AVOKATI I SERBISE APO BATON HAXHIU |
Publikuar më 17 tetor, 2014 në orën 00:25 ( ) |
Xhevat Bislimi | Opinion | |
|
|
Sonte, ndoqa "opinionin" e mikut te Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, ne KLAN per punen e shkuarjes se Edi Rames ne Beograd pas perplasjes se madhe publike midis Shqiperise (kombit shqiptar) dhe Serbise ne stadiumin e Beogradit. Artur Zheji, Shpend Ahmeti dhe Armend Shkullaku (kunder...) perballe Stefanit, Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit (per...). Argumentat kunder shkuarjes (per shtyrjen e vizites...) se Kryeministrit te Republikes se Shqiperise ne Beograd ishin bindes, te qendrueshem (pas qendrimeve tashme te ditura te shtetit serb ndaj ngjarjes se Beogradit...) dhe te arsyetueshem mire ne aspektin politik, diplomatik, etike, kombetar, rajonal e nderkombetar... Ndersa argumentate e pales qe ishte per shkuarjen e Rames ne Beograd (kunder shtyrjes se vizites...) ishin argumenta te mbushura me servilizem, hipokrizi dhe, here-here me filoserbizem... Sidomos, Baton Haxhiu, me shume dhe me hapur se kurre deshmoi filoserbizmin e tij edhe para kamerave...
Duket qe gjate qendrimit te tij ne Beograd (sigurisht i pritur dhe i mirepritur me te gjitha nderet...), Baton Haxhiu, i kishte mbushur mire baterite, duke u frymezuar dhe impresionuar nga barbaria, primitivizmi, fashizmi dhe "fuqia" e Serbise ne perballje me nja 40 a 50 shqiptare te rrethuar nga e gjithe Serbia (mes Beogradit)...!! Te vetmin mjet per t'u larguar nga stadiumi i rrethuar kishin fluturaken qe solli harten e Shqiperise me shqiponjen dhe me dy heronjte e kombit tone, qe pergatiten dhe mbrojten Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise...!! Ky edhe ishte kercenimi me i madh qe kishte njohur ndonjehere Serbia midis Beogradi nga Shqiperia dhe shqiptaret! Harta e Shqiperise dhe fluturakja qe e solli ate destabilizoi nje popull dhe nje shtet te tere, i nxori nga shinate! Mbrojtja e kesaj harte nga djemte syshqiponje ne mes te Beogradit dhe ne mes te dhjetera mijera serbeve te egersuar e terboi Serbine, e cmendi fare... Kjo edhe ishte FITORE sportive, politike, diplomatike, kombetare... Djemte e kombetares duhet te behen mesim edhe per politikanet servile e hipokrite, mesim se si duhet te "luajne" dhe, kur e do puna, edhe te perballen me Serbine...
Thirrjet e nje shteti te tere (aty ishte edhe Kryetari-kryefashisti i Serbise, Nikolici...): "vrisni, prisni shqiptaret" m'u duk qe nuk ia kishin nderruar ndjenjat dhe mendjen per Serbine ketij halldupi te korruptuar, Baton Haxhiut...!! Ne fillim te debatit, Baton Haxhiu, ironizoi me nje cinizem prej sllavi me nevojen dhe kerkesen per bashkimin e pjese veriore me Republiken e Kosoves dhe me kerkesen dhe domosdoshmerine e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare (bashkimit te Shqiperise...) ne gjithe hapesiren e saj ekzistuese. Argumenti me i "fuqishem" i Baton Haxhiut, per shkuarjen e "domosdoshme" te Rames ne Beograd, ishte "nevoja per ta lemuar, per ta marre me te mire ekstremizmin serb (fashizmin, po them une...)!! Vetem keshtu, me te mire, urte e bute, ne do ta zbusim zemren dhe mendjen serbe te mbushur me urrejtje kriminale per shqiptaret...!!
Kulmi i fytyrezisise se tij (i filoserbizmit...) ishte arsyetimi i fashizmit serb karshi shqiptareve me humbjen e Kosoves...!! Duhet ta kuptojme Serbine, po thoshte ai (parafrazim...), sepse ajo ka humbur 10 000 km katrore toke...!! Clirimin e Kosoves nga pushtimi, ai e konsideronte si humbje te Serbise...!! Dhe kush? Ajo Serbi qe ka pushtuar dhe spastruar nga popullsia shqiptare autoktone edhe dy Kosova tjera brenda saj, plus po mban te pushtuar edhe sot Luginen e Presheves...!! Shkeputja shpirterore, mendore, emocionale, "kulturore", "intelektuale"... nga pushtuesi qenka fort e veshtire per keta sahalepires si Batoni...!! Tash po i kuptoj ata shqiptare qe edhe njeqind vjet pas shkuarjes se turkut thoshin "qofsha turk"...!! Por, eshte fat i madh qe kombi yne po rrite breza qe ne zemer, ne mendje dhe ne goje kane vec nje emer: SHQIPERINE. Kjo me se miri u pa edhe gjate dhe pas perplasjes se madhe ne Beograd... Rinia shkollore ne Prishtine, ne Shkup, ne Tirane, ne Athine, Filat, ne Tuz, Ulqin, ne Presheve, Bujanoc dhe ne cdo qytet tjeter shqiptar po therriznin (te veshur kuqezi dhe me flamurin shqiptar) me nje goje dhe me nje ze: Shqiperia, Shqiperia, Shqiperia... Dhe, do behet Shqiperia.. Jo pse eshte vetem interes dhe nevoje e kombit shqiptar, por pse eshte interes dhe nevoje e pakapercyeshme e popujve te Ilirise-Ballkanit qe te jetojne ne paqe, siguri, fqinjesi, mireqenie dhe secili ne token e tij... Vetem keshtu s'do te kete me urrejtje dhe fashizem ne Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal te Zi... Keshtu paqesohet dhe bie ne rehat edhe Evropa jone e perbashket... Keshtu civilizohet dhe emancipohet edhe Serbia... Ndersa Batoni, Stefani, Bushati... kane mbetur zera te vetmuar dhe specie ne zhdukje nder shqiptaret e Shqiperise...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
849 herë
|
|
|
|
|
|
|