Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti sot seancën e radhës ku një nga pikat kryesore ishte edhe votimi i projekt-buxhetit për vitin 2015 si dhe korniza afatmesme e shpenzimeve.
Buxheti për vitin e ardhshëm në të gjithë sektorët është planifikuar në mënyrë shumë profesionale e të përgjegjshme.
Për shëndetësi, në buxhetin e këtij viti, për herë të parë janë ndarë 40 mijë euro për informimin publik të qytetarëve në sferën e shëndetësisë. Është paraparë linja e veçantë buxhetore për vizitat sistematike mjekësore në shkolla. Janë ndarë 30 mijë euro për digjitalizimin e institucioneve shëndetësore. Ndër të tjera, janë ndarë edhe 30 mijë euro për trajnime të personelit shëndetësor.
Disa nga projektet që janë paraparë në buxhetin e vitit 2015 nga Komuna e Prishtinës janë edhe rekonstruimi i Platosë së Kurrizit në Lagjen Dardania, që do të kushtojë 600 mijë euro; zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik; trajtimi i qenve endacak, për çfarë janë ndar 150 mijë euro; furnizimi me ushqim dhe pije për nxënës të çerdheve, parafillor dhe fillor; ndërtimi i shkollave në Kalabri, Sofali, Veternik, Mati I, si dhe përfundimi i Shkollës së Muzikës; mirëmbajtja e rrugëve dhe e trotuareve gjatë dimrit, për çka janë ndarë 500 mijë euro; ndërtimi i sallave sportive për disa shkolla, i terreneve sportive; pajisja e disa shkollave me rekuizita sportive; vendosja e kamerave të sigurisë; pajisja e shkollave me kabinete; furnizimi i bibliotekave shkollore, vendosja e rezervuarëve të ujit nëpër shkolla; digjitalizimi i ditarëve; muzeu shkencor; e shumë e shumë projekte të tjera në të mirë të qytetarëve dhe në funksion të bërjes së qytetit të Prishtinës.
Vlen të theksohet se për herë të parë në Komunën tonë, janë ndarë 40 mijë euro për informim publik të qytetarëve për çështje shëndetësore, është ndarë linja e veçantë buxhetore për vizitat sistematike të mjekëve nëpër shkolle, janë ndarë 30 mijë euro për digjitalizim të institucioneve shëndetësore si dhe janë ndarë edhe 30 mijë euro të tjera për trajnime të personelit shëndetësor.
Përpilimi i këtij buxheti ka qenë i drejtë dhe i avancuar. Drejtorët bashkë me Kryetarin e Komunës kanë mbajtur tubime me qytetarë e me grupe të ndryshme përfaqësuese ku kanë marr ide dhe propozime konkrete për buxhet.
Ku buxhet i votuar sot, është buxhet i të gjithë qytetarëve, pasi që sivjet si kurrë më parë Komuna ka qenë e hapur për ndërhyrjen e qytetarëve në përmbajtjen e këtij dokumenti. Miratimi i këtij buxheti, është edhë një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal u votua pro themelimit të ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”, me ç’rast u vendos edhe për aksionarët e kësaj ndërmarrjeje, e cila përveç se do ta rregullojë çështjen e parkingut në Prishtinë, do të arrijë të vetëmbahet dhe do të arrijë t’i sjellë shumë të hyra buxhetit të Komunës.
Asambleisti i ri i betuar sot, Kreshnik Ahmeti, u zgjodh anëtar i bordit të aksionarëve të ndërmarrjes “Trafiku Urban”. Ai, së bashkë me asambleistën e re Bardha Dida Rogova, si dhe Nol Binakajn, u emëruan anëtarë të komiteteve obligative.
Seanca e sotme e Kuvendit Komunal ishte një nga seancat më të rëndësishme, me më së shumti debat dhe me shumë sfida, andaj falënderojmë të gjithë asambleistët konstruktiv që dhanë ide e propozime konkrete, dhe që në fund përkrahën mocionet e ngritura.
Qendra e Prishtinës - Lëvizja VETËVENDOSJE!
Grupi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës
29 shtator, 2014
|