Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dy mendje të ndryshkura sllave
Publikuar më 18 tetor, 2014 në orën 14:16 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Presidenti Putin, dje, më 16 tetor, gjatë rrugës për në Milano, u ndal për një vizitë të shkurtër në Beograd, ku mori pjesë në paradën e organizuar për nder të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit.

Në takimin dypalësh të të dy presidentëve - Putin Nikoliç - u fol për miqësinë shumëshekullore të popullit rus me popullin serb. Në atë takim nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe ca probleme të mprehta, si ai që lidhet me çështjen e Kosovës. Presidenti Tomislav Nikoliç tha:
“Për ne sot gjëja më e rëndësishme është përkrahja që na jepni ju për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë së Serbisë, sidomos për çështjen e Kosovës. Unë e di që ju i përmbaheni këtij parimi. Serbia shikon te Rusia partnerin dhe bashkëluftëtarin e saj të madh. Dhe vendi ynë nuk do të vërë në rrezik marrëdhëniet e veta të mira dhe të kahershme me Rusinë…”.
Putini, në fjalën gjegjëse, theksoi:
“Ju përmendët qëndrimin e Rusisë lidhur me Kosovën. Rusia mban një qëndrim parimor. Ky qëndrim bazohet jo vetëm në miqësinë dhe në afrinë tonë, por edhe në të drejtën dhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ky është një qëndrim parimor. Dhe si i tillë, ai nuk do të pësojë kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë ta përkrahim Serbinë. Rusia nuk bën tregti me miqësinë…”.
Kosova po shkon drejt vitit të shtatë të shpalljes së pavarësisë dhe deri tani është njohur nga 107 shtete, kurse presidenti serb shikon ëndrra në diell për punën e tërësisë territoriale të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën brenda saj! Dhe Putini, president i një supershteti, i vjen pas avazit. Domosdo që u është ndryshkur mendja që të dyve.

Santa Barbara, Kaliforni
17 tetor, 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 562 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi