Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NJË ÇËSHTJE URGJENTE PËR SHQIPTARËT...
Publikuar më 17 tetor, 2014 në orën 01:02 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Çështja që na preokupon më së shumti nëpër gazetat e botës dhe gazetat rajonale shqiptare, është bashkimi i vërtetë i tokave shqiptare të Kosovës me Shqipërinë. Prej Republikës së Kosovës thuhet se dëshiron që të ndahet toka e ripushtuar serbe, që prej Ibrit dhe andej, ndërsa thuhet se Republikës së Kosovës e Shqipërisë do t`i bashkohet vetëm "Lugina e Preshevës", të thënë edhe vetë nga profesoresha ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy, zonja Prof. Dr. Anna Kondratyuk, në një intervistë të faqes së internetit "Presheva e jonë" apo "I love Albania".[1]

Në këtë bisedë ajo bazohet në referendumin për pavarësi të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, sikurse në Krime, duke e përkujtuar se me 1 e 2 mars të vitit 1992, nëpërmjet referendumit, shqiptarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit ishin deklaruar për autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Thëniet e saj janë thënie të reduktuara, ndërsa nuk është i vetmi mishmashës mbi tokat shqiptare, që ende janë sot të ndara e të sheluara nga 4 shtete për rreth, nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Greqia. Këto shtete i mbajnë padrejtësisht, me dhunë të paskupullt, me arbitrarizëm. Nëpër duar e shqipfolësve që janë ngritur në "klasë politike" nëpër këto vise, bënë ate që nuk e mbërrijnë këto "shtete" artificiale të kësaj dhune antishqiptare mbi popullatën e pambrojtur. Thonë njëzëri, se "kështu e do Evropa", por kjo nuk është e saktë, nuk është e drejtë, nuk është më reale.“Politika përbëhet nga dy fjalë, "poli", e cila është fjalë greke dhe do të thotë "shumë" dhe tik", një lloj insekti gjakpirës”, thotë Gore Vidal, siç thotë Ridvan Muslia. Politika është bërë gjakpirrëse dhe po e ha popullin e vet siç duan armiqtë tanë.
Ajo është njëkohësisht e paduruar për shqiptarët, të cilët, e rrespektojnë në radhë të parë Bashkimin Evropian, ligjet dhe reformat e saj. Nuk janë absolutisht kundër Bashkimit Evropian dhe po tregohen të dhënë për të drejtat e tyre legjitime nga të gjitha ndarjet arbitrare të sotme:
a) në Çameri, në pjesën e epërme Greqisë, e cila e mbanë kreun e Evropës së Bashkuar;
b) ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që ka shpallur tashmë legalisht "Republikën Ilirida", e cila i ka lënë në brendi të Maqedonisë disa lokalitete me shqiptarë, por e cila aspak nuk njihet, e të cilën "dy politikajt" e mëdhenj dhe kundërshtarë, Ahmeti dhe Thaqi, kanë lidhur një "marrëveshje" për të mos e njohur, ndërsa politika "maqedone" e ka mbushë "shtetin" me parulla sllave;
c) Serbia e ngushtë, që fletë me fjalor politik, kur nuk bënë punë "ndërhyrja" e fesë muslimane sunite ndër shqiptarë të këtyre viseve, e cila i mbanë me të holla të Serbisë shqiptarët nën sundim dhe i nxitë edhe në ndërmarrjet fetare, kur nuk i "gënjen" më tutje politika ditore serbe, e mbushur me rrena e kërbaq;
d) dhe Mal të Zi, i zi si politika serbomadhe, më e zezë në ndërhyrjet saj për ta shpopulluar nga "vendi" i "tyre" shqiptarët, edhe pse vetë është "themeluar" nga ata dhe e bënë tektualisht ate që e lë mangut Serbia kundër nesh.
(Dhe, këtu, nuk janë të futur as armiqtë tanë të mëdhenj, në radhë të parë Rusia, Bullgaria e Turqia, pa marrë parasysh Spanjën e Portugalinë, pjesërisht Anglinë dhe Italinë, që u frigohen territoreve të veta nga ata që i kanë shtypur dhe na drejtohen kundër nëpër mbledhjet tuaja, sado që i kanë argumentet dhe faktet, të sistemuara për historinë e vërtetë të shqiptarëve, por na "quajnë" ndryshe me emra të rrjedhur tradicionalisht prej kauzës romake në politikën e saj.)

Për trojet autoktone shqiptare dëshomon edhe vetë historia jonë e vjetër se jemi një komb parësor në të tri kontinentet, Afrikë, Azi e Vogël dhe Evropë; se e flasim të njëjten gjuhë, të cilën e kanë folur stërgjyshërit tanë të parë, që prej zanafillës së këtyre kontineteve dhe Evropës. Të njëjtën gjuhë po e flasim sot. Por, kjo nuk vie në shprehje. Tokat tona të ngushtuara nga armiqtë tanë janë "shpallur" me të padrejtë si toka "serbe", "malazeze", "makedone" dhe "greke". Po të shikohet mirë territori i Republikës së Kosovës, Ibri nuk është absolutisht vija e "shtrirjes së serbëve".
Republika e Kosovës nuk ndahet absolutisht. E nëse bashohet me Republikën e Shqipërisë, ajo do të merrte pjesën veri-lindore dhe veri-perëdimore, jashtë territorit të Republikës së Kosovës, pra Kosovën Perëndimore, Veriore dhe Lindore, thjeshtë të ashtuquajturën "Sanxhak", "Luginë e Preshevës" dhe rajonet e tjera nën Serbi, sepse nuk kishte "kombe" të tjera në të gjitha këto toka autoktone apo siç thotë edhe Ridvan Muslia, në gadishullin ILIRIK kishte vetëm Shqiptar të përçarë e pushtues osman dhe asnjë komb tjetër, përveç se u "krijuan" artiticialisht "kombet" e ndyshme, siç janë "serbët" dhe u nda kështu nga fuqitë e mëdha Evropiane të kohës, të cilat nuk donin të krijohej edhe një herë ILIRIA, pra toka shqiptare.
Evropa e Bashkuar e di mirë çka do të thotë fjala "Luginë" si "Lugina e Preshevës", që është vetëm një luginë e vogël, sikurse e di se "Ballkan" është quajtur prej jush Gadishulli Ilirik dhe është emërtim evropian politik. Por, nuk po i kthehemi termave Evropiane të politiko-kracisë, por po e rrahim çështjen tonë.
Ne, në radhë të parë po i shqyrtojmë se cilat ishin dhe janë tokat shqiptare jashtë Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë dhe Malin e Zi, atëherë tokat tjera jashtë kufijve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, respektivisht në Maqedoninë dhe Çamerinë shqiptare.
Në Kosovën Lindore jashta Republikës së Kosovës bëjnë pjesë ish trojet shqiptare, si psh, Nishi; poshtë tij është Arbanasi, Ultësira, Brestovac, Leskovc, dhe Morava e thatë; në të majtë janë Toplicë, Luftar, Bukan, Medvegjë, Përkuple, Bllacë, Leskovac e Kastriot; në të djathë janë Pallankë e bardhë, Babushnicë, Vlasotincë, Bari i Zi, Surdullicë, Piroti dhe Animbreti; ndërsa në jug Vranja, Zotaj, Tregishtë, Bujanovci e Presheva. Pra, Arbanasi dhe Toplica janë afër Nishit, ndërsa Lugina e Preshevës në jug të kësaj krahine, që është me 95% shqiptarë.
Pastaj vie Kosova Veriperëndimore e ndarë në mes të dy shteteve, Serbi dhe Mal të Zi. Disa qytete kanë origjinën e vet prej nesh dhe shqipes, si. psh. Tregu i Ri, në të cilin kanë dëpërtuar sllavët prej shekullit të VII e që quhet padrejtësisht "Novi Pazar", sepse "novi" i thonë sllavët dhe "pazar" i thonin turqit "tregut"; pastaj emrat e tjerë ilir për Ras, Ibër, Peshter, Bishevë, Vapa, Lim etj. që janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë; lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter: Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi, etj. Pra tregojnë se Arsa është qytet i vjetër i mbretërisë Ilire dhe se emri i vjetër latin është emër i lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajnë "Stari Ras". Stari Ras, pra Arsa e vjetër, është i njohur në atë kohë si Ras dhe ishte një nga kryeqytetet e para të shtetit mesjetar serb të Rashkës.
"Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të sllavëve në këtë hapsirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etepa, dhe kolonozimi kryesor është bërë përgjat luginave të lumenjëve". [2]
I vendosur në rajonin e sotëm të Sanxhakut , qyteti ishte në qendër të shtetit të hershme mesjetare që filloi të përhapet në të gjitha drejtimet. Ai u themelua në mes të shekujve 8 dhe 9 dhe i braktisur diku në shekullin e 13-të. Pozicionin i tij ishte i favorshëm, përgjatë grykës së Lumit Rashka, në udhëkryq midis detit Adriatik dhe shtetit të Zetës, Bosnjë në perëndim. Sot Arsa apo Stari Ras është qytetet i lashtë dhe i rrënuar, i parrethuar dhe i pa mbrojtur, në afërsi 11 km nga Novi Pazarit. Arsa përmendet që në shekullin e dytë nga historianë romak.[3]
Sanxhaku nuk është "tokë serbe" dhe as "malazeze", sado që janë një pjesë e kësaj toke me përkatësinë fetare muslimane, por është tokë ilire dhe shqiptare.
Stari Ras apo Arsa është menduar dhe është futur si "trashëgimi kulturore" në listën e UNEKSO-s dhe mendojnë serbët t`a shpallin edhe si "qendër" të Evropës së Bashkuar. Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen nëpër male dhe ua morën tokat. Gjithësesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre mbeti nëpër viset malore, për rreth, duke u marr vetëm me blegtori, për mbajtur shpirtin. Në vazhdimësi, ata jetuan në këto vise, pra në Sanxhak, për çka na bënë me dije prezenca e tyre deri sot në këto troje.[4]
Nëse lëvizet kufiri i Republikës së Kosovës, atëherë le ta dinë ata se do të ndeshen përfundimisht me shqiptarët. Shqiptarët do ti prishin kufijtë e Serbisë dhe do të marrin tokat e veta, jo vetëm "Luginën e Preshevës", që kanë cituar serbët me gojën e mbushur me rrena dhe serbofilët shqipfolës. Edhe Mali i Zi le të bëhet gati se do ti japë tokat shqiptare, do t`i japë Sangjakun tërësisht me Plavën, Rozhajën e Beranin, sikurse tokat shqiptare të Malësisë, deri në detin Adriatik. Kur ata duan ta prishin kufirin, ne kemi njëmijë e një qind arësye të marrim tokat tona.
Malazezët që flasin serbishten e nuk duan ta flasin gjuhën shqipe të territoreve tjera, le të ndahen e të shkojnë ku të duan: njëra mund të bashkohet me Republikën Serbska, tjetra me Bosnjën. Po të dua le të vinë në një bashkim me tokat shqiptare, por duhet që ta mësojnë gjuhën shqipe, sepse nuk kemi asnjë arësye të mësojmë gjuhën serbe në tokën tonë, sepse do të jemi shumicë.[5]
Kjo nuk është as "Shqipëri natyrale" dhe as "Shqipëri e madhe", siç e thonë ata që nuk na e donë të mirën, por troje etnike shqiptare, pra Shqipëria etnike, që nuk e trembë asnjeri, sepse kudo që jeton tradicionalisht dhe autokton SHQIPTARI do të quhet TOKË SHQIPTARE. "Shqipëria natyrale" nuk e parasheh Çamërinë mbrenda shtetit të Shqipërisë, që dihet se edhe ajo e ka zhvilluar referendimin për bashkim me Shqipërinë si "Republika e Epirit", pra Çamëria.[6] Ndër këto, vetë "Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë", të thirrur prej Evropës së Bashkuar, OKB-së dhe politikës botërore "FYROM", do të vije në bashkim me Shqipërinë, si tërësi, dhe nuk ka nevojë të bëjë "ambasada të përbashkëta" me Serbinë, sepse është e njohur shekuj e shekuj me radhë kundër shqiptarëve. Serbia është e njohur si armike e veçantë kundër nesh dhe nuk ka mend në kokë të ndalë këtë politikë të shtrembët dhe agresive, që kurdo e ka përtërirë me spica të njohura. Ajo është botërisht e njohur si okupatore ndaj nesh, përveç se pseudoshkencëtare.[7] Serbia po i nxitë edhe me mjete të vetat nëpër Evropë pseudoshkencëtarët të thonë ate që nuk mund të "pranohet" se e kanë thënë më përpara serbët. Kurdoherë ka falsifikuar historinë e vet që prej themelimit; kanë falsifikuar "historinë" e "arbanasëve" përfundi vetes dhe faktet historike që i ka gjetur ajo në trojet që ka zapuar, por "arbanasët" janë "albaski" dhe "albanski" janë "albani", që do të thotë Shqipëria, siç do të thotë Epiri, Epirus latinisht, që vjen prej shqipes së lashtë e që do të "IPE-SHQIPE" dhe "IPERIA-SHQIPERIA".[8]
Siç ka thënë Maximilian LAMBERTZ-i, një shkencëtar i madh i Evropës,
"Die wahre Geschichte der Menschheit (sollte) geschrieben werden, nur, wenn es in der Schrift wird die Albaner zu beteiligen" (Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet kur në shkrim do të marrin pjesë shqiptarët), do të thotë se historia e vërtetë do të shkruhet kur shkencorisht do të shihni ju se ecni symbylltas nëpër lajthitjet serbo-sllave dhe bullgaro-turke kundër shqiptarëve, vetëm se çdo hap përpara do t`u hedh edhe juve nëpër këto humnera.
Më parë do të bashkohet Shqipëria sesa do të shkatërrohet toka shqiptare. Por në qoftë se toka shqiptare do të shkatërrohet, do të shkatërrohet edhe Evropa.
Shqiptari është i lidhur me Zotin e Madh e jo grekët dhe askush tjetër pos nesh. Në qoftë se do ti prishni kufijtë e Republikës së Kosovës do të jetë e prishur Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, dhe ai që ju e keni quajtur me përdhunë "Ballkan" prej vitit 1850 e këtej, sikurse tërë Evropa e Bashkuar...
Po ua kujtoj unë Napoleon Bonapartin, prej Korsikës së Francës, kur e ka marrë në Fancë pushtetin ushtarak, i ka sjellur një shkatërrim të madh Rusisë, që të mos e harrojë kurrë për këtë tokë, por edhe sot kemi të këtillë, që nuk janë "të njohur", por, kur e jep mundësia, do të paraqiten si Banaparti dhe ju do të habiteni.
Dy duar janë për një kokë! Koka e shqiptarit është në Shqipëri. Aty ka lindur edhe Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Ju e njihni këtë personalitet. Ia keni ngritur statujat për ndershmërinë tuaj. Nderi, besa, burrëria, lufta mbrojtëse kundër osmanëve, dhe lufta për të mbrojtur tërë Evropën nga pushtimi osman, që e rrezikonte tërë Evropën për ta marrë, ka qenë e vetmja shancë e tij për t`a ruajtur të gjallë edhe shqiptarin.
Sot ndodhen afër 50`000 shqiptarë në Mal të Zi; 300`000 shqiptarë në Serbi; 900`000 në Maqedoni; 700`000 shqiptarë në Greqi; 3`500`000 shqiptarë në Shqipëri; 1`900`000 shqiptarë në Kosovë; 5`800`000 shqiptarë në Turqi, shtoja këtij numri edhe 2`000`000 Llaz, dmth. pellazg, pra shqiptarë të pastër, që e flasin gjuhën shqipe pa kalket latine, turke, sllavo-ruse, serbo-jugosllave dhe pa kalket e tjera të gjuhëve indo-evropiane, të cilat, paditurisht merren me imponime nga shqiptarët pas kthimit të tyre nën 500 vite robëri osmane nga Perandoria Bizantine [9] me njëfarë lirie, prej të cilëve ju e keni marrë shqiponjën dykrenore, por nuk e thuani se e keni marrë prej nesh, siç e keni marrë edhe fenë e krishterë ortodokse, për dallim nga feja e krishterë romake. Çdo njëri nga popujt e vonë, p.sh. serbët, sllavët e rusët, thonë se "janë të parët" e Evropës dhe reklamojnë shqiponjën dy krenore, që iliro-pellazgët ua kanë dhënë me fenë e krishterë ortodokse. Vetë latinët na kanë quajtur "albanë" dhe ju e merrni shabllon, prej shekujve të vonë, pa e dërguar mendjen në lashtësinë e shekujve, kur të parët tanë sunduan kudo nëpër Evropë...
Këtu nuk futen qindra shqiptarë në Panoni, në bregdetin adriatik të Herzegovinës e Dalmacisë, pasaçërisht kohëve të fundit nëpër Evropë, të cilët vetë i kam numruar. Të shfletosh nëpër historinë e vjetër, gjëjmë faqe të tëra me shqiptaro-pellazgë, që ju i thoni se janë "grekë", pa e ditur se emrin "grek" e keni lënë vonë në histori...
Por, nuk do të flasim për historinë. Ne, do t`i bashkojmë të gjitha tokat shqiptare, nëse do të preket kufiri i Republikës së Kosovës, sepse nuk jemi për B6 (Jugosllavia e re, e ndërrruar me emrin "Unioni Ballkanikoperëndimor-6", pikërisht me armiqtë tanë më të egër!) dhe nëse u dashka të ndërrojmë kufijt, atëherë ne do të bëjmë një bashkim me vëllezërit tanë.
Nëse është për t`u futur në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të futen edhe këto shtete: Republika e Epirit; Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë; territoret shqiptare të Serbisë, jo vetëm "Lugina e Preshevës", por edhe krahina e Kosovës Lindore, Sanxhaku i Serbisë; dhe Mali i Zi.
Tjetër gjë nuk kemi. Ne nuk do të humbim kohë me të ashtuquajturat "bisedime" të Evropës, por me bashkimin e tokave të përmendura, në Federatën Shqiptare, e jo në "Unionin Ballkanikoperëndimor-6"...
Në këtë rast, do ti themi tri Jo-të e tona:

-JO POLITIKËS "MIQËSORE" ME SERBINË, QË ENDE I RRJEDHIN DUART GJAK TË FRESKËT TË SHQIPTARIT TË PAFAJSHËM!!
-JO "HYRJES" NË ASNJË MËNYRË ME SERBINË NË "EVROPË", PA I KTHYER AJO TOKAT SHQIPTARE, E JO VETËM TË "LUGINËS SË PRESHEVËS"!!
-JO, NUK DO TË MARRË PREJ REPUBLIKËS SË KOSOVËS SERBIA ASNJË METËR "TERRITOR"!!

Brahim (Ibish) AVDYLI

Referencat:

1]. Shikoni intervistën e saj, http://ilove-albania.blogspot.ch/2014/10/ekspertja-ruse-lugines-se-presheves-nuk.html?spref=fb.
2]. Shikoni më gjërësisht shkrimin e Ismet Azizit, të përpunuar sadopak nga Fahri Xharra, në "E vërteta", 03.10.2014, "Çka po mbahet në fshehtësi nga shkenca serbe në Sanxhak"...
3]. Shikoni më gjërësisht këtë artikull, më poshtë.
4]. Shikoni në këtë shkrim.
5]. Shikoni hartën e ndarjes së tokave tona nga Turqia nëpër vilajete, por na njohin kudo si komb.
6]. Shikoni hatën e tretë të shteteve me përqindje më të madhe shqiptare.
7]. Shikone edhe njëherë faqen time, "Serbia ke qenë okuptare", në http://www.brahimavdyli.ch/serbia-ka-qenë-okupatore/ (html).
8]. Shikone artikullin tim, "Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-IX", në http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/ (html)
9]. Shikoni këtu edhe shkrimet e mia, ndër to shkrimet "Armiqtë më të rrezikshëm gjatë rënies së Perandorisë Bizantine 2a-2gj" , p.sh. në http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2a/ (html), e të tjera.

Dy rajonet e Serbise qe i ka zene prej shqiptareve






















Ndarja e dyte e tokave shqiptare neper rajone






















Ndarja e tokave shqiptare ne kater Vilajete gjate sundimit osman qe eshte pranuar si komb
























Shtetet me perqindje te madhe shqiptare










Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 58 vizitorë
Lexuar: 1,289 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi