Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (26)
Publikuar më 24 shtator, 2014 në orën 22:59 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
CUB, MË SHUMË U SHKON PËR SHTATI SHQIPTARO–TITISTËVE

Nuk ramë në burgjet e ferrit sllavokomunist e shqiptaro-titist, siç dëshironin e nuk u ka ikur dëshira as sot, për të na survejuar, përndjekur, torturuar e burgosur me perfiditet të skajshëm “patriotik” e “kombëtar”, të shqiptaro-titistëve, sepse, punuam e vepruam në kushte shtetrrethimi të egër politik, civil dhe policoro-ushtarak serbo-jugosllav dhe shqiptaro-titist, e nuk arrijtën të na burgosin të gjithëve. Po duan të na linçojnë, përndjekin, torturojnë e burgosin sot, bijtë e rafinuar të shqiptaro-titistëve, “shqiptarë” e “atdhetarë”!

2MXIV.

“Jozha i vogël, e Tito i madh”(!), nuk e paskemi ditur se paska marrë kaq shumë hov, me pamfletin politik bizar “Këmbët e Gajrprit”, pa ditur se ku do bjerë, ku do ta qesë vala. E paska qitur veten në një bahe të bërë prej leshi t’murrmë, prej leshi krejt t’zi, pa ditur se ku do ta qesë bahja!... Medet, çka nuk janë në gjendje të bëjnë shqiptaro-titistët, vetëm ta mbajnë veten në pushtetin që ua ka lënë në dorë Rankoviçi, Titoja, Millosheviçi, etj., në bashkëpunim të ngushtë me ndërkombatarët, me miqtë e Serbisë e Jugosllavisë.

Politka e padurueshme dhe antishqiptare e Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve laraskuqë, i ka rrënjët veta në Beograd, të kthyera në degën e fortë të tij, në Prishtinën e Fadil Hoxhës&Co. Paramendonie: vetëm për gjashtë muaj (sa e mbajti) Pashiqi, e instruktoi dhe e çoi Ahmet Zogollin ta pushtojë Shqipërinë. Po, Fadil Hoxhën me sojesorrollapin e tij, që e specializoi për gjysmë shhekulli?... Çfarë do t’i bëjnë e janë në gjendje t’i bëjnë fadilhoxhistët&Co, Shqipërisë e popullit shqiptar?...

Që, lexuesi ta dijë dhe ta kuptojë politikën e padurueshme të Dinastisë së Vetonit të murrmë të racës së Surrojve&Co, sot, duhet ta dijë se njeriu shqiptar e kishte zor të jetojë e punojë kudo në ish-Jugosllavi, sepse, kudo ishte i rrethuar nga UDB-ashët dhe KOS-istët shqiptaro-titistë si Vetoni&Co. E kishte zor të ponojë e jetojë shqip, në familjen e tij, në rrethin e tij të ngushtë dhe të gjerë, sepse, i dërgoheshin enkas dhe i imponoheshin”shokë” e “miq” nga më të ndryshmit (siç imponohen edhe sot), me porosi të shqiptaro-titistëve fadilhoxhistë, “shokë” e “miq” të të gjitha kategorive “intelektuale” e “profesionale”, madje, edhe kuadra (lexo: kudra) të dëshmuara antishqiptare, bile, edhe nga kategoria e të “burgosurve politikë shqiptarë”, që qenë dhe mbetën dorë e djathtë e shqiptaro-titistëve, deri në ditët tona. Të provokonin dhe afroheshin gratis “mike” dhe “kolege” që trajnoheshin e trajnohen edhe sot nëpër të ashtuquajturat “Qendra të Mendimit Pozitiv”(Sic!), që, në fakt, do të thotë se të afroheshin e afrohen me detyra spiuni e spiune të rafinuara të atyre qarqeve më antishqiptare, që flisnin e flasin shqip, e, mendonin, vepronin e mendojnë e veprojnë edhe sot serbo-jugosllavisht, siç mendon e vepron Vetoni sot, duke e ujitur edhe më shumë UJD-in e tij, karrabishtçe e karranishtnisht!...

Edhe këtë anë të medaljes së Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve dhe të dinastive të tjera “patriotike” e “kombëtare”, në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare nga Jugosllavia, e njohim shumë mirë, prandaj, nuk ramë në burgjet e ferrit sllavokomunist e shqiptaro-titist, siç dëshironin e nuk u ka ikur dëshira as sot, për të na survejuar, përndjekur, torturuar e burgosur me perfiditet të skajshëm “patriotik” e “kombëtar”, shqiptaro-titistëve, sepse, punuam e vepruam në kushte shtetrrethimi të egër politik, civil dhe policoro-ushtarak serbo-jugosllav dhe shqiptaro-titist, e nuk arrijtën të na burgosin të gjithëve. Po duan të na linçojnë, përndjekin, torturojnë e burgosin sot, bijtë e rafinuar të shqiptaro-titistëve, “shqiptarë” e “atdhetarë” si Vetoni&Co!...

Se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve i kishte ngatërruar të gjitha konceptet, tregojnë edhe fjalët që përdorë në pamfletin e tij politik “Këmbët e Gjarprit”. Ngatërrimi i kuptimit, vendit vendepavend dhe personit, shihet qartë te qëllimi i tij kur përdorë fjalën cub, -i, -at. E përdorë atë fjalë me qëllim fyes e përbuzës për Hashim Thaçin, “i quajtur Gjarpri” dhe shokët e tij, e sipas kuptimit fjalorshpjegues cubat janë ata që dalin malit, fshihen e bëjnë grabitje me armë në dorë, janë vetë kusarët, duke aluduar gjithnjë tek luftëtarët e UÇK-së dhe veteranët e saj, punë të cilat i kanë kryer cubat e dërguar enkas, të Ibrahim Rugovës e Veton Surroit, në emër të UÇK-së.

Por, ajo që iriton skajshmërisht është fakti se menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, cubat e Fadil Hoxhës&Co u mbyllën nëpër zyrat e krahinës “shtet”, me direktiva të Serbisë e Jugosllavisë, të cilët, armë për vjedhje e plaçkitje të rënda i përdorën pozitat “shtetërore”, shfrytëzonin dhe shfrytëzojnë çelësat e zyrave e detyrave që u janë besuar, vulat dhe nënshkrimet e tyre, duke plaçkitur gjithçka që u shkonte e vinte ndoresh. Prandaj, Vetoni do, me çdo kusht, ta ruajë privilegjin e hajnave “komunistë” me çelësa zyrash, me vula, që duke i përdorur nënshkrimet e veta, kanë plaçkitur e plaçkisin pa pushim dhe bëjnë me gisht kah UÇK-ja dhe Hashim Thaçi, “i quajtur Gjarpri”. Pra, termi cub, më shumë u shkon për shtati shqiptaro-titistëve fadilhoxhistë e vetonsurroistë&Co, sesa UÇK-istëve hashimthaçistë.

E themi këtë, për vetë faktin se UÇK-ja u betua dhe luftoi për liri e bashkim kombëtar, për çka edhe u betua dhe termi që u shkon për shtati njerëzve të saj veteranë, është termi komit, që ka kuptimin e njeriut kryengritës që del malit e lufton, me të gjitha mjetet që ka në dorë, për lirinë e popullit dhe atdheut dhe për ta vënë në vend drejtësinë shoqërore që i mungon popullit e atdheut, në kurriz të të cilëve shihen se janë lëshuar si hiena shtypës e shfrytëzues barbarë, bashkërisht, shqiptaro-titistë e vetonsurroistë&Co. Po, ku lejon aq lehtë Vetoni&Co e tij shqiptaro-titiste të vihet drejtësia shoqërore në vend?...

Prandaj, Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co, duhet rikujtuar ca gjera të domosdoshme, sepse, si “redar” (redaktor) i BBC ka bërë një luftë speciale kundër Shqipërisë londineze dhe interesave të saj, kundër popullit e interesit shqiptar. Ka bërë edhe luftë speciale kundër prijësit historik të popullit e shtetit shqiptar, Enver Hoxhës. Kjo nënkupton faktin se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co, i ka ndjekur dhe survejuar të gjithë enveristët në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare nga Serbia e Jugosllavia. Shqiptarët nëpër botë, kudo, i ka ndjekur e survejuar, këmba-këmbës, edhe babai i Vetonit, ambasador i Jugosllavisë, tok me të birin në Prishtinë.

Vetoni i murrmë i racës së Surrojve ka qenë edhe kryesues i UJD-it për “Kosovë e Metohi”, pozitë të cilën ia ka besuar vetë gjakpirësi i shqiptarëve dhe kryekrimineli e kryedikatatori fashist i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi.

Madje, veprimet dhe veprat “patriotike” dhe “kombëtare” të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve, nuk kanë të sosur. Ka qenë edhe (bashkë)themelues i të ashtuquajturit Parlament Rinor, të cilin ia kalon në trashëgim “të burgosurit politik”, Bajram Kosumit, si Parti Parlamentare të Kosovës. Ka qenë edhe nënshkrues i kërkesës së “intelektualëve shqiptarë” të Kosovës, për rikthimin e autonomisë. Dmth, ka qenë dhe ka mbetur një autonomist i përbetuar, sepse, vetëm autonomia do ta kthente në pushtetin e premtuar serbo-jugosllav që ia la edhe Titoja Fadilit, e, Fadili, Vetonit&Co!...

Vetonit, nuk i është ndier zëri kurrë, as që ka guxuar të bëjë mëk, as gëk, edhe pas dhënies së 25 shekujve burg shqiptarëve, intelegjencës shqiptare, pikërisht me përkrahjen e Komitetit Kraninor të LKJ (LKK) të Fadil Hoxhës&Co, e cila kalbej kazamateve jugosllave me bekimin e LKJ-së (LKK-së) së Fadil Hoxhës, e, më vonë, prej viteve të ’90-ta, LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe ndihmësit të atyre “politikave” antishqiptare, Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co. “Presidenti histo(e)rik” i atëhershëm i LDK-së, Ibrahim Rugova, ka pasur gisht edhe në burgosjen e Ukshin Hotit, siç ka pasur gisht edhe në ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Jugosllavisë së mbetur!...

Po, a nuk ishte babai i Vetonit të murrmë të Surrojve, Rexhai, bashkë me baxhanakun e tij Fadil Hoxhën, ai që ka heshtur për dëbimin dhe syrgjynosjen e një milioni shqiptarëve në Turqi, pas Luftës së Dytë Botërore?... Dinastia e Surrojve ka gisht në shumë punë të liga që u janë bërë e po u bëhen shqiptarëve dhe trojeve të pushtuara shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Vetoni, politikat “patriotike” e “kombëtare” të babait të tij, Rexhait dhe baxhanakut të babait, Fadil Hoxhës, i ka vazhduar me finokëri të paparë. “Loja e çelësave” dhe “Varrimi i dhunës” u përdorën prej Vetonit si lojë me dy teha antishqiptarë: për t’i thënë Beogradit se luante me finokëri lojën e tij, dhe, njëkohësisht, për t’i mashtruar shqiptarët se kinse punonte kundër Beogradit(Sic!)…

Pra, cili pos Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve dhe Ibrahimit të zi të Rugovëve do të deklaronte se; “UÇK-ja është dorë e zgjatur e Serbisë”(!); “UÇK-ja ka bërë krime lufte dhe gjenocid”(!), madje, i dyti, do të formonte edhe Komision për hetimin e “krimeve dhe gjenocidit” të UÇK-së dhe krye atij Komisioni do ta vendoste Eqrem Kryeziun, shokun dhe mikun e Vetonit faqezi!...

Por, Vetoni, nën sigurinë e serbo-ndërkombëtareve dhe përkrahjen që kishte nga Ibrahim Rugova, krijoi dhe shpalli, shqiptaro-titistçe, Eksterritorialitetin e kishave “serbe”, duke iu dhuruar atyre tokë e pasuri të paluajtshme, denbabaden, shqiptare.

(Vijon)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 541 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi