Me përkrahjen dhe lejimin e Ribashkimit të trojeve Shqiptare, Evropa dhe jo vetëm Evropa do ta zgjidhte shumë dilema në Rajon dhe më gjerë. Në favor të kësaj fletë edhe e dhëna filmike që del nga ndeshja futbollistike që u zhvillua në terrenin e ish Partizanit të Beogradit. Zaten ngjarjet si edhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit të Serbisë na nxjerrin një konstatim të saktë, e kjo është, asnjëherë Serbia nuk mund të reformohet dhe ti përqafojë postulatet demokratike sado që shqiptarët e duan fqinjësinë e mirë në rajon, pra edhe me Serbinë. Edhe një fakt i fuqishëm se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar duhet të ndodhë.
Edhe përkundër vullnetit të mirë të popullit shqiptar duke treguar gatishmëri që të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët tanë, me Bashkimin Evropian, kjo tani duket se është shumë larg ose më mirë të themi gati e pa mundshme.
Dhuna dhe urrejtja kundër popullit shqiptar është dëshmi e fuqishme se Shteti Serb është shumë larg çdo kriteri demokratik.
Ngjarja e zhvilluar në Beograd në stadionin e ish klubit të Partizanit të Beogradit, u pa dhe më vonë u vërtetua katërçipërisht se Serbët janë po ata që ishin tash e 100 vite më parë, dhe se urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve nuk është zvogëluar por përkundrazi ajo kultivohet dhe manifestohet edhe në ngjarjet sportive.
Përse u trembën fqinjët tanë (lexo: Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe ish Republika e Maqedonisë së Jugosllavisë) me të parë Flamurin në Hartën e Shqipërisë Etnike i cili fluturoi mbi stadiumin e futbollit në Beograd?!
Është e qartë se pikërisht nga këto shtete janë pushtuar dhe aneksuar trojet shqiptare të cilët vazhdojnë edhe sot të janë nën okupimin e tyre. Prandaj një fjalë e urtë e vjetër thotë: "Kush e ka hëngër mjaltin e ka mizën nën kapuq" .
Evropa po i injoron shqiptarët pikërisht për të vërtetën e madhe që nuk po e thotë. Dekleratat e pa matura dhe të njëanshme u pan dhe u dëgjuan edhe kësaj radhe nga zyrtarë dhe diplomat të BE-së. Edhe përkundër fakteve që i tërë opinioni kombëtar dhe ndërkombëtar e pa se çfarë janë në gjendje të bëjnë Serbët në vendin e tyre, përsëri jemi dëshmitar të shtrembërimit të fakteve dhe argumenteve të bollshme, fatbardhësisht kësaj radhe nuk ka filmuar vetëm kamera Serbe, faktet flasin vetë.
Shqiptarët nuk duhet të integrohen në BE me dy shtete aktuale: Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës si dhe me trojet e tyre nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Ish- Republikën e Maqedonisë dhe nën Greqi. Të integrauar në BE kështu siç jemi të ndarë në 5 shtete. Shqiptarët nuk do të përbëjnë ndonjë faktor të rëndësishëm në familjen e madhe të BE-së, kështu të ndarë shqiptarët do të rrezikojnë që në perspektiv të humbasin edhe identitetin e tyre kombëtar.
Kombi shqiptar është i vogël, i shtypur e i persekutuar shekuj me radhë. Ne duhet të shikojmë mundësinë e konsolidimit e jo të bëhemi mish për top, pa qenë të ndihmuar as nga interesi ekonomik e as nga ai teologjik-fetar.
Edhe çka tjetër duhet të ndodhë ndaj shqiptarëve në mënyrë që përfundimisht të bindet faktori vendor dhe ai ndërkombëtarë se Serbia është po ajo që ishte para 100 viteve, po ajo që në ish Jugosllavi shkaktoi katër luftëra.
Edhe çka tjetër duhet të ndodhë që të kuptojmë se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar është e vetmja alternativ e qëndrueshme dhe ruajtës së paqes në Ballkanin e trazuar perëndimor.
Prandaj me qindra here e kam thënë deri më tash e po e them edhe tash se Ribashkimi Kombëtar Shqiptar nuk është utopi as folklorizëm por është realitet, sepse vetëm Ribashkimi i shqiptarëve mund ta ruaj qenien shqiptare dhe ta ruaj Ballkanin nga pretendimet imperialiste kolonizuese të fqinjëve tanë (Serbi, Mal i Zi, Ish Republika e Maqedonisë së Jugosllavisë dhe Greqisë, në kurriz të shqiptarëve dhe të territoreve të tyre autoktone Etrusko-Pellazgo-Ilire).
Ibush R. Hetemi
|