Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Defatori dhe valltarja
Publikuar më 15 tetor, 2014 në orën 22:58 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në pauzë të drekës, isha duke u shëtitur në qendër të qytetit me dy shok, një muzikantë filloi t’i mëshoj defit. Një femër, që të gjithë e njohin se nuk është mirë mentalisht, filloi të vallëzojë. Nuk dinte të luante vallen e defatorit, sepse e kishte vallen e vetë në kokë. I shikova dhe se si mu dha një e qeshur, jo me zë, por shokët e diktuan.
Njëri më pyeti - pse po qeshja?
- E sheh defatorin dhe valltaren?
- Po.

- Defatori simbolizon elitën politike, ndërsa valltarja simbolizon anëtarësinë. Pra nuk po janë në gjendje të përcjellin ritmin e liderëve dhe është krijuar kjo huti, sa presin që analistët oborrtar tua përtypin “mendimet” e kryetarëve, që këta më lehtë t’i kapërdijnë, sepse liderët kanë tradhtuar elektoratin e vet dhe këtyre u ka humbur rruga në oborr.

*
* *

Një hyrje e ilustruar nga realiteti i sheshit ku lëvizin qytetarët dhe realiteti i sheshit ku “bëhet” politika, mu për shkak të mos koordinimit të defatoreve me valltaret. Ky realitet tash e katër muaj, që kam bindjen të thellë, edhe nga kontaktet me njerëz të subjekteve të ndryshme që kam, është i njohur për të gjithë, por nuk kanë guximin intelektual, vetë anëtarët, të shpërthejnë këtë tis të zi që ka kapluar, edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët tashmë janë ndarë në dy taborre, institucionet shtetërore.
Kjo, sepse të gjithë e dinë, se nëse një skenar ka dështuar, nuk duhet përsëritur edhe herën tjetër, për të përsëritur dështimin e dytë, sepse ky dështim më nuk arsyetohet. Vrapi i hamshorëve në fushën politike, pa rrethoja, sepse rrethojat (kushtetuta dhe ligjet) nuk mund t’i ndalin azganllëkun, bënë që të jemi të ngulfatur në të gjitha segmentet e jetës.
Presidentja, sigurisht me konsultimin e miqve(!) e ka zgjatur shumë litarin dhe po mundohet që t’i lidh për shtyllën e lamës. Ajo duhet të ndërmarri veprime konkrete dhe seancat parlamentare ka qenë dashtë të përmbyllën për tri javë, maksimumi i logjikës së sëmurë, se logjika e shëndosh e kishte përmbyllur për tri ditë dhe të shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme, sepse Kosova veç gjendet në një situatë të tillë. Gjendje e jashtëzakonshme nuk është vetëm kur të shpërthej lufta qytetare, kur kemi vërshime me përmasa shumë të mëdha, kur të kaplojë zjarri mbi gjysmën e territorit, etj. Cili segment jete është funksional te ne? Çka po pritet?! Mos po i mbetët hatri dikujt nga brenda dhe nga jashtë? Cili shtet tjetër kishte për ta duruar një gjendje të tillë? Ku janë ndërkombëtarët që na e vunë në tavolinë Kushtetutën pa e pyetur vullnetin e qytetarëve? Ku janë kuvendarët, që nga frika se do të mbetët i fundit, vraponin për të nënshkruante Kushtetutën?
Kjo enigmë rreth Kushtetutës u zgjidhe dhe tash në vend se t’i mëshohet kalit i bien samarit. Interpretët e saj, treguan edhe forcën mendore (politike) dhe jo profesionale, për t’i thënë njëherë e përgjithëson mjaftë lojës së pistë. Nga kjo mençuri e manipulimit në emër të qytetarit, lindi edhe mendimi për qeveri në rotacion, që nuk e parashohin as filmat vizatimor të Uld Diznit. Edhe kjo i duhej Kosovës. Sa kohë duhet për të bërë eksperimente me ne dhe për çka?! A pak po ju duket liderëve se jemi në bllokadë buxhetore, apo ndoshta qëllimisht mundohen ta futin edhe më tepër në krizë, sa të mos ketë askush mandat për shpërndarjen e buxhetit në shumë vija të domosdoshme për jetën e qytetarit.
A mendojë këta liderth, sa a ka mbetur kohë për të hartuar program buxhetor për vitin e ardhshëm, sepse deri sa nuk kemi institucione nuk kemi as buxhet. Ku mendojnë se do të hedhin fajin, sepse dikur kishim fajtor kryesor Serbin, më vonë UNMIK- n, e tash?!
Presidentja duhet të ndërmarri hapa konkretë për të zgjidhur këtë lëmsh politik, sepse dikur bëhet vonë. Liderthit po mundohen ta dërgojnë vendin në kaos dhe pastaj të rrahin gjoks se kishin të drejtë, por kam një bindje dhe më sa jam në rrjedh të ngjarjeve, mund të ndodh një revoltë qytetare, por humbës do të jenë bllokuesit jashtë institucional, madhe edhe do të përballën me drejtësinë qytetare. Vetëdija mungon, emancipimi politik mungon, vetëdijesimi politik mungon dhe gjithçka që krijuan gjeneratat për çështjen kombëtare u shembën, prandaj mjaftë me të tilla marifete!

Prishtinë, 14.10.2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 710 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi