Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lulėtar nė kėtė kohė! Sfidė e vėrtetė
Publikuar më 13 tetor, 2014 nė orėn 19:21 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Unė shkruaj; jo pse di tė shkruaj aq mirė, por kam arsye tė forta pėr tė shkruar pėr tė mirėn kundėr sė keqes! – Iljasa Salihu

(Vėshtrim kritik ndaj librit “Shtrati i lules – pėrmbledhje aforizmash” i autorit Iljasa Salihu)

Para se tė bėjmė fjalė pėr librin, vlerėsoj tė nevojshme ta theksoj faktin se ata qė sot shkruajnė nė prani tė njė tregu tė tkurrur tė lexuesve, janė pėrnjėmend njerėz qė ia duan tė mirėn shoqėrisė dhe besnik ndaj penave tė tyre. Sot, nuk ėshtė lehtė tė gjesh vullnet pėr tė shkruar, sidomos nė kohėn kur shkrimet janė falas dhe nė anėn tjetėr degjenerimi paguhet shtrenjtė. Nuk ėshtė lehtė, ngase mediat qė duhet tė jenė lokomotiva tė pėrurimit tė moralit dhe tė intelektualit, ato i japin hapėsirė shpėrndarėsve tė pandershmėrive dhe injorancės. Fatmirėsisht, ende kemi tė atillė qė pavarėsisht bregoreve tė larta dhe blegėrimės neveritėse tė pushtetit, nuk ndalen sė kumtuari tė drejtėn dhe tė dobishmen, njėherėsh duke pasur pėr qėllim ngritjen e vetėdijes shoqėrore. Mbase qėllim kryesor i shkrimtarit duhet tė jetė ngritja e vetėdijes shoqėrore, thirrja nė punė tė mira dhe sqarimi i pasojave qė rrjedhin pėr shkak tė veprave tė kėqija. Gjithsesi, autori Iljasa Salihu me botimin e librit “Shtrati i lules – pėrmbledhje aforizmash” i shpalli luftė tė shkujdesurve dhe paqe harrestarėve, duke ia kujtuar nė formė kėshille se tė pėrkujtuarit pėr vepra tė mira ėshtė shumė e dobishme. Ai nuk e harroi veten. Ai e kishte pastruar oborrin e tij, duke e mirėmbajtur pėrditė. Ai ėshtė njė libėr i gjallė, por ende i pabotuar, por i cili lehtėsisht mund tė lexohet prej gjithsecilit. Zotėri Salihu, me kėto perla aforizmash na tregon se pėrpos qė ėshtė analist, publicist dhe roman¬cier i shquar, ėshtė edhe autor shumė i mirė dhe mendje e ndritur pėr pėrpilim tė fjalėve tė urta. Kjo nuk paraqet cenim tė profesionalizmit tė tij. Nuk ka mėdyshje se intelektuali duhet tė jetė i profilizuar, por atij nuk i ndalohet qė nė cilėsinė e mendimtarit tė jep mendime pėr jetėn, botėrat, njeriun, njerėzinė, moralin, besimin, politikėn, ekonominė, familjen, librin, sportin, universitetin, shkollėn, traditat e tė ngjashme. Nė kėtė libėr, lexuesi pėrmes ca vargjeve tė shkurtra, mund tė kuptojė gjėra tė mėdha. Kjo ėshtė njė formė qė deri mė tani autori nuk e kishte pėrdorur. Ai kishte menduar se lexuesit duhet t’i afrohet dhe t’i ofrojė diēka mė tė lehtė dhe mė tėrheqėse, krahas formave nė librat e tjerė. Kishte kuptuar se lexuesi ka nevojė tė kuptojė shumė, duke lexuar sa mė pak, me kėtė fakt, njėherėsh duke e paraqitur krizėn e lexuesit me librin, edhe pse ky lloj i librit nuk duhet tė jetė lloji i vetėm i librave, por vetėm njė gurė qė pėrbėn mozaikun e diturisė. Nuk duhet qė lexuesi tė mėsohet tė lexoj vetėm ca vargje, por duhet qė t’i shtrihet edhe vargjeve tjera kilometrike, sepse kjo ėshtė natyrshmėri e shkencės dhe e artit. Ky libėr me aforizma ėshtė libri i tij i shtatė, nė gamėn dhe tėrėsinė e veprave tė tij. Kėshtu qė, pėrmes kėtyre aforizmave dhe fjalėve tė urta, autori i ofron lexuesit mendime tė shkurtra, por qė kanė njė domethėnie tejet tė lartė dhe njė ndikim jashtė¬zakonisht tė madh. Pėrmes fjalėve tė urta urtohemi dhe menēurohemi si lexues, ndėrsa z. Salihu me pėrpili¬min e kėtij libri dėshmon se pėrpos qė ėshtė i menēur, intelektual i ditur dhe guximtar, ai ndjek me zell thėnien e urtė latine “Littera scripta manet” (shkronja e shkruar mbetet). Nė mes tjerash, i frymėzuar nga numri i madh i librave tė lexuara, si dhe nga erudi¬cioni i tij, ai nuk lė anash frymėzimin nga i Dėrguari i Zotit, Muhamedi (paqja dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė) i cili kishte po¬rositur: “Diturinė shėnojeni me shkrim”. Iljasa Salihu si njė ndjekės i rreptė i kėsaj thėnie, nė pėrpikėri dituritė, brengat dhe shqetėsi¬met e tij i nxjerr nė letėr, qoftė nė cilėsinė e publicistit, analis¬tit, romancierit dhe po ashtu edhe nė librin e tij mė tė ri me aforizma.
Filozofi i madh kinez Konfuēie do tė shprehej nė njė rast se ekzistojnė katėr raste tipike tė njeriut:
1. Ai qė di dhe e di qė di, i cili si dijetar duhet pėrcjellur
2. Ai qė di, por nuk e di qė di, andaj si person qė ėshtė nė gjumė duhet zgjuar
3. Ai qė nuk di dhe e di qė nuk di, i cili lypet tė udhėzohet dhe duhet tė mėsohet
4. Ai qė nuk di dhe nuk e di qė nuk di, i cili si injorant qė ėshtė, ėshtė po ashtu edhe i rrezikshėm andaj duhet larguar.
Me siguri qė kėto lloj aforizmash autorin e vėnė pa dyshim nė kategorinė e parė tė njerėzve, tė cilėt duhet ndjekur, mbėshtetur, ndihmuar dhe lexuar. Ndėrsa aforiz¬mat e kėtij libri tė pėrpiluara nga autori janė tė destinuara pėr tė katėr kategoritė e njerėzve tė lartcituar.
Duke marrė si shkas edhe thėnien e Allahut Fuqi¬plotė “Nun, betohem nė penėn dhe nė atė ēka shkruajnė” (68:1), mendoj se dje, sot, por edhe nesėr tė shkruash ėshtė njė guxim, njė mision dhe njė aksion. Them guxim, ngase pėrgjegjėsia ėshtė tejet e madhe, sepse shumė shpejt mund tė bėhesh pre e kritikave, presioneve dhe sulmeve nga faktorė tė ndryshėm. Ndėrsa z. Salihu e ka tejk¬aluar me sukses kėtė etapė. Them mision, ngase misioni i inte¬lektualit dhe atij qė shkruan ėshtė tė jetė i gjallė vazhdi¬misht nė shtyp, gazeta dhe nė mjediset ku kėrko¬het. E po ashtu edhe kėtė etapė e ka kaluar me sukses autori. Si dhe aksion, sepse nga njė e thėnė deri te njė e bėrė ekziston nj det i tėrė. Sot kemi shumė njerėz qė shtiren se janė intelektualė, por qė pėrpos fjalėve dhe broēkullave nėpėr mejhane, nuk kanė kurrfarė guximi pėr tė pasqyruar shqetėsimet e tyre nė letėr. Iljasau pa dyshim se e ka tejkaluar me sukses edhe kėtė etapė.
Duke marrė parasysh pėrkufizimet e ndryshme pėr intelektualin, mendoj se autorit dhe librit tė tij do t’i shkonte pėr shtati thėnia angleze: “Aleanca me tė vėrtetėn ėshtė shumė e vėsh¬ti¬rė dhe e hidhur, por ajo ėshtė shpėtimtare dhe si e tillė duhet pranuar nė gjirin tonė”! Aleanca e autorit dhe e aforizmave tė shkėlqyera tė tij me tė vėrtetėn ėshtė njė lajtmotiv qė pėrcjell nga e para deri te e fundit, secilėn aforizėm veē e veē. Duke mos u futur fare nė purpur, duke mos e nxjerrė veten asnjėherė mė tė rėndėsishėm se nga ē`ėshtė nė tė vėrtetė, autori me stilin e tij tė afo¬rizmave flet me secilin lexues, duke ndarė ēdo brengė dhe hall, por duke ofruar edhe ēelėsin e zgjidhjes sė brengave. E ky ēelės mund tė kuptohet pasi tė lexohet libri me kujdes.
Edhe pse tregu ynė i varfėr i librave nė Maqedoni dhe nė rajon ende nuk ėshtė mėsuar tė shoh diturinė dhe librin nė prizmin e duhur, pėrpos nė prizmin e variantit tė Carl Shmitt nė boshtin logjik mik-armik, besoj se autori i librit ia ka dalė me sukses tė tejkalojė kėtė bosht, duke e futur lexuesin dhe autorin nė boshtin mik-mik. Stepha¬ne Hessel, guri i rezistencės nė veprėn e tij “Indignez-vous”, shprehet se tė krijosh do tė thotė tė rezistosh dhe ana¬sjell¬tas. E mendoj se z. Salihu me kėtė vepėr dhe tėrė korpu¬sin e veprave tė tij dėshmon se duke krijuar reziston dhe njėkohėsisht duke rezistuar krijon. Ėshtė privilegj tė kesh nė dorė kėtė libėr tė ēmuar, por sakri¬legj tė mos e shfletosh dhe ta analizosh. Xanxa e autorit edhe pėr aforizma na nxjerr nė pah virtytet dhe cilėsitė e tij, me erudicionin dhe mprehtėsinė e ideve. Krejt kjo ngase burimi i shkencės dhe diturisė ėshtė intelekti, ndėrsa i veprimit vullneti. E autori i posedon tė dyja.
Autori me kujdes dhe me vigjilencė nė kėtė libėr bulon ide dhe aforizma qė tė bėjnė tė reflektosh thellė. Duke deduktuar nė tėrėsi veprėn e tij mė tė re, mund tė them se si njė Orfe, me aforizmat e tij zharitėse pėr ata qė janė me mėdyshje, si dhe fashitėse pėr ata qė janė stoik nė qėndrime, mund tė konstatoj se ky libėr ėshtė njė ple¬doaje tipike, qė pėrshtatet me realitetin shoqėror dhe atė intelektual tė autorit. Autori Salihu pėrmes kėsaj vepre dėshmon dhe pėrdėfton thėnien e Collins-it, qė intelek¬tuali prodhon ide tė pakontekstualizuara, tė vlefshme pėr secilin vend dhe nė ēdo kohė. Ai veēohet pėrmes ceremonive dhe ritualeve, ligjėratave, debateve, tė cilat shėrbejnė jo vetėm pėr shkėmbime idesh, por edhe shenjtėrojnė sferėn e veprimtarisė intelektuale. Besoj se ky libėr begaton tėrėsinė e veprave tė tij, nderon autorin si intelektual tė shquar dhe e ngrit autorin nė nivelin Habermasian tė pasjes fantazi dhe guxim pėr tė shtruar gjėrat troē dhe publikisht. Prandaj, mos ngurroni, lexojeni kėtė libėr, ju siguroj se nėse nuk pėrfitoni ndonjė gjė, ju nuk do tė humbni asgjė, edhe pse dihet se antonim i fjalės humbje ėshtė fjala fitore a pėrfitim.

Mr. Ardian Ramadani - profesor, pėrkthyes, publicist dhe autor i katėr librave, njėherėsh ėshtė edhe recensent i kėtij libri

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 485 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi