Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Thaçi, pasardhës direkt i Oso Kukës (shkrim i derdhur nga gota)
Publikuar më 25 shtator, 2014 në orën 00:05 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sa herë pi raki më vinë në mendje ide të çuditshme. Në gotën e parë sikur kam ide politike, ide për tokën. Në të dytën mendime për zotin e për gjithësinë, gjithëfarë mendimesh për zotin saqë sikur të ishte e mundur të pija shumë gota të dyta njërën pas tjetrës do të shkruaja një libër për të. Ndërsa në gotën e tretë nuk mendoj as për tokën e as për qiellin, mendoj për një vajzë që herë më bëhet se e kisha e herë që s'e kisha. Megjithatë në këtë gotë mendoj në mënyrën dëshirore.
Sot piva vetëm një gotë dhe aty ishte fshehur një fshehtësi që mu zbulua që në gllënkën e parë. Kryeministri ynë, Hashim Thaqi është pasardhës i drejtpërdrejt i Oso Kukës. Kjo është e vërtet dhe e padiskutueshme. Po, po e padiskutueshme. Megjithatë eja ta diskutojmë, duke përdorur të gjitha metodat e diskutimit që ne i njohim e që janë, dy pika, njëri vetëm flet dhe tjetri vetëm dëgjon dhe të dytë flasin e asnjëri nuk dëgjon. Por le ta diskutojmë duke përdorur metodën e parë që është më e avancuar, edhe le t'i krahasojmë njërin me tjetrin.

Por që këta të përafrohen dhe të ngjajnë sado pak me nëri-tjetrin, duhet që kryeministrit tonë t'ia shtojmë disa veti të mira, madje të bëjmë disa ndërhyrje kirurgjikale në karakterin e tij e t'i shtojmë disa virtyte që mbase ai nuk e di se ekzistojnë. Ja për shembull, dashurinë që ai e ka për pushtetin t'ia interpretojmë,(me vendim gjygjësor), si dashuri për atdheun, dhe kështu të barazohet me Oso Kukën, pse jo edhe ta tejkaloj atë. Dhe të themi që ai u barrikadua në institucione nga dashuria e madhe për atdheun si dikur Oso Kuka në kullën e Vraninës, dhe njëjtë si ai luftoi me forca të shumta armike, dhe... e humbi betejën. Por.. në çastin e fundit, e shohim Oso Kukën me pishtar në dorë pranë fuqive të barotit që befason armiqtë, dhe i lë ata kopërdhec. Këtë çast të mbramë ku tmerri i armiqve do të ketë shkaktuar gëzim deri në dehje tek Osja do të donte ta kishte edhe kryeministri ynë, e t'i ndillte në kryeministri të gjithë pretendentët e fronit e në mënyrë ngadhnyese t'i thoshte " Se ktu i thonë Hashim baroti" e t'i fuste flakën kryeministrisë, e pse jo edhe gjithë Kosovës, e të bëhej një luftë për pushtet sa të çuditeshin shqiptarët me veteveten, e bota të mendonte që ne jemi tallur me ta kur kemi kërkuar ndihmë tek luftonim me Serbinë sepse siq do të shihej ne s'e kishim shpalosur as çerekun e trimërisë. Por një skenar i tillë nuk është në agjendë sepse për çudi ambasadat e huaja nganjeherë e duan vendin tonë më shumë se ne. Megjithatë edhe ne i duam vendet e tyre më shumë se vendin tonë dhe këtu ua lajmë borgjin.
Këto më vinë në mendje tek pi raki, në gotën e parë. Marrëveshje e paligjshme. Barrikadim i paligjshëm.
Por siq thotë populli ynë me shumë mbiemra, kush pi raki pi mendtë. Por unë po pij vetëm mendtë e mia, ndërsa këta po pijnë mendtë tona. Prandaj edhe gjeja që më mundon më shumë, e ka disa vjet që s'e marrë vesh është nëse unë e pi rakinë pse më pihet rakia apo pse më hahet mezja !.

Ireshtansi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 559 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi