ADEM ZAPLLUZHA-NJË KOMB I TËRI SHIJOI AROMËN E FITORES |
Publikuar më 17 tetor, 2014 në orën 02:01 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
NJË KOMB I TËRI SHIJOI AROMËN E FITORES
Ngjan edhe kjo që në fushë të sportit
Të fluturoj krenar dykrenori i jonë
Të fluturoj me mall
Si në kohën e Kastriotit
Me një krakëllimë të ëmbël qielli
Ta zbardhi fytyrën tonë
Kur e panë flamurin disa laraska të bardha
Iu sulën shpendit ta shqyejnë me brina
U bë një shtjellim i egër
Si nëpër përralla
E okupuan fushën e me qindra sorrëshkina
Djemtë e shqipes si zana luftuan
S’lejuan të përdhoset
Flamuri i jonë kombëtarë
Këlyshët e Milloshit sa keq u turpëruan
Kurse burrat e shqipes
Dolën faqebardhë
Mbrëmë Beogradin e mbështolli zia
Humbi betejën
Që aq shumë e deshi
Faqebardhë na doli Shqipëria
Veladonin e nderit djemuria e veshi
Ngjan edhe kjo
Që n’ çerdhen e sorrëshkinës
Të çelin zogjtë shqiponja krenare
Po të mos ishin djemtë e Prishtinës
S’do lëshohej shqipja asnjëherë
Në atë fushën barbare
Shëndosh e mirë u kthyen
Djemtë e kombëtares
Në prehër i priti aeroporti i mëmëdheut
Një komb i tëri shijoi aromën e fitores
Koha që e ngjalli historinë e Skënderbeut
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|