Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vetëdijesimi
Publikuar më 30 shtator, 2014 në orën 18:39 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Problemin më të madh e ka njeriu, për të qenë i vetëdijshëm, në momente të caktuara, megjithëse duhet të jetë gjatë gjithë jetës. Ky vetëdijesim vjen vetëm atëherë, kur njeriu njeh problemin, kur ka guxim për të pranuar realitetin, kur të di ku e ka vendin dhe kur duhet të flas.
Duhet për të kaluar kohë, kur ne si komb, mund të vetëdijesohemi, sepse e kaluara jonë na ka mësuar të tërhiqemi vend e pa vend dhe tash problemet personale i vëmë si parësore, sepse edhe pa mua kombi do të eci rrugës së vet, do të shprehen shumica dhe heshtin kur nuk duhet të heshtin, edhe pse shohin, se të shumtën e herëve, mungon vetëdija.

Vetëdijesimi fillon atëherë, kur qytetari arrin të drejtën e dhënies së votës, sepse prej atij momenti, mundët për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë, se kurrë nuk i dihet, se çfarë pozita do të zë në hierarkinë shtetërore, shoqërore, institucionale, akademike etj. mu për këtë vetëdijesimi duhet të jetë për të gjitha poret e jetës. Duke u nisur nga ajo, nëpër të cilat po kalon kombi, secili qytetar duhet të jetë i vetëdijesuar të ngrit zërin me guxim për çdo fenomen që na del në skenë, por edhe për prapaskenat që luhen.

Vota

Po nisemi prej votës. Çdo qytetar kur të kërkojë votën e bashkëqytetarëve të vet, duhet të dijë pse e kërkon dhe nëse në ndërdijen e tij është pozicionimi, para, për inate të rrethit, për t’u dukur dikush etj., ai ka vetëdijesim të gabuar. E po qese kërkon votën, për të qenë një i guximshëm i elektoratit, ai do të mundohet premtimet e dhëna t’i përmbush, madje disa gjëra do të mundohet t’i lëvizi, për të cilat nuk ka biseduar me elektoratin, por që i ka identifikuar si probleme, që duhet dhe mundën të zgjidhen.
Votuesi është ai që duhet të jetë më i vetëdijshëm, sepse përmes votës së tij, i votuari arrin të merr një pozitë të lakmueshme në shoqëri. Vota e qytetarit ka peshën e madhe, sepse ajo votë edhe mund të ndryshojë rrjedhat e shoqërisë, sepse krijohen mekanizmat shtetëror dhe varësisht nga votuesi edhe kemi udhëheqësit. Çfarë e kemi mentalitetin e votuesve, ashtu kemi edhe institucionet, përfaqësimet, etj., dhe mu për këtë vetëdijesimi i votuesit duhet të jetë më i lartë se i atij që kërkon votën
Ekziston edhe barometri i kontrollit nga votuesi, se ka shkëputje nga kontrata në mes tij dhe të votuarit, apo edhe i pamundësohet realizimi i premtimeve, atëherë votuesi duhet të merr veprime konkrete, për të ecur përpara. Nëse i votuari i tij arrin të marri votat, por i pamundësohet të realizoj qëllimin e premtuar, votuesit kanë edhe forma tjera për t’ia lehtësuar punën. Ndodh që i votuari nuk kthen kokën prapa për të parë elektoratin e tij, sepse atë e llogariti vetëm si numër vote, atëherë votuesit duhet të ngritin zërin dhe me çdo kusht duhet marr mandatin, për injorimin që i bëjnë.
Kohëve të fundit, po shihen, të gjitha lojërat e të votuarve dhe nuk çajnë kokën për votuesin. Këta kanë arritur të certifikohen dhe të marrin pagat e deputetëve pa bërë asgjë, madje edhe tallën me votuesit e vet. Të votuarit bëjnë tregti me votën e qytetarit, sikur me shpirtra të vdekur dhe votuesit anemik, i hipnotizuar, heshtë, e dikush nga fanatizmi i yshtë të votuarit për të ecur përpara. Votuesi i vetëdijshëm duhet të ngrit zërin dhe të kërkojë ndërprerjen e lojës me votën e tyre dhe nëse nuk dëgjohet zëri i tij si alarm, duhet të ndërmarri veprime konkrete dhe të shkëpus kontratën me të votuarin. Votuesi duhet ta bëjë këtë, sepse po shihet se ata po nëpërkëmbën dhe kjo nëpërkëmbje i ka futur në batak, prandaj duhet ngritur zërin për të dal nga aty. Një lojë e tillë vote, na ka detyruar edhe të hyjmë në luftë, se gjithnjë janë thirr pushtetarët në emër të votës tonë, ndërsa mbi ne gjithnjë e më shumë ka rënduar thundra e robërisë, sikur se sot, që po na e thyen kurrizin, me skamje e mos punë.
Kjo lojë duhet të marri fund dhe mund të bëhet, vetën se duhet të jenë të bashkuar!

Luftërat

Luftërat kanë ndodhur, secila luftë çlirimtare, por edhe ato pushtuese kanë udhëheqjet e tyre. Në secilin tabor ka edhe njerëz nga tabori tjetër, të cilët shërbejnë për qëllimet e tyre dhe në përfundimin e luftërave, fillojnë edhe të sqarohen gjërat.
Ata të cilët humbin luftën, pra pushtuesit, bëjnë analizën, se kush ishte fajtori që nuk e arritën qëllimin, ndërsa edhe ato çlirimtare bëjnë analizat, dhe të merituarit ia njohin kontributin e dhënë, në nivelet më të larta, se në nivele më të ulëta ka momente, kur të merituarit nëpërkëmbën nga brrylagjinjët dhe njerëzit e pa vetëdijshëm, të cilat historia më vonë do t’i ndriçojë të gjitha dhe do të dalin sheshit të merituarit. Te luftërat pushtuese, udhëheqësi dhe ideatorët marrin dënimin e merituar, ndërsa të luftërat çlirimtare, të merituarit shpërblehen me nderime, ose i besohet për ta dërguar çështjen përpara, në mëkëmbjen ekonomike, arsimore, shëndetësore etj.
Ne shqiptarët historikisht luftuam. Por, ne dimë edhe të nëpërkëmbim fitimtarët (si ushtri), udhëheqësi në të gjitha fushat, siç po na ndodh që një çerek shekull në Shqipërinë londineze, e që pesëmbëdhjetë vjet në Kosovë. Politika shqiptare për herë të parë edhe zyrtarisht pranon, se ne nuk kemi nevojë për burrështetas e për dëshmor, mjafton të kemi data për kremte, që të mos mbetemi prapa botës.
Lufta e Dytë Botërore kishte tri gaborre:
Fashizmin dhe Nacizmi si pushtues;
Çlirimtarët, vendet e të cilëve ishin pushtuar;
Aleancën kundër së parës.
Çlirimtarët, siç ishim ne shqiptarët, kanë pasur udhëheqje të dinjitetshme, se përndryshe nuk kishin arritur fitoren. Por mungesa e vetëdijes, jo vetëm individuale, por edhe kolektive, ka bërë që datat të shënohen, madje edhe datën e finalizimit të fitores, deshën ta ndërrojnë, nuk lejojnë që të përmendën udhëheqësit e asaj lufte, sepse sot nuk po përkuaka me moralin e kohës së imperializmit apo revizionizmit, por edhe me bijtë bastardë të bashkëpunëtorëve të armikut, e shpallësve të Republikës së Mirditës, nën sovranitetin e Italisë.
Historianët, qytetarët dhe luftëtarët e asaj kohe, duhet të vetëdijesohen dhe të pranojnë realitetin e kohës, kur ka ndodhur ngjarja dhe të kryejnë emisionin e rikthimit të dinjitetit të luftëtarëve dhe komandantit të tyre, sepse dikush ka marrë për barrë të jetë në ballë të luftës.
Vetëdijesimi mungon edhe te Presidentja e Kosovës zonj. Ahtifete Jahjaga. Ajo mund të ishte e hutuar para se të bëhej presidente, mirëpo, nuk i falet sot të trumbetojë, se Kosovën e çliruan të tjerët. Duhet të jetë e vetëdijshme, se çlirimi dhe ndihma janë dy lloje të ndryshme të veprimit. Shqiptarët ishin të robëruar për gjatë gjithë historisë së ekzistencës së kombit, por vetëm kur e panë të tjerët, se kishte ardhur momenti hamletjan, të jemi apo të mos jemi si qenie biologjike nën këtë nënqiell dhe rrokëm armët, të tjerët erdhën të na ndihmonin, kush më shumë e kush më pak. Vet pozita në hierarkinë shtetërore nuk ia lejon, e po të funksiononte shteti, asaj do t’i merrej e drejta e përfaqësimit dhe do të shkarkohej pa zbritu në tokën shqiptare. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme për gabimin që ka bërë dhe duhet të dali publikisht, pse e bëri këtë, se nga mos njohja e historisë nuk arsyetohet, por ndërhyrjet politike anësore, të cilat e kanë shtyrë të bëjë një gabim, kaq të madh, nuk i falet, sepse është gabimi i dytë, kur shkoi t’i përkulet arkivolit të tradhtarit, Ahmet Zogut.

Përshëndetja

Edhe përshëndetja ka të bëjë me vetëdijesimin e akëcilit qytetar apo burrështetas, për momente të caktuar. Sot po të shikojmë se si përshëndetet himni kombëtar, flamuri dhe dëshmorët e kombit, është e tmerrshme. Edhe pse ligj mbi këtë fushë nuk ka, por duhet ditur një gjë, sidomos ata të cilët dikur janë betuar mbi flamurin kombëtar, se përshëndetje nuk ka pasur me njërën dorë në zemër, ma duar të lidhura para ose prapa. Por edhe dëshmorët po trajtohen të tillë, madje përmes përshëndetjes, na dalin fashist, kombëtar, racist, bashkëpunëtor të akëcilit pushtues etj.
Vetëdijesimi është punë e madhe dhe e ndershme për të përfituar, mësuar, e respektuar. Kur mungon kjo, dalim shumë qesharak para botës, kur dihet se në gjithë botën dëshmorët përshëndetën njësoj nga të gjithë, himni respektohet njësoj nga të gjithë dhe flamuri respektohet njësoj nga të gjithë. Le të bëhemi njëherë të padijshëm dhe të shikojmë këto fenomene te shtetet që kanë traditë, te shtetet të cilat dinë çka është shtetësia, te shtetet të cilat për gabime të vogla, mos të flasim për gabime të mëdha tradhtie, zbulim sekreti etj., ndërmarrin masa, e, ne i shohim këmbëkryq dhe nuk marrim mundin, të paktën, për t’ua tërhequr vërejtjen.
Neve na mungon vetëdija edhe kur përdhoset flamuri kombëtar, që dikujt iu tek, ta vendos një flamur tavoline përpara dhe të ngritët në këmbë për të dhënë betimin, para një flamuri me përmasa, diku, rreth 400% më të madh, prandaj edhe këtu duhet të ngitet zëri i votuesit, për të mos bërë lojë politike me simbolin më të shenjët kombëtar dhe mos të përzihet me probleme subjektesh me programe qytetarësh.
Vetëdijesimi i qytetarit kap shumë fusha, por këto i morra, se po na përsëritën shumë herë, neve qytetarëve nga “liderthit”, “burrështetasit”, “misionarët” e kombit dhe po krijojnë huti, se kush kujt i përket, pra cilës faqe të medaljes, kur ajo duhet të jetën në harmoni, përkatësia (kujt i takon) dhe vlerës (të shprehur në numra - paraja apo në karat – ari)

Prishtinë, 26. 09. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 844 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi