Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UEFA, SERBIA E DYTË!…
Publikuar më 15 tetor, 2014 në orën 23:03 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndeshja kualifikuese per Kampionatin Evropian Serbi-Shqipëri, që u luajt ne Beograd, më 14 tetor 2014, qe filloi në orën 20:45, në Stadiumin e Partizanit te Beogradit, pa filluar fare të luhet qe bombarduar me aviacionin serb të luftës speciale. Epilogu i saj, nëse i referohemi një maksime të lashtë shqiptare: Dita e mirë shihet në mëngjes!, u pa që në minutën 20 të pjesës së parë, kur filloi të bie forca e organizimit të lojës së kombetares shoveniste serbe, përkrahur edhe nga publiku dhe politika shoveniste e qeverisë së Beogradit rusomadh.

Një shtet i fuqishëm “demokratik” dhe “proevropian”, një popull në esencën e tij fashiste antishqiptare, me të gjitha forcat dhe mjetet e tij “juridike”, “mediale” dhe politiko-ushtarake, propagandistike, i shpalli luftë një ekipi të vetëm kombëtar, ekipit të kombëtares shqiptare prej 22 vetash. Kundër kombëtares së Shqipërisë u përdor një arsenal i tërë armësh e armatimi politiko-diplomatik, i shoqëruar me korin fashist të publikut fashistoid serb.

Ekipin serb për një kohë e mbështeti edhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, duke lejuar lojë brutale të serbëve ndaj kombëtares sonë të kuqezinjve. Lejimi i tille provokoi tifozërinë fashiste serbe, e cila vazhdoi të gjuante shishe dhe gjësende tjera të forta në fushën e lojës, ndërsa, më vonë, u shfrytëzuar si pretekst për përshkallëzimin e dhunës paraqitja e një fluturakeje helike me flamurin kombëtar, shoqëruar me dy figura historike kombëtare!

Ajo që të bën të dyshosh thellë për një skenar të Qeverisë serbe, menaxhuar nga Preidenti serb Nikoliç, për përshkallëzimin e dhunës ndaj lojëtarëve të kombëtares shqiptare, është edhe paraqitja e fluturakes kur e mori dominimin në fushën e lojës kombëtarja shqiptare, e cila pati disa raste për të shënuar gola.

Kur panë se kombëtarja e tyre ishte e padenjë për t’i bërë ballë presionit të kombëtares sonë, zgjodhën dhunën fashiste, si metodën e tyre të njohur zyrtare, antishqiptare. Situata në fushë tregoi qartë se menaxhuesja e vetme e dhunës, e skenarit të dhunës, qe Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb, Nikoliç, që, më vonë do t’i akuzonin shqiptarët dhe do të na fajësonin për ato që qenë përgjegjësi e tyre ekskluzive.

Veprimet e Qeverisë serbe dhe të Presidentit serb, në emër të publikut ekstrem fashist, nuk u treguan aspak miqësore për kombëtaren shqiptare, por jo edhe mikpritëse aspak, siç e ngarkojnë rregullat dhe rregulloret e UEFA-s. Pas paraqitjes së fluturakes me flamurin ku dominonte harta e Shqipërisë së plotë shqiptare, duket se forca të drejtuara nga Presidenti serb dhe Qeveria e tij, urdhëruan hyrjen e tifozëve fashistë në fushën e gjelbër , që çuan në përshkallëzimin ekstrem të situatës dhe në përshkallëzimin e dhunës së paralajmëruar zyrtare serbe.

Ajo që befasoi për të keq qe edhe mosreagimi i duhur i UEFA-s, e cila ndaj kombëtares shqiptare u tregua edhe si një Serbi e dytë, sepse, ashpërsia e lojës së lojëtarëve serbë në fushë, ndërhyrjet brutale të lojëtarëve ndaj lojëtarëve të kombëtares shqiptare ishin të patolerueshme dhe të pajustifikueshme, por, edhe nuk ndëshkoheshin as nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

UEFA, në këtë vazhdë, ka paralajmëruar ndëshkime edhe për kombëtaren tonë, por, mbetët të shohim se çfarë vendimi do të marrë, pasi t’i mbledhë të gjitha faktet dhe provat që i kemi parë të gjithë dhe i dimë të gjithë. Sipas rregullave të UEFA-s, Serbia ndëshkohet me rezultat zyrtar: Serbi-Shqipëri 0:3 dhe tre pikë të vlefshme i shkojnë Shqipërisë, e cila kalon në kuotën e 7 pikëve.

Çdo vendim tjetër, UEFA-n e radhitë krah Serbisë dhe e bën hiç më pak sesa Serbi të dytë antishqiptare!...
Kjo që themi, u pa edhe gjatë ndeshjes kualifikuese të 14 tetorit 2014, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, por, mbetet të shohim se çfarë dhe cilat do të jenë vendimet e saj antishqiptare të radhës.

Burojë, më 15 tetor 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 1,284 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi