqipëria që e bashkojnë shqiptarët e Enver Hoxhës dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare!...

Ja, çfarë thotë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, citojmë: “Atë që tentuam ta parandalonim në Kushtetutën e Kaçanikut, e pastaj edhe në Rambouillet, pra që çështjet e pakicave të mos territorializohen mbërriti ta zhbëjë Hashim Thaçi i quajtur Gjarpri.”(Fq. 214) Po a nuk qe Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve ai që e nënshkroi i pari projektin antishqiptar të përpiluar enkas në Rambouilllet, “kosovaro”-serbo-ndërkombëtarisht?...

Po, çfarë i duhet popullit shqiptar integrimi në BE, para integrimit shqiptar në kufijtë e tij etnikë? Dhe, ç‘u duhet shqiptarëve “integrimi” në BE, që duan ta imponojnë shqiptaro-titistët ibrahimrugovistë e vetonsurroistë, nën trysninë serbo-evro-amerikane?... Mua, personalisht, nuk më duhet as “liria” dhe as “Shqipëria” që kurdisin patriotët shqiptaro-titistë të Fadil Hoxhës, me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Veton Surroin&Co dhe me petullat e tjera të kategorisë së “të burgosurve politikë shqiptarë” në ish-Jugosllavi.

Pse flet, sajon e shpifë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve “modelet antievropiane” të Hashim Thaçit, kur modelet antievropiane, antiamerikane dhe antishqiptare i vijnë në ndihmë Vetonit&Co nga kuzhina serbomadhe e Beogradit antishqiptar e fashist. Po, a ka model më antishqiptar e më antievropian sesa modeli “kosovar e kosovarist” i Ibrahim Rugovës e Veton Surroit&Co? Ç‘”vlera shoqërore” dëshiron të ruajë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve?... “Vlerat” e shqiptarëve me këmbë përpjetë të Ibrahim Rugovës!?!...

Për ç‘ligje fizike flet Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, kur Ibrahim Rugova e Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Murrojve njihnin dhe njohin vetëm ligjet e frikës? Ligjet që ua ka “mbjellur” Serbia e Jugosllavia në AND-në e tyre “shqiptare”?...

Duhet t’ia qartësojmë pikëpamjet reaksionare Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve se Kosova (Maqedonia shqiptare, Presheva , Mali i Zi shqiptar dhe Çamëria mbeten gjallë dhe të forta, si Shqipëri) mbetet gjallë dhe e fortë vetëm aty ku e ka trungun e vet, mbetet gjallë vetëm si Shqipëri-SHQIPËRI e Enver Hoxhës dhe e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që dinë ta bëjnë vetëm enveristët shqiptarë dhe kurrën e kurrës pasardhësit e Fadil Hoxhës, Ibrahim Rugovës, Rexhep Qosjes, Veton Surroit, Sabri Hamitit dhe petullave të tjera me ujë titist të Ibrahim Rugovës e të Sali Berishë Protopapës e Lulzim Bashës&Co.

Po ashtu, duhet t’i thuhet Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve se më antievropianë e më antiamerikanë se shqiptaro-titistët fadilhoxhistë, Ibrahimrugovistë e vetonsurroiste&Co, nuk ka dhe nuk mund të ketë në rruzull të tokës. Proevropianizimi dhe proamerikanizimi i shqiptaro-titistëve janë farsë dhe janë të shpifur skajshmërisht, janë antishqiptarë, antievropianë dhe antiamerikanë, që në themelet e tyre antishqiptare, të përuruara në Beograd. Lojërat dhe rolet e tyre bëhen për ta fituar besimin evroamerikan, për të qëndruar përjetësisht në pushtetin antishqiptar që ua ka lënë amanet Titollku.

Kundër kujt lufton Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co? Duket sheshasi se Vetoni&Co ka zgjedhur ta çojë deri në fund atë që ia ka lënë amanet Rankoviçi, Titoja dhe Millosheviçi (Serbia e Jugosllavia), luftën kundër Shqipërisë, kundër UÇK-së e Hashim Thaçit, “të quajturit Gjarpri”!...

Po shihet se Serbia i ka dhënë zor krejt kësaj pune, përmes pamfletit politik “Këmbët e Gjarprit” të Veton Surroit, sepse, Serbisë i duhet vetëm Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co. Te Fadil Hoxha dhe tek babai i Vetonit e ka mbështetur besimin gjithmonë Serbia e Jugosllavia. E ka mbështetur edhe te pinjolli Veton Surroi. Bile, i duhet shumë për këto ditë të zorit që ka, për ditët e saj të zeza, për çka edhe e ka ruajtur Vetonin&Co, për të dalë me projektin pamflet politik “Këmbët e Gjarprit”, sepse, trysninë kundër Serbisë e Jugosllavisë e heq vetëm Vetoni, siç e hiqte Fadil Hoxha me Mahmut Bakallin dikur, e, pas tij, edhe Ibrahim Rugova&Co.

Duhet kuptuar tashmë, sepse, është fundi që t’u kthehemi vizioneve të qarta shqiptare, të cilat do t’i vlerësojë lart edhe Brukseli, Evropa, Amerika dhe OKB. Sepse, për të gjithë është shumë më mirë dhe më logjike të bisedojnë me një president shqiptar, me një kryeministër shqiptar, me një kryetar Parlamenti shqiptar, sesa me kryetarë, kryeministra dhe kryekuvendarë krahinash e bajaqesh faqezeza e shqiptaro-titiste!...

Po, për ç‘postkomunizëm evropian flitet në pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”? Nuk dimë me çfarë baze logjike dhe morale flitet për postkomunizmin evropian me komunistët shqiptaro-titistë në krye të proceseve “demokratike” që kanë vërshuar Vendin!?!...

Sa shumë i rriti vlerat shqiptare të Hashim Thaçit, me pamfletin e tij politik “Këmbët e Gjarprit”, nuk e di Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, nuk e ka të qartë, sepse, populli shqiptar nuk ha më bar! Vlerat ia rritë edhe më shumë dilema e Vetonit të murrmë, kur thotë, citojmë: “Po të kishte vendosur atë ditë, siç nuk bëri, Hashim Thaçi, i quajtur Gjarpri të marrë ditarin e arsimtarit të historisë në Malishevë, a do të kishim qenë edhe ne ‘si gjithë Evropa’?” (Fq. 221)

Hashim Thaçi nuk deshi të bëhet arsimtar historie në Malishevë, sepse, i pa me kohë dhe qartë lëvizjet antishqiptare të Veton Surroit dhe të shqiptaro-titistëve si Vetoni&Co. U bë “zap’ues” i pushtetit për t’ua hequr nga dora zaptimin që i kishin bërë pushtetit “popullor” e “shtetëror”, shkatërrues e antishqiptar, shqiptaro-titistët&Co, “institucionet dhe institucionalistët tanë të viteve të ’90-ta”.

Duhet të shohim kthjelltë e qartë: zhongleri rrëngshor shqiptaro-titist po mundohet të na afrohet e të na mashtrojë si çdo herë tjetër, si më 1912, si më 1945, si dhe tash, do të na mashtrojë aq sa do ta lejomë ne. Do të na shajë aq sa do ta lejojmë ne. Do të na pështyjë aq sa do ta lejojmë ne. Do ta shajë luftën tonë dhe ushtrinë tonë shqiptare, aq sa do ta lejojmë ne. Do të hajë m… e ç‘të dojë, aq sa do ta lejojmë ne.
Por, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve, duhet ta dijë se USH ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 559 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi