Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HERONJ SI BARDHOK BIBA JANE SI KRAHU DHE SHPATA E NJE KOMBI QE LUFTON PER IDEALET E LIRISE DHE DEMOKRACISE
Publikuar më 23 shtator, 2014 në orën 00:50 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të dashur bashkëqytetarë të mi!
Të dashur të ftuar e mysafirë!
Vëllezër e motra!

Si bashkëqytetar i juaj ndjej emocione ashtu si edhe ju, por ndjehem dhe krenar që po flas dy fjalë në këtë ditë kur 65 vjet më parë në mbarëhapsirën Kombëtare u përhap lajmi i vrasjes së Heroit te Popullit, Brdhok Biba. Gjaku i tij u derdh për një ideal të madh Kombëtar, që u ndez si Dielliqë rrezaton e ngroh zemrat tona e tokën ku ne jetojmë.
Sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë lartësohet Lavdia e Heroit të Popullit Bardhok Biba, i cili shfaqet sot para nesh si Krahu dhe Shpata e këtij Kombi që lufton për idealet e lirisë dhe të demokracisë.

Kolonel Ndue Dodaj gjate fjales se tij ne nderim te 65 vjetorit te renies se Heroit te Popullit Bardhok Biba
Unë nuk dola këtu që të mbaj referat apo të zgjatem duke folur përBardhok Bibën, sepse për të folën dhe Kryetari i Veteranëve të RrethitGjok Deda dhe referuesi kryesor Mark Mesuli, por meqë jam këtu në këtëPodium Nderi dua të them se ky takim i sotëm nuk është një takim i zakonshëm, por është Tempulli i një Flakadani të ndezur që na ndriçon sytë e mendjen, që na gjeneron energji patriotike në zemra, që na bën më të fortë e krenar si Mirditas e si shqiptar.
Sa shumë i nderuar ndjehem që ndodhem para këtij Flakadani, i cili me ndez zemrën që të thërras me zë të lartë:

Lavdi Heroit të Popullit Bardhok Biba !

E tani që fjalët u thanë për Bardhok Bibën, mendja po më thotë që tëmos flas më, por cfar t’i bëj zemrës së ndezur nga ky Flakadan që më thotë:
Thuaj edhe dy fjalë.
Dhe unë po i bindem zemrës për ti thënë dhe dy fjalë.
Por në të vërtetë këto dy fjalë duhen thënë ndryshe nga ç’janë thënë nëvitet e mëparshme.
E fjala ndryshe; vjen fatmirësisht për të gjithë ne të pranishmit në kete 65 vjetor.
E këtë fjalë ndryshe do të na thotë një njeri i rrallë që për fatin tonë të mirë ndodhet në këtë sallë.
Për këtë njeri të rrallë më lejoni të bëj një prezantim.
Ka qenë njeri ndër drejtuesit kryesor të OMLK që më pas shndrrohet në LPK, është njeri ndër themeluesit e UCK e më pas luftëtar e komandant në luftë, një ndër kuadrot madhor të Zonës së 6-të te TMK, ish-Kryetari i Klubit Politik ‘’Afrim Zhitia’’, njeriu qëdrejtoi, organizoi dhe festoi me madhështi në salle te kuqe në Prishtinë,100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës e sot një biznesmen i suksesshëm në Kosove i cili ka ardhur sebashku me të dënuarin politik e një veprimtar i madh i çështjes Kombëtare Xhevat Zeka që ka ardhur nga Zvicra; me pjestarin e familjes sëHeroit te Kombit Ramiz Cërnica e luftëtar i UCK-se Shefqet Hoxha tëcilin fatkeqësisht edhe pse është rrëzuar muri i Berlinit, akoma nuk ështërrëzuar muri Shqiptaro-Shqiptar që fatkeqësisht është kthyer mbramsht për efekt dokumenti, si dhe luftëtarin e UCK-se Mefail Sylejmani.
E pra para jush, për një fjalë rasti, njeriu me kontribute te shquara atdhetare, vëllai ynë i Kosoves Kreshnike Ismet Sylejmani.
Fjala për Ju i nderuar Ismet!
Ju faleminderit.

Ndue Dodaj

Rrëshen, më 07. 08. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 679 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi