Fadil Shyti - Poezi |
Publikuar më 30 shtator, 2014 në orën 19:54 ( ) |
Fadil Shyti | Kulturë | |
|
|
.
ETJE!
Etja më sosë, -më shumë se zjarri,
Përvëluese,-kjo-etja për dashuri,
E vërtetuar, me prova malli,
Këtej larg,-shumë larg...
Në mërgimin e zi!...
Etje, kam të të puthë...
P A M B A R I M I SH T!
Ngrohtësisht,-e, thellësisht...
Në ekstazën tonë, pranverore...
Me Ty bukuroshe, pëllumbeshë,
Shpirtrat t´i qetësojmë...
-Kur të shtrihemi moj...
E, kur të zgjohemi...
Me ujë kristali te kroi,
Nën gjethet–të freskohemi,
Si bilbil e fluturake...
Vërdallë, duke shkrirë mallë,
Të rrokullisemi,-të zihemi...
Me ty,-moj sokoleshë!...
Më 12 maj 2012
SY STUHI!...
Si s´mund të quhen,
Sy të bukur...
Sytë që therin -ëmbël,
Me vështrime?!
Si s´mund të quhen,
Sy detarë, -gazmorë,
Sytë,- që jetën,
Të shkretën...
E bëjnë peline?!!!
A më thuani ,- o të uruar?!
-Si mund të quhen, -si?!
Sytë dëfryes e, shkëlqyes?!
Sytë, vezullues, përvëllues?!
Kur sosin me vështrime,
Për ngrohtësi shpirtërore,
E grishin për qafime!
Ashtu, si ndër mote,
Sikur nga retë,
Ikën Dielli,
E, lëshohen,-furishëm,
Rrufetë!...
Godasin, përvëlojnë...
Në largësi?!...
Pakufishëm,-sytë e tu,
Të stuhishëm, rrëmbejnë –në jetë!...
Më 11 maj 2012
HEU, MOJ BUKUROSHE!
…Sa të bukura i ke ato flokë moj,
Të betohem në dhe,-të betohem për kokë,
Sa bukur po të shkëlqejnë si lule bliri,
Dhe, si lule shalqiri, po të shkëlqejnë moj!
Zemrën time, fort po ma rrëmbejnë,
E, po freskohet,-e, po rinohet,
Po lulëzon si zefiri…
Këtë kohë që po e dëfrejmë…
Jo, nuk plakem jo,-se shpirti pomë vlon...,
Moj, arbëreshë -engjëlleshë-sokoleshë,
-Fort m´i do -dhe kur ballit m´i hedh…
Ashtu, dhe si shqipe, - rrufeshëm…
Mbi sup-malin i fshikullo…
Sikur tërë qenien time,-më përmbledh!...
Moj mike, besnike, madhështore -je,
Të dua sa vet jetën-më beso!...
Je vet jeta jonë, në këtë natë të vonë!...
Suedi, 18 .07.2011
E VËSHTROJA!...
E vështroja biondinën, -ashtu papritur,
…Vërtik, tek buzët i shkoi dora,
Po, çfarë i duhen kremrat, -bukuroshes,
-U habita…,-dhe mendova!!!...
Kur, nga bardhësi e saj,
Ka lakmi,-dhe do të shkrihej dëbora!
Suedi, 18 .07. 2011
BIONDINË MOJ!
…Biondinë moj, mike,
Kurrë s´e kam menduar,
Esëll, apo i dehur nga rakia,
Që, përballë meje, do shkëlqejnë,
Si vesa- dy shkëlqime, -rreze diellore,
E, mbi-jetueshëm,freskueshëm,
-Do t´më trazojnë, -më rinojnë,
E, amshueshëm, -mbi ato lartësi,
-Hareje, -si vetëtima rrufeje…
Sikur, n ´botën pa kthime, -do t´ më çojnë…
E, do t´më gëzojnë, -magjitë tua,
Sikur, më përjetësojnë!...
Vallë, a puthen Retë,-pyeta unë,
Vallë, a puthet, Dielli,-pyete ti,
Tmerrshëm, - ndarjen e përjetuam,
Në këtë qytet, me jetën mizori!...
Suedi, 18 .07.2011
SYTË E TU!
Sytë e tu detarë,
Sytë e tu qiellorë,
Sy të mëdhenj -margaritarë,
Sy tejet... –përjetë gazmorë!
Beli plazh i valë,
Dora jote e ngrohtë,
E sfidonin pamëshirë,
Këtë botë të ftohtë!...
Pranë teje zemra ime,
Vringëllonte dashuri -hareje,
Dhe, i qante malet,
Me zjarrmi rrufeje!
Suedi, 15 dhjetor 2009
DIALOG I RRUFESHËM!
...Ishte, një dialog iu rrufeshëm
Disi, i nëndheshëm!...
Vallë, a puthet Hëna,
-Të pyeta?!...
Vallë, a puthet Dielli,
Më pyete, Ty, -pastaj...?!
...Dhe, shpejt, “të humbur”...
Nga ky qytet u ndamë.
Me ofshama, me dënesje zemrash,
Më të hidhura se vaj!...
U ndamë atë natë,-teh-shpatë!
As vet se dija–sesi!...
Eh!...
Habitem si -po gjallojmë disi...
Në këtë jetë, vërtetë, mizori!...
Suedi, 10.8.2011
PËR TY!...
Për Ty moj!...
Më djeg një zjarr dashurie,
Kur dehem në aromën tënde,
E, ashtu i shtrirë,-i shkrirë!...
Në valë-sose,-në valë drite-rrite,
Në dehje-dashurie...
Flokët do t´i numëroja fije-fije!
..DHE, PËRSËRI MË ERDHE!
Më erdhe si hare, më erdhe si rrufe!...
Lozonjare, moj e pamëshirë,-e mirë...
Ashtu, me ato flokë përcëlluese...
Më erdhe drithëruese!...
Si rrebeshe, “kërcënuese”!...
-Ëmbël, më trazove,
Sa “befasuese”, më rinove,
Aromë jetësore, vërshon me hove!
Suedi, 12.8. 2011
VËSHTRIM!
Një vështrim, papritur,-shqim...
Me aromë njerëzore,-ëmbëlsi,
Mbjellë dashuri, fuqishëm prore...
Tejet të thella, tejet,-pakufi!...
Janarin e zien e shkrinë...
E shtynë tutje -në korrik...
Me rrezet dashurore,–diellore,
Me zemrat të dridhura,- vërtik!...
Suedi, 10 . 5. 2011
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
Lexuar:
617 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|