Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
…PO TI KE VETËM DITËLINDJE, O JUSUF GERVALLA!!!
Publikuar më 01 tetor, 2014 në orën 18:26 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…SA MË SHUMË QË KALON KOHA…
SA ME SHPEJT QE IKIN VITET…
AQ MË SHUMË AFROHESH TI!...

O I MADHI JUSUF GËRVALLA !!!

EHH!... PO C’ RËNDËSI KANË PËR TY VITET, QË IKIN NJË PAS NJË, DUKE NDJEKUR NJËRI TJETRIN, ASHTU NË HESHTJE, PA U NDJERË FARE!?... ATA IKIN PËR NE, VETËM PËR NE! SEPSE PËR TY NUK KA VITE JETE!!! JO JO NUK KA!!! VITET E JETËS PËR TY JANË NË INFINIT…JANË NË PAVDEKËSI!

“ VITIT TUTJE, TI TJEKAH…
PËR TY TRIM, VEÇ LINDJE KA!!!”

Sa të rënda këto vite pa Ty, O Jusuf Gërvalla! Kurrë nuk mundem të rikujtoj të kaluarën dhe jetën time pa Ty!...

…U nise Ti, atdhetari dhe luftëtari i paepur, në rrugën e luftës së çlirimit të atdheut , në rrugën e sakrificave të mëdha, të mbushur plot me rreziqe, pa kursyer asgjë, për komb e atdhe, për Kosovë e shqiptari!!!

Ditë e natë, nuk u lodhe kurrë, duke vizituar e biseduar me bashkëkombasit e tu, këtu në mërgim, larg LOKES KOSOVË, që atë botë, rënkonte nën prangat e zinxhirëve të serbomëdhenjve, për t’i bashkuar mërgimtarët e për t’i bërë së toku, për IDEALIN e madh të LIRISË… duke ju treguar me durim e dashuri rrugën e duhur, TË LUFTËS PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR… rrugën drejt ardhmërisë e dritës, duke i nxjerrë nga errësira, që hiq më pak se një shekull na kishte robëruar çizmja serbosllavofashiste! Ndaj, Ti ishe dhe mbete dritë e yll ndriçues në udhën e madhe, në udhën e vështirë drejt LIRISË E BASHKIMIT MBARËKOMBETAR!!!

Ehh, sa keq më vjen o shoku im I IDEALIT, O Prijësi Ynë i Lëvizjes Çlirimtare Mbarëshqiptare , sepse , mendoj shpesh, që, ne, nuk e njohëm aq sa duhet ta njihnim, në atë kohë,që na kishe bashkuar rreth vetes O TRIM, atë, MADHËSHTINË TËNDE, fuqinë, mençurinë, maturinë, diturinë, guximin…!?Për këtë them se, të jemi borxhlinj!? Me duket se, armiku shkja te “kishte” njoh më mirë…andaj ta kishte frikën!? Po, është mëse e vërtetë!!!…E tmerronte shkjaun e zi, emri yt, fjala jote, e thënë dhe e shkruar…e tmerronte vepra jote O I Madhi JUSUF GËRVALLA!!!

Jo, jo nuk të njohëm, sa të njohu armiku shkjau i zi!? Prandaj UDB-a e ish- Jugosllavise titiste, e frikësuar deri në palcë nga Ti, e ndihmuar padyshim nga udbashët shqipfolës,të ndoqi këmba këmbës brenda e jashtë atdheut, deri sa ja arriti qëllimit, me atentatin e kobshëm të 17 janarit ogurëzi të vitit 1982, ku rre së bashku me Bardhoshin e Kadriun, për të mos vdekur kurrë!!!

Sesa e deshe Ti, Shqipërinë, Kosovën, popullin dhe kombin tënd, sesa punove Ti për Liri e Bashkim Kombëtar jo vetëm të Kosovës por të gjithë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëherëshme , me Shqipërinë Amë se, çdo thoshte për Ty –SHQIPTARI, flet vepra jote! Le të mundohen sot, kushdo dhe cilido, me cfarëdo lloj mënyrash të eklipsojë apo të shtrembërojë të VËRTETËN e veprës Tënde të Pavdekëshme…sepse kurrë nuk mund të TJETËRSOHET AI IDEAL, për të cilin Ti punove, luftove, për të cilin Ti sakrifikove DHE DERDHE GJAKUN, së bashku me shokët e Tu të IDEALIT te MADH, vëllanë e dashur BARDHOSH dhe KADRIUN e PAHARRUAR!!!

…Po sot, ku ka ra Kosova Jote, Kosova jonë, O Jusuf Gervalla! U shporr serbi vërtet…fituam një gjysëm pavarësi…por vallë a jemi të lirë, a jemi ashtu si e enderrove Ti O TRIM, lirinë, pavarësinë, shqiptarinë?!?

Jo O TRIM jooo.!!!..Sot Kosova jonë po vuan nga të ashtuquajturit krerë të qe(n)verisë. Po e udheheqin pushtat,or pushtat, ata që harruan gjakun Tënd,gjakun e atyre, që ranë në altarin e Lirisë, që së bashku u betuan, luftuan, sollën lirinë, por që fatkeqësisht i harruan shokët, harruan gjithçka atdhetare …e harruan këtë popull të shumëvuajtur!? Kështu pushteti është herë në duar të ish-titistëve pro-jugosllave, të atyre, që i shërbyen armikut deri dje, herë në dorë të atyre, që edhe na spiunuan dje te shkjau, Ty edhe ne , në dorë të atyre, që na kanë vrarë!!!… Por jemi të zhgënjyer tepër edhe nga të ashtuquajturit komandantë të kryesuesëve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!?!

Na i prishën veshët se, për çdo ditë dhe në çdo lajm, qe 15 vite rresht, nuk dëgjon gjë tjetër pos korrupsion, vjedhje plaçkitje, degjenerim... Askush nga qenveritarët nuk shqetësohet, të rinjtë kanë ngelur rrugëve të papunë, pa te ardhura, pa profesione... Rrinë rrugëve e sillen kot, duke parë edhe filma të huaj të llojeve më degjenerues në TV te ndryshme ! Vetë ish-kryeparlamentari ynë, Jakup Krasniqi na bënte thirrje, duke na thënë ne, mërgimtarëve se, nuk kemi nevojë më për patriotizëm… ka ikur ajo kohë e patriotizmit, por ju duhet të dërgoni para!?...Por ore para…se… po i duhen Kupës e shpurës së tij të korruptuar, për të ndërtuar pallate e vila!?…Nuk ka më as filma edukativë… Kudo kudo,në çdo drejtim që të shohësh, virtytet po zevendësohen me veset më negative!?...Nuk e dimë se, për ku jemi nis kështu!!!

…Ndërsa krerët e qeverisë po shesin pasurinë më vitale të Kosovës për pak para, po kujt, fqinjëve tanë armiq, por edhe të huajve!? Sot ditën për diell po vidhet Kosova me të madhe, si nga vetë vendasët pushtetarë,ashtu dhe nga të huajt!? Nuk merret vesh se, kush vjedhë më shumë…dhe pa pikë turpi flasin çdo ditë për korrupsion, aq sa fjalën korrupsion e kanë mësuar tamam si ata parashkollorët, që i mësojnë përmendësh vjershat !?

Kanë kaluar 15 vjet që nga dita e LIRISË dhe edhe sot e kësaj dite merren me dialog a pa dialog rreth çështjes së Mitrovicës së Veriut, që mbeti si gozhda e Nastradinit, në dëm të pavarësisë së Kosovës po se po, por mesa po shihet dhe duket, në leverdi të Serbisë, e cila po ju “dhimset” shumë të huajve?!!

Prandaj s’ka të sosur çështja e dialogut për Mitrovicën, sa thonë jo nuk ka dialog…përsëri thonë ka dialog!!! Këta, mjeranët tanë, i kanë të huajt, që i komandojnë, që po i tërheqin prej hunde ose më mire me thënë,po i lenë të hanë kokën e njëri tjetrit!?…Tash e më shumë se një dekadë, i kanë kuptuar edhe të huajt qofshin miqtë a armiqtë tanë se, këta të tanët janë qyqarë, të përçarë e të ndarë si asnjëherë tjetër, merren me partitë e tyre e me perfitimet personale, madje duke garuar me njeri tjetrin, kush e kush te pasurohet me shumë e t’ja kalojë shoqit…duke lënë anash, pa pikën e përgjegjësisë morale, problemet jetike të popullit, si dhe çështjen madhore, atë të BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR!?

Jo vetëm që nuk kanë guxim ta diskutojnë këtë problem madhor, tepër të rëndësishëm për fatet e kombit tonë, me këta miqtë e huaj,që nuk i “ze gjumi” për ne, aq shumë po na e duan të “mirën “, por më e keqja e madhe është se, s’kanë forcë për tu bërë BASHKË!!! Është për tu habit se, të tanët janë shumë miqësore me të huajt, se në mes tyre! Jo jo, në mes tyre janë të ndarë e të përçarë, bile armiq ore armiq me njeri tjetrin!?.

Edhe atëhere, në ato vite të stuhishme, që ishim NJË rreth teje, O JUSUF GERVALLA lëvrinin, midis nesh, si minj kanalesh, ca udbashë...e shkjau i zi, me ndihmën e tyre u mundua me na përça e me na shfaros…Por nuk mundi KURRË!!! A e di se, sot këta udbashë kanë dalë përsëri në sipërfaqe…ecin lirshëm, pa ju hyrë ferrë në këmbë se…s’ka kush ju kërkon hesap për bëmat e tyre, për tradhëtinë e tyre të dikurshme, kur askush nuk po i kërkon llogari Serbisë qene, për të këqijat, që na ka bërë…madje po e marrin me të mirë, si qe(n)veritarët tanë, andej e këndej kufijve, kur Ti, O ATDHETARI, O KOMBËTARI JUSUF GERVALLA luftove për t’i zhduk këta kufij shekullorë të mallkuar, në mes të shqiptarisë, por ashtu edhe nga te huajt?!?

Ja pra O YLLI I PAVDEKËSISË, në këtë gjendje, që jemi katandis, kemi shumë nevojë për Ty, për atë veprën Tënde të madhe, të pazëvendësueshme, që tingëllon tepër aktuale edhe në ditët e sotme!?

Zëri Yt na thërret, që nga aty ku prehesh se, AMANETI TËND nuk është plotësuar, madje e them pa frikë se, atdhetarizmi Yt, o shoku im I IDEALIT të shenjtë, sikur edhe sot po i tremb disa, po or po disa… të afërm të tu e të largët, apo gjoja bashkëveprimtarë e pseudoshokë të tu,të cilët mundohen me e “zbut” veprimtarinë Tënde, me e zbeh IDEALIN Tënd PATRIOTIK, me e tjetërsu veprimtarinë tënde atdhetare e kombëtare, ashtu si tu vijë për shtat, sipas “dëshirave” të tyre, por ama të shëmtuara, krejt të padëshiruara për Ty, bile në kundërshtim të hapur me Ty!!!

E pra O JUSUF GËRVALLA,kush do t’i zbulojë sot, ata, që të morrën jetën Ty, kush, cilët…??? Të vranë O TRIM, kur më së shumti ju deshe këtij populli e këtij kombi të copëtuar!...

Sa nevojë ka edhe sot shqiptaria për atë mençurinë, për atë fjalën Tënde të artë, për guximin dhe trimërinë Tënde!
Duhet ta dish, SHOKU IM I IDEALIT se, pothuajse çdo ditë të takoj… këtu në mërgim, atje në ATDHE, në Kosovë, por edhe kur udhëtoj në Shqipëri, që aq shumë e deshe dhe e dëshirove të jetoje atje !? Rri e bisedoj me Ty, si dikur…se Ti ke vetëm DITËLINDJE!

HERONJT NUK VDESIN KURRE!!!
JUSUF GËRVALLA JETON DHE DO JETOJË NË PAVDEKËSI!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,905 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi