Deputeti i mazhorancës, Ben Blushi, duke e cilësuar të paprecedent atë që ndodhi në Beograd kundër Kombëtares sonë, argumenton se për herë të parë u pa që dhuna u frymëzua nga një shtet i tërë.
Deputeti i mazhorancës, Ben Blushi, anëtar i Komisionit parlamentar të Jashtëm, duke e cilësuar të paprecedent atë që ndodhi në Beograd kundër Kombëtares sonë, argumenton se për herë të parë u pa që dhuna u frymëzua nga një shtet i tërë.
“Shteti lejoi hyrjen e tifozëve në fushë dhe për më tepër, pas ndeshjes, deklaratat e autoriteteve serbe ishin fatkeqe. Ata ende nuk e kanë kuptuar që, në atë fushë nuk ndahej çështja mes Serbisë dhe Kosovës. Lufta e Kosovës ka mbaruar dhe populli serb, por edhe drejtuesit e tyre, ende nuk po e kuptojnë që historia e Ballkanit nuk mund të shkruhet më. Nuk ishte ajo fushë futbolli për të nxjerrë inate apo mllefe nacionaliste, siç ndodhi”, u shpreh Blushi.
Kur është fjala te vizita e paralajmëruar në Beograd, e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ai thotë se shtetet aleate të NATO-s apo Këshilli Evropian kanë peshën e tyre në raportet Shqipëri-Serbi dhe me siguri do të thonë fjalën e tyre.
“Por, padyshim, si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, kushdo prej nesh do të kishte shmangur dhënien e dorës ndaj kryeministrit serb në këto kushte, apo me Ivica Dacicin, i cili ka bërë deklarata të fundit ksenofobe, raciste, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Beograd”, thotë ai.
/TCH/
|