Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër publike zonj. Maja Kociançiq
Publikuar më 17 tetor, 2014 në orën 00:31 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Iu përgjigjet zërit të mesjetës

Data e 14 Tetorit ishte datë tensionesh për të gjithë. Se Ballkani është i trazuar këtë e keni ditur edhe Ju, se keni qenë e përfshirë në bashkëbisedimet e organizuara nga BE-ja, si zëdhënëse e zonj. Ketrin Eshten, e tash, më, nuk e di në jetë në të njëjtin pozicioni, pasi zonj. Eshten është zëvendësuar me dikë tjetër. Pra është i diskutuar deklarimi i Juaj në emër të BE-së, por sidoqoftë, kam bindjen se BE-ja dhe Ju nuk qëndroni në të njëjtat valë.

Një gjë të mençur e keni thënë, “se nuk duhet politika të përzihet në sport”, por kjo analizë e Juaja nuk ka të bëjë fare me moton e Juaj dhe del se është bërë nga dy arsyeja:
1. Ju thërret gjaku i të parëve nga mesjeta
2. E blerë me para
Këtë ndoshta mund ta merrni si fyerje, por edhe sikur të mos qëndronin këto, Ju keni fyer kombin tim, që vetëm përbrenda një hapësire, pra në Ballkan, ka shtatë milion.
Po fillojmë me mendimin e Juaj, politika dhe sporti. Ju ka qenë dashtë ta përcillni situatën, jo më herët, por të paktën ditën e zhvillimit të ndeshjes, se keni qenë ndër më të informuarat për problemin shqiptaro - serb.
Si mundët për ta heshtur rastin e Ambasadorit të Shqipërisë bashkë me suitën e Tij në aeroportin e Beogradit?! Si mundët për ta heshtur fyerjen dhe grushtimin e lojtarëve duke hyrë në Fushën e sportit?! Si mundët për ta heshtur britmën e serbëve “vritni shqiptarët!”, gjatë intonimit të himnit kombëtar?! Si mundët për ta heshtur hedhjen e mjeteve të forta në fushën sportive, kur edhe arbitri kryesor në fushë, komunikonte me eprorët vet, të ndërpres lojën apo jo?!
Por gjithë “analiza” e Juaj filloi me një mini fluturake që bartte një realitet historik, në të cilën janë përfshirë paraardhësit e Juaj kundër një kombi që posa kishte shpallur pavarësinë dhe që kishte bërë një luftë pesëshekullor për të ardhur deri aty. Ju për të heshtur para këtyre fenomeneve jo sportive, por që edhe t‘i takojnë detyrës që Ju keni ushtruar dikur, jo vetëm se na shtynë për të dyshuar në dy faktorët e lartshënuar, por madje, grupoheni në anën më të errët të historisë, në atë të nazi - fashizmit.
Keni harrur zonjë se, një ditë para se të zhvillohej kjo ndeshje, nga mekanizmit, në emër të së cilit ke lëshuar kushtrimin për “dinjitet” të organizatorit, dhe FIFA- as është nënshkruar marrëveshja për të penguar dhe luftuar të gjitha ato të cilat u shfaqen brenda asaj dite te miqtë Tu. Jua përkujtoj edhe, se jemi në javën kundër fashizmit, elemente që nuk u shfaqen te një apo dhjetë qytetarëve, por në këtë ishte e përfshirë e gjithë Qeveria Serbe, duke iu kërcënuar simpatizantëve shqiptar, për mos udhëtim, por edhe ata të cilët kanë depërtuar nëse u zihet flamuri kombëtar do të burgosen, e deri në “ç’bllokim” të elitës policore edhe në rrugë për në zhveshtore.
Nuk janë këtë elemente klasike mesjetar, që shkojnë edhe më larg fashizmit, kur bota përballej me inkuizicion për mendime e veprime pozitive, e, që edhe sot miqtë e Juaj ia ndaloi një kombi, sepse e dinte se do të hupte edhe betejën në sport sot, prandaj epshet e mesjetës u erdhën në ndihë, që nga Kryetari e gjer te badigardët në fushën e sportit, elite, së cilës iu bashkëngjite edhe Ti.
Për një qëndrim të tillë të paraardhësve Tuaj, ja çfarë thotë gjermani Freundlich, që në vitin 1913, “heshtja gjakftohtë e botës së qytetëruar.”, për platformën “Shfarosja e shqiptarëve“. Evropa injoroi shqiptarët dhe tumiri politikën e “Re”, po me të njëjtën gjakftohtësi siç bëre edhe Ti, duke folur në “emër” të BE-së.
Mendoj se Bashkësia Evropiane duhet të distancohet nga zjarrvënësit që mëtojnë t’i afrohen kësaj fuqie baruti, e lë më ata, të cilit janë përbrenda saj, siç është rasti i Juaj.
Luftërat i kanë filluar gjithnjë diletantët, megalomanët, hipokritët etj, por që janë mbështetur gjithnjë nga i njëjti sorollop. Kjo u pa në ish Jugosllavi, kjo po shihet edhe në Rusi dhe gjithandej botës, sepse një pjesë e qytetërimit të sotëm, ende nuk e ka arritur vetëdijen e të kuptuarit të problemeve, por me hamensime e simpati e mbështet akëcilin, pa i ditur pasojat që mund të ndodhin. Në këtë rast Ju keni vepruar nga instinkti, pa analizuar problemin dhe kam bindjen se nuk keni marr mendimin e mekanizmit, sepse nuk pati kohë ai mekanizëm të ulët për të trajtuar çështjen, e cila edhe u bë politike, që nga aeroporti i Beogradit
Raportet e krijuara në mes dy shteteve e dy kombeve, Bashkimi Evropian nuk duhet t’i heshti, por duhet trajtuar me mençuri e gjakftohtësi, e jo me gjuhën e mendjen e Juaj të “analistes” dhe “përgjegjëses” së një mekanizmi gjithëpërfshirës të bashkësisë së kombeve që mëton të rritet e forcohet. Kjo politik e dërgon në shthurje, por çdo shthurje ka rrugëtimin e veçantë dhe pasojat janë të pashmangshme.
“Ra ky rast e u pamë”, thotë një mendim i urtësisë kombëtare shqiptare, se Ju zonjë deri tash keni mbajtur të fshehur mendimin zjarrvënës kundër shqiptarëve, edhe pse herë pas here shihej, por ta mbulonte zonj, Eshton, e sot?

Prishtinë, 16. 10. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 1,203 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi