Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK
Publikuar më 10 tetor, 2014 në orën 18:46 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përfaqësuesja e PPD, Teuta Kamberi-Llalla, në konferencën për shtyp mbajtur sot, të premten ora 14.00 për Raportin e Komisionit Evropian tha:

Pasi e analizoi detajisht Raportin e progresit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2014, publikuar nga ana e Komisionit Evropian më 8 tetor, Partia për Prosperitet Demokratik konsideron se:

-Raporti i Komisionit Evropian konstaton gjendjen reale që ekziston në të gjitha fushat e jetesës në Republikën e Maqedonisë dhe pasqyron ngecjen e dukshme në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore, politike, administrative, gjyqësore;

-Konstatimet e Komisionit janë brengosëse sepse paraqesin një parahyrje në mundësinë e mohimit të statusit të vendit kandidat në të ardhmen, poqese partitë qeverisëse nuk i evitojnë mangësitë e cekura në raport siç janë: ndarja e partisë nga shteti, evitimin e qasjeve selektive gjyqësore, ç’rrënjosjen e korrupsionit nga gjyqësori, partizimin e gjyqësorit, partizimin e MO-së, lirinë e mediumeve, përkuljen me servilizëm para partnerit të koalicionit që rëndë e lëndon dinjitetin shqiptar etj.

-PPD konsideron se partia shqiptare në qeveri BDI (e cila qëmoti e ka shpallur veten si parti tematike), gjegjësisht ministrat e saj të cilët gati një dekadë udhëheqin me ministritë që e kanë peshën më të madhe për integrimin e Republikës së Maqedonisë në organizatat euro-atlantike mbajnë përgjegjësinë më të madhe për mosrealizimin e objektivave për integrim më të shpejt të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

-Dështimi i Maqedonisë në Samitin e fundit të NATO-s në Uells si dhe Raporti i dobët lëshuar nga Komisioni Evropian dëshmojnë se kjo “parti tematike” i ka sosur të gjitha temat për të cilat ka deklaruar se ekziston dhe hynë në qeveri (përveç temës së preferueshme të ngel përjetësisht në qeveri!) dhe se është koha e fundit të del nga qeveria sepse nuk i ka plotësuar premtimet që me gllamur të madh politik dhe shpenzime marramendëse nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë ia prezantoj elektoratit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Përfaqësuese e PPD
Teuta Kamberi-Llalla

Tetovë, 10. 10. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 614 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi