Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Botime të reja
Publikuar më 28 shtator, 2014 në orën 22:32 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Toponimia e Galicës”, botuar nga SHB “MESHARI” e financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e komunës së Vushtrrisë

Libri “Toponimia e Galicës”, i 28-ti me radhë, i autorit Bedri Tahiri, trajton tema nga rrafshi i onamastikës, linguistikës, etnokulturës, antroponomisë, fitonimisë dhe semantikës, gjë që paraqet interes të veçantë për shkencën e gjuhësisë shqiptare. Autori, gjithë lëndën e ka konceptuar në disa kapituj, që e plotësojnë njëri-tjetrin, duka na dhënë një mozaik të shkëlqyer studimor.
Fillimisht shkruan për trevën heroike të Drenicës, me 107 vendbanimet e saj, për historinë luftarake të saj, për heronjtë dhe heroizmat e tyre nëpër shekuj, duke nisur me Milosh Kopiliqin e deri te legjendari ynë, Adem Jashari.
Në pjesën e dytë shtjellohet rrjedha e historikut të Galicës, emri i saj i hershëm e autokton, që lidhet me Kolë Bibën, zhvillimi e transformimi i saj historik, heroizmi i vazhdueshëm i bijve të saj, që nga luftërat antiturke e deri te epopeja e lavdishme e UÇK-së.
Pjesa e tretë trajton aspekte etnokulturore, duke rikujtuar zakone, lojëra, festa, bestytni, legjenda, që tashmë veç po i mbulon pluhuri harrestar. Këtu është evidentuar edhe e gjithë bota bimore e shtazore që e karakterizojnë këtë mjedis të begat ambiental hapësinor.
Gjysmën e librit e zë Mikrotoponimia me një kolorit të pasur: gjithsej 157 toponime. Ato janë dhënë edhe me shpjegime përkatëse e me shtrirje e tyre gjeografike orientues, duke u ndarë në: male e fusha (43), ara (48), kroje e burime (18), rrugë (9), lugje e livadhe (14), kodra (10) dhe varre (15).
Kapitulli i fundit merret me Patroniminë, duke sqaruar, lagjet, barqet, vëllazërit dhe familjet e Galicës, brenda dhe jashtë saj.
(D. G.)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 340 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi