Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Edi Rama “Jemi të gjithë krenarë për Kombëtaren dhe jemi krenarë që sot në Ballkan bëjmë diferencën!
Publikuar më 15 tetor, 2014 në orën 21:11 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, shprehu keqardhjen e tij për faktin se “shfaqja e një flamuri në fushën e futbollit po përdoret si alibi për atë që ndodhi që nga minuta kur u luajt himni ynë kombëtar”. Duke folur për incidentet e rënda që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, zoti Rama theksoi se ishin tifozët serbë ata që thërrisnin gjatë gjithë kohës “vrisni shqiptarët”.

“Unë mendoj që ne si shqiptarë duhet të ndjehemi mirë që nuk kemi asnjë lidhje me të kaluarën. Jemi të bindur që futbolli nuk mund të bëhet instrument i politikës”, theksoi kryeministri i vendit. Kur u pyet për lajmet e publikuara në mediat e huaja sipas të cilave vëllai i tij i pranishëm në stadium u arrestua, Edi Rama deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë dhe se lajme të tilla janë pjesë e një manipulimi.
“Ndjej keqardhje për të gjithë ata që janë bërë pjesë e këtij manipulimi. Ndjej keqardhje për ata të cilët përpiqen të kapen pas një alibie, për ta përdorur si një gjethe fiku lakuriqësinë me të cilën u shpalos dje urrejtja e së shkuarës.
Nuk ka asgjë të vërtetë në të gjithë këtë, por kjo vërteton sesa larg realitetit dhe qëllimeve tona të përbashkëta është ajo që u shfaq dje. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Jemi të vendosur të jemi lokomotivë transformimi të rajonit tonë, nga një arenë luftrash në një oaz bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik e social”, u shpreh kryeministri. Në fund, ai e mbylli intervistën me një mesazh: “Jemi të gjithë krenarë për Kombëtaren dhe jemi krenarë që sot në Ballkan bëjmë diferencën!”

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 280 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi