Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KARRABISHTI I UJD-it (27)
Publikuar më 30 shtator, 2014 në orën 19:35 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Xhokeri serbo-jugosllav me damkë, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve&Co është themelues i “Orës”, i revistës “Koha”, i gazetës “Koha ditore” dhe KTV-së. Propagandues i propagandës së verdhë që bëhej dhe bëhet sot në kurriz të UÇK-së dhe veteranëve të saj, në përmasat më antishqiptare, është Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve dhe atë propagandë të verdhë e bën përmes www.koha.net, gazetës “Koha ditore” dhe KTV-së së tij të njohur “shqiptare”.

Vetoni, tok me Ibrahim Rugovën, kanë gisht në të gjitha lojërat vendore e ndërkombëtare, antishqiptare, sepse, kurrë, në asnjë kohë, periudhë e rrethanë, nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kundër Serbisë e Jugosllavisë pushtuese, kundër gjenocidit dhe etnocidit të tyre antishqiptar. Nuk e thanë asnjë fjalë kundër politikave antishqiptare të Serbisë e Jugosllavisë. Madje, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve shkroi libër edhe për Fadil Hoxhën. Themeloi Fondacionin në emër të babait të tij, Rexhait, dhe ndanë shpërblime në emër të tij, në emër të shqiptaro-titistit Rexhai Surroi. Por, dolën burra, si shkrimtari Rexhep Hoxha, që e refuzuan “Çmimin Rexhai Surroi”, sepse, babai i Vetonit ishte i njohur për të zezat antishqiptare, që u kishte bërë shqiptarëve në emër të Serbisë e Jugosllavisë.

Populli thotë: Qeni lehën aty ku han dhe lehën me të madhe kundër atyre që s’i njeh, kundër atyre që s’janë të shtëpisë së vet! Sikurse vetë ata!... Sikurse të zotët e shtëpisë që e ndërsejnë!... Kësaj të Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co i thonë lehje me shënime, lehje me herezi e heretikë, lehje me hermetikë, lehje që mund ta bëjë vetëm i biri i ambasadorit të Jugosllavisë, pleshti i ambasadorit që ka lënë pas vetes, që pretendon se një ditë do të bëhet morr i madh, çfarë e ka pasur babain në Jugosllavi.

Nga historia kemi mësuar e dimë shumëçka: se Xhordano Bruno u dogj në turrë të druve, e, shqiptarët, sot, si dje, po digjen në turrën e druve të spektrit të gjerë politik “shqiptar” e shqiptaro-titist, si në kohën e Fadil Hoxhës e Rankoviçit, si në kohën e Fadil Hoxhës e të Titos, të Millosheviçit e të Ibrahim Rugovës, siç po pretendon t’i djegë Vetoni tash, me Isa Mustafën në krye. Madje, djegie ka paralajmëruar për Hashim Thaçin, “i quajtur Gjarpri”, i cili nuk punoi në gjimnazin e Malishevës, profesor historie dhe për shokët e tij, Ibrahim Gashin e Jakup Krasniqin, që nuk shërbyen profesorë historie në Drenas, siç nuk u bë as Enver Hoxhaj në gjimanzin e Therandës dhe Azem Syla, në gjimnazin e Klinës!...

Gabimi i UÇK-së dhe i Shtabit të saj, i përbërë prej disa të rinjve të papërvojë, qe fakti se pranuan të shkojnë në Rambouillet me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Bajram Kosumin, Veton Surroin, Blerim Shalën, Hydajet Hysenin, Merxhan Abdylin dhe një dinasti të tërë “patriotësh” e “shqiptarësh” nga të përzgjedhurit e Serbisë (Jugosllavisë) dhe nga krahu tjetër (i njëjtë) i të “burgosurve politikë shqiptarë”. Kjo, pra, është rrëshqitja më e madhe dhe më kundërthënëse e UÇK-së.

Vetoni i pamfletit “Këmbët e Gjarprit”, karrabishti i njohur i UJD-it, është një gjarpër me këmbë në kokë, që nuk i shihen këmbët. As dhëmbët! Por, për t’ia prerë këmbët dhe dhëmbët e gjarprit në bisht të huaj, kokën e gjarprit mbi këmbë derri, duhen disa masa, sepse, pa masa dhe pa asnjë dizgjin e ka pasur dhe e ka kullotur Vetoni edhe në kohën e Titos e të Fadil Hoxhës!…

Në tërë pamfletin politik “Këmbët e Gjarprit”, shihet se Vetoni kishte marrë fluturimin e bezdisshëm të një xinxalle rreth bishtit të Luanit, në Fronin e sundimtarit. Luani, i përfytyrohet bezdishëm, në ndërdije, si një Gjarpër i fshehur thellë, skutave të adabrakadabritetit me pushtet të pamerituar.

Edhe Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, sikurse të gjithë shakaxhinjtë e “Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, bën humor … me veten e tij, për të qenë, qoftë edhe njeriu (shakaxhiu më i thjeshtë), që do ishte edhe më madhështor se vetë mbreti, adabrakadabristi karrabishtor i pamfletit “Këmbët e Gjarprit”.

Duhet të themi për fund, se, tashmë jemi mësuar me “përkrahjen” dhe “miqtë” dinakë të popullit e shtetit tonë, që “përkrahësit” dhe “miqtë” e vetvetes së tij i pat në krye për një shekull e tepër, sidomos, pjesa e popullit shqiptar e pushtuar nga Serbia e Jugosllavia. Që, për fat të keq, pat në krye Fadil Hoxhët&Co dhe Vetosurrojtë&Co.

Është e vërtetë e madhe dhe e pamohueshme se Veton Surroi i racës së Dinastisë së laraskave të murrme të Surrojve nuk ka ndërruar kurrë, në pikëpamjet dhe qëndrimet e tij jugosllaviste e antishqiptare, por, kanë ndërruar udhëheqësit e Jugosllavisë, dhe, babai i Vetoni e Vetoni vetëm kanë shërbyer me pietet për secilin që ka ardhur në krye të Serbisë e Jugosllavisë. Sa ka qenë në pushtet Rankoviçi, shqiptaro-titistët i kanë shërbyer atij. Kur ka ardhur në pushtet Titoja, i kanë shërbyer po me pietet edhe Titos. Kur ka ardhur në pushtet Millosheviçi, i kanë shërbyer pa kursim edhe atij. Dhe, e vërteta është se Vetoni&Co “nuk kanë qenë” spiunë, por, kanë punuar në sigurimin shtetëror të Serbisë e Jugosllavisë, për UDB-në dhe për KOS-in. Mozallah, “nuk kanë qenë” spiunë, vetëm se kanë punuar pakursimisht në Sigurimin shtetëror jugosllav! (Sic!)…

Se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve është një gjarpër me dy kokë, një kokë e ka në Beograd, tjetrën në Moskë(!), këtë e dinë edhe fëmijët shqiptarë në djepa. Mos e pastë fshehur edhe tjetrën te Gamal Abdel Nasri i zi!... Gjarpërinjtë nën rrogoz, si Vetoni&Co, që bën lojëra abrakadabraiane, që tërë jetën e tyre u “shitën” para syve të popullit shqiptar për “patriotë” e “shqiptarë” të mëdhenj, dhe, në fakt, asgjë për të qenë nuk bënë për atdheun e popullin e vet, por, atdheun dhe popullin e vet me bijtë e bijat e tij, i ngrënën me porosi.

Gjarpri, e ka prekur këtë gjarpër në bisht, në mos ia pastë zënë bishtin me derë, shihet qartë nga pamfleti “Këmbët e Gjarprit”. Prandaj, porosia është se duhet të ruhemi nga një armik edhe atëherë kur na duket se është i parrezikshëm. Vetoni, bën abrakadabrat e fundit të jetës së tij “patriotike” e “shqiptare”.

Nga kjo pikëpamje e sëmurë që shfaqë autori në tërë pamfletin “Këmbët e Gjarprit”, shihet se Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve vuan shumë, sepse, nuk arrijti të bëhet më gjarpër se Gjarpri i UÇK-së, edhe pse, gjarpër i Jugosllavisë qe dhe mbeti!...

Në një mënyrë a në një tjetër, tërthorazi, Vetoni, duke e “shkelur” Gjarprin, na tregon se do t’i shkelë të gjithë “gjarpërinjtë” e UÇK-së shqiptare dhe shokët e Gjarprit. Por, ata janë shumë dhe Vetoni, tok me Dick Marty-n nuk mund t’i shkelin kurrë, madje, nuk mund t’i shohin, sepse, ata janë kameleonë të shqiptarisë shqiptare dhe ata nuk shihen as serbisht e vetonsurrojçe, as anglisht e surrojvetonçe!... Nuk shihen as dikmartçe, as martdikçe!... Po, në ç‘këneta e moçale rri gjarpërziu Veton&Co?...

Atëherë, sa ishte gjallë babai i Vetonit me baxhanakun e tij, Fadil Hoxhën&Co na e ndërsenin krejt Serbinë e Jugosllavinë në shpinë, e, sot, i biri, Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së Surrojve, na e ndërsen krejt Serbinë, Rusinë dhe bashkësinë ndërkombëtare, abrakadabraistçe e shqiptaro-titistçe.

Është e udhës ta themi edhe faktin se tërë adabrakadabritetin çarilçalpinist të Dinastisë së shqiptaro-titistëve dhe të Dinastisë së Surrojve&Co e shpërfaqë dhe zbardhë, siç edhe është në realitet, pamfleti “Këmbët e Gjarprit”. Çka do të thotë se pamfleti është një çarilçaplinizëm i kulluar, që tregon mjaftueshëm dhe mëse miri çaplinizmin e dinastive shqiptarotitiste të shakaxhinjve të “Pavarësisë së Republikës së Kosovës” dhe shtrirjen e tyre “historike”.

E nisëm këtë reagim kundër pamfletit bizar të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”, me thënien porosimadhe të shkrimtarit tonë të njohur, Nebil Duraku, i lindur, rritur dhe edukuar në një “fshat” pa shkollë fillore, në Burojën legjendare të shumë burrave e burrneshave të pushkës e të penës, “fshat” që edhe shkollën fillore ia kishte mohuar politika “shqiptare” e Fadil Hoxhës dhe Rexhai Surroit&Co. Sepse, po ajo “politikë” nuk i mbështeste as i mbështeti kurrë shqiptarët, por, vetëm servilët e vet, mutmemut, kryemkrye e veshemvesh!...

Dhe, do ta përmbyllim këtë reagim tonin me thënien e shkrimtarit tonë të njohur, Lasgush Poradeci, që t’i lidhim shpirtërisht Jugun dhe Veriun shqiptar, që të kuptojë Vetoni i murrmë i racës së Dinastisë së laraskave të Surrojve se në ç‘dërrasë të kalbur po shkelë e po rri i papenduar. E, Lasgushi i ynë i madh, thotë: “Kur marrim dhe analizojmë figura të shquara të historisë sonë, duhet t’i vëmë në dukje të mirat, por duhet të shohim të metat…

Kështu formohet shpirti i kombit…

Ne, kur vëmë në dukje këto të meta, nuk kemi qejf të shajmë njerin e tjetrin, por duam të formohet e pastër ndërgjegjja e kombit, që, që asnjëri të mos ketë iluzionin se mund të quhet apo të vetëquhet patriot duke pasur njolla… Këtu s’duhet të falim…”


Ambasadori i Jugosllavisë e la pas vetes një plesht akrobat, që u bë shumë i njohur, në veçanti, me pleshtninë e tij pamfletiste “Këmbët e Gjarprit”. Dhe, nuk dijmë a e shihni sa komik e “drôle” (maskara) që është, që nga prejardhja e tij e mendjemadhësisë ambasadorake e UJD-iste jugosllave.

Apo, nuk i flet mjaftueshëm thënia shqiptare e Lasgushit tonë të madh, Vetonit të murrmë të racës së Dinastisë së Surrojve&Co, me beobateri të mbushura për zi e terr “shqiptar”?... A nuk i flet mjaftueshëm thënia enciklopedike e shkrimtarit me prejardhje nga “fshati pa shkollë fillore”, nga Buroja e Drenishtës shqiptare.

Prandaj, pamfleti politik “Këmbët e Gjarprit”, e autorit Veton Surroi, na e tregon amoralitetin e tij me fund, na e tregon kapricin e tij me fund, na e tregon komikizmin e tij me fund, na e tregon fantazmagorizmin e tij me fund, na e tregon çaplinizmin e tij me fund familjar. Na tregon edhe shumëçka tjetër të familjes së tij drolatrike!… Prandaj, pamfleti “Këmbët e Gjarprit” është një çarliçaplinizëm që tregon mëse miri çaplinizmin e racës së Dinastisë korbtaro-laraskore të Surrojve!... E tregon në dritë dielli skarrabishtin e UJD-it, Vetonin e racës së murrme të Dinastisë së Surrojve! Të cilin, është krejt njësoj, si do ta quajmë udhës tonë shqiptare: ckarrabisht, skarrabisht apo karrabisht.

Burojë, korrik 2014

(Fund)

VËREJTJE: Shumëzimi i paautorizuar i librit, pa lejen e autorit dhe botuesit, ndëshkohet me ligj!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 57 vizitorë
Lexuar: 1,949 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi