Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rrustem Geci - Mungesa e tërësisë‏
Publikuar më 18 tetor, 2014 në orën 20:23 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
dhe 30 poezi të Rrustem Gecit, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë

Trojet tona përherë kanë qenë të banuara me shqiptar. Shkenca historiografike botërore pranon njëzërit që trualli i atdheut tonë (Xara, pranë Sarandës, Lanabregasi, rrëzë Dajtit, Bardhaj, afër Shkodrës, dhe Smira, afër Vitisë në Kosovë ( që njëherit supozohet edhe si vendlindje e Homerit), dhe shumë lokalitete në Dalmaci, Bosne, dhe Panoni, kanë qenë të banuara qysh nga fillimi i paleolitit e këtej me shqiptar të lashtë. Studius të Onomastikës Ilire, dhe të pellazgjishtes janë në dijeni të këtyre të dhënave. Por, Shkencëtarët tanë duhet të jenë më studius, dhe më të guximshëm, t´i mbledhin farat e së vërtetës, dhe të zbardhin përfundimisht të kaluarën tonë të vjedhur, dhe të mbytur nëpër rrënoja, dhe të ndryra nëpër arkiva botërore.

Në Roganë, po dhe në fshatrat përreth Roganës, ka me dhjetëra emra që vijnë nga fillimet e lashtësisë. Është e vërtetë s´e ka pasur rënie historike në periudha të caktuara të qytetërimit shqiptar. Ndodhem në një tumë të kohës së tashme, dhe mall kam për largësi të kohës së kaluar, dhe të kohës së ardhshme. Kot e rrahi ujin e lumit për të më treguar, sa ujë ka rrjedhur këtej pari, dhe si është vetlindur lumi. Jam diku në jug të ëndrrave të mia, ku bota hyjnore i ngjanë endacakëve. Këtu jam për t´i treguar vetes, s´e në ëndërr nuk ka diell, dhe shumë nga ëndrrërrat janë pa shtëpi të përhershme. E vërteta pyet, a kemi Promethe modern në kohën tonë?!

E them me plotë gojën se kaluara e shqiptarëve është dhunuar, është vjedhur, dhe përvetësuar nga fqinjët dhe nga politika të historisë nëpër epoka. Fara e mirëfilltë e së vërtetës sonë është vrarë dhe është mbytur, njëherë kur u dogj Biblioteka e Aleksandrisë, dhe mëpastaj kur u përshkruan veprat dhe biografitë e Homerit, si dhe të filozofëve, dhe shkrimtarëve të lashtësisë. Homeri dhe vepra e tij tërësisht shqiptare, dhe e shkruar në shqipen e lashtë, ( në alfabetin pellazgjik ) sipas pohimit të çamit, Aristidh Kola, ai ishte i pari shqiptar, që e lexoi në origjinal Odesenë e Homerit, dhe grekët për këtë lexim dhe publikim, se babai i poezisë botërore shkruante shqip, dhe se lufta e Trojës ishte, luftë në mes të Dardanëve të Trojës, dhe Dardanëve të Mikenës, Shërbimi kombëtar Grek, Aristidh Kolën e vret si të sëmurë me Leuçemi, në moshën më krijuese.

Mesazhi i shkrimtarit, historianit, dhe filozofit çam, Aristidh Kola, se më duhen 400 vjet jetë për ta kthyer mbarë të kaluarën tonë, duhet të merret shumë seriozisht nga arti, filozofia dhe shkenca shqiptare. Thirrja e Aristidhit, duhet të jetë vetëdije dhe kushtrim për 20 Universitetet shqiptare në Shqipëri, dhe Kosovë. Intelektualët tanë duhet ta zënë të vërtetën, duhet t´i mbledhin farat e humbura të fillimit, dhe të mos bien në ekstazat e dehura të mësimeve të ndenjave.

Shqiptarët prej fillimit të ekzistencës njerëzore kanë qenë të edukur, të qytetëruar, dhe popull qytetërues. Këtë e dëshmojnë fjalët e mbijetuara të emërvendeve, qyteteve, lumejve e gjësendeve. Në Roganë, ku jam lindur unë, janë disa emra të lashtë. Emervende të kryqëzuara, në epokat e antikitetit të hershëm. Emervendet, te „Kryet e Njerit“, „ Kodra e Brisë“, „KaNiku“, „DonBulli“, „RaBora“, dhe dëshmia më e mirëfilltë, poezia në Gurin e Tërnovcit, e shkruar para mileut të ri, tregon s´e edhe Rogana, po edhe fshatrat përreth, kanë qenë të banuara, dhe me kulturë të lartë. Në Roganë janë gjetur themelet e 2 Kishave, dhe enë të panumërta drithi dhe peshore.

Teksti i poezisë në Gurin e Tërnovcit është i cilësisë shumë të lart; Biri im / Mos qaj për mua / Unë isha tek ju / Por, edhe ti do vish tek unë / Deri sa të vijë ajo ditë / Jetoje jetën tënde!.. / përkthim i Gjylteqin Shehut. Me këtë rast unë i shprehi mirënjohje gjuhës, emrave të përvetshëm, artit dhe tokës sime, për këto pasuri të çmuara me jetën dhe për jetën. E ndjej në shpirt s´e duhet të bisedoj më shumë me nënshtresat e zbuluara, dhe me ato që do të zbulohen. Pasuria shpirtërore e shqiptarëve s´guxon të mbetet kështu e shpërndarë.

Të gjithë një ditë do të mplakemi / vetëm vullnetin e dua për timin / pa vullnet jam i vdekur / pa të s´jam askushi !..Krijues është ai që ka një qëllim ose një die. Askush nuk mban ar në gojë, po pështymë dhe lëngë pështyme, shprehet arkeologia Erza. Rruste, kam një hamendësim poetik për antikën dhe për të bukurën e përgjithshme. Jeta pa dashuri, dhe pa këtë pikë mjalti në gjak, kujtoj s´e është e zbrazët dhe pa domethënie. E vërtetë i them Erzës, e vërtetë! Ajo që mungon në këtë çast, është një gotë verë e arbërit, për të sajuar një ekstazë dehjeje. Erza, unë nuk njoh, shkrimtarë, artistë, shkencëtarë, që kanë vdekur duke lexuar në bibliotekë. Kohës sonë duhet patjetër t´i dalim përpara.
Erza s´ndalet me pyetje; ç´është një dëshirë poeti, një dëshirë në vakansë, një dëshirë me kaq vogëlsira! Erza, ne kot e rrahim ujin në havan, mua e ty na mugon tërësia e të shkuarave, dhe duhet t´i bëhet një gjyq hajdutëve të historisë, dhe atyre që na vodhën të kaluarën tonë.

E kaluara jonë e vjedhur nga fqinjët është gur i rëndesës. Vjedhja e Homerit nga grekërit, e Pirro Burrit, e Akropolit të Athinës, do duhej, (që përmes një gjyqi ndërkombëtar), të gjithë filozofëve, shkrimtarëve, figurave historike të atikitetit etj. tu njihet identiteti dhe përkatësia shpirtërore shqiptare. Hajdutëria e fshehur 2 mijë vjet duhet të marr fund. Në këtë rrethim dhe përvetësim hajdutësh ndaj pronësisë sonë shpirtërore, një nxënës në Roganë më pyeti; A kemi edhe ne Promethe, dhe i kujt ishte ai burrë i zgjuar!..Mungesa e tërësisë së kaluar, o Arbi, ngadalson të tashmen dhe të ardhshmen e popullit tonë. Tek shumë njerëz vetëm këmbët ecin!..

Rrustem Geci - 30 poezi nga libri „Rogana“, dhe me Roganë

B U B U L I N A

Vetëm jam në stacion
ku askush s´ më pret
trenat shkojnë e vijnë
jashtë mendimet ikin
Në tërë këtë gjithnajë
“jetime” kam mbetur
trenat shkojnë e vijnë
mua askush s´më pret
Me këtë shi në zemër
plagët i kam në lot
me këtë shi në zemër
kush nuk qan o zot

Y L B E R I

A duhej të vdiste Troja
për një grabitje gruaje
e sotmja s´ka përgjigje
nga Troja del ende tym
A duhej të vdiste Troja
për dy të dashuruar
apo,.. nga një dashuri
e nxehtë e një mëkati
...ajo kohë më s´ flet
e sotmja s´ka përgjigje
me vdekjen e Trojës
u shuan edhe pellazgët

T R O H A

Gjumë fare s´ kam
ëndërra më ka ikë
dhimbja në kraharor
më therë si me thikë
E r a jashtë f r y n
nuk di se ku shkon
brenda kam një trim
që fort më dashuron
Në mëngjes në fushë
era në pemë qan
ku vajti sot ai burri
që këtu ishte mbramë

D A R D A N I

Që nga fillimet e antikës
në Kosovë unë bëj lavër
Mbjelli, bluaj, dhe korri
me pikën e gjakut tim
Që nga fillimet e antikës
jam zot i vendit tim,jam
zot i kësaj toke, jam zot
i gjelbërimeve të mia
Që nga fillimet e antikës
unë jam ai i motëshmi
vendlindja e shqiptarve
me nipër dhe stërnipër

KOSOVËS

Gjithë a j r i n e atdheut
që erërat e shpërndajnë
është pasuri e natyrës
një prodhim amë i tokës

Gjithë diellin e atdheut
që s o t e konsumojmë
është pasuri e të gjithëve
për një jetë më të mirë

Gjithë yjet e pashuara
që Prishtina i këndon
janë yje të Tiranës, të
Preshevës e të Tetovës

T R Ë N D Ë L I N A

Nata sonte veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj...mes vetmisë
një diell tjetër të lirisë

Dhembja ime s' ka fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek plaga
ajo shpresat i ka tek flaka

Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend

P R O T E S T Ë

Shlimani Trojën e shiti
në një ankand në Berlin
ai e ndau të pandashmen
p r o n ë n tonë historike

Shlimani Trojën e shiti
për 100 milion dollarë
ai t r e g t a r i Evropës
Trojën grekut ia shiti

sikur Troja të ishte e tij
Priam, Hektor, Eneida
gjallë janë këtej plot Ida
po Troja ishte e veçantë
një pasuri historike jona

K R O I

Jam në vendlindjen time
me gjysh dhe babagjysh
këtu uji buron i kthjellët
ajër ka sa ka dashtë zoti

Në këtë tokë me Roganë
kam qiellin e nënqiellit
ëndërren time të bukur
dëshirat e mia të bardha

Në këtë tokë me Roganë
kam flamurin e zemrës
fëmijërinë time të bukur
këngët e mia të jetës

Motive me Roganë

Nga gjithë vendet që ka toka
s´ka më e bukur se Rogana
sa herë dielli bie n´ katund
rrezet dielli i sjell me fund

Në Guramel dhe Frakamen
hapet gjithësia e fshatit tem
që nga toka gjer në qiell
e tërë Rogana e ka një diell

Në vendlindje është sheqer
dielli luleve u jep e u merr
në Roganë ka plot stinë
pema pemën e çel me rimë

L U L E V A L Ë T

Lumi përroin e thërret
bashkërisht të vemi në det
fryn këngëve e bubullin
fryn lumit dhe vetëtin

Dallga - dallgën nanuron
dallga lumin e dallgëzon
fryn këngëve e vetëtin
fryn lumit e bubullin

Lumi veten vetë e lanë
uji lumit lumin s´ndanë
liro l u n d r ë n liro djalë
puthëm tani këtu mbi valë

L A B I N O T I

Pamje të bukur ka natyra
kur fryn era e dallga fryn
zhurma e krojeve, edhe shiu
janë në natyrën e fshatit tim

Ujë prej shiu e prej bore
vjen potershëm gjithandej
zëri i bilbilave, zë i butë
tekstin zogjtë e bëjnë vet

Në n a t y r ë n e vendit tim
çelin lulet, çelë dhe pema
gushti vie andej nga fusha
e dimëri, zbret vetë nga mali

R A M I R I

Tek tre gurë e tek një lis
plot kujtime i kam degdis
kujtoj vendin ku jam lind
kujtoj shokë dhe kujtoj miq

Zemër e imja është trazuar
kam një mall të përmalluar
ty në ëndërr të kam parë
ëndrra s´ ishte aq e mbarë

Majë një shpati me tre emra
Është një gur që e di zemra
tek ai gur të puth kam nis
plot janë vitet që jam degdis

D A R D A N I

Në një takim dashuror
nuk ka vetëm përqafime
ka puthje dhe shtrëngime
nga më të përvetshmet

Zemër, njih veten tënde
dhe unë vetveten time
në dashuritë e çasteve
ti je lulja që e dëshiroj

Dhoma ku e bëjmë natën
është hotel midis malit
nëpër mure ka pasqyra
dhe peisazhe të bukura

J E H O N A

Fluturo, o f l u t u r, fluturo
në qershorin e vendit tim
me ty unë dua të bisedoj
për një takim që ne e dimë

Tek kroi i kuq thellë në mal
ishte një d j a l ë me kalë
një p e m ë që era e thupë
i jep më të ëmblen kupë

Ajo e p u t h u r në qershor
më bie me grusht e me dorë
flutur, gjejma djalin me kalë
se e gjallë do futem në varr

A B A Z I

Kush u tha që s´jam
tek arat e Gjirmës
kush u tha që s´jam
në fushë të vetimës;

Unë jam xha Abazi
në kokë kam himn
70 -të e sa vjeçar
me pushkë e qefin
.
Quamëni si të doni
jam trim i kryeherit
më erdhi çasti im, të
vdes në log të nderit

R O G A N A

Djalin ma vrau serbi
pse djali atë s'e deshi
djalin ma vrau serbi
se djali ishte i bukur
djalin ma vrau serbi
kur ai i këputi prangat
djalin ma vrau serbi
se lirinë e deshi të lirë

Konti i Roganës

Poeti e thotë me gojë
e shkruan edhe në letër
se poezia do të rrojë
aq sa do të rrojë njeriu

Krijimet me shkronja
mbeten maja e gjuhës
pasqyra e pëjetimeve
udha që duhet të ecim

Poeti e thotë egzaktë
E shkruan dhe në letër
jam Konti yt i fjalës
jam Konti yt i këngës

T A U L A N T I

Mbretëreshë e qiejve
fluturo shpirt, fluturo
deri sa të pi këtë kafe
dua të shoh në qiell
t ë r ë fluturimin tënd
mbretëreshë e qiejve
ti ma ke parë ëndrrën
derisa ty të ëndërroja

Metush Krasniqi
- mesazh popullit tim !

Mos ia jepni votën armikut
as t a k s a t qeverisë së tij
mos i dorëzoni a r m ë t
as luftën tuaj me g j a k
jepni k r a h luftës, jepni
nuk kemi tokë për të falur
ndiqeni mësimin e lirisë
shumë janë burgjet me ne
plot janë beteja që presin

F R A S H Ë R I

Në aksionin e armëve
Rogana ishte e plagosur
dhe e torturuar rëndë
për tepricat e drithit
për tepricat e drurit, për
tepricat që s´ i kishte
Në aksionin e armëve
Roganën e patën rrahur
në qendrat e ndëshkimit
në Hogosht dhe Gjilan

RRAPARUME

Era e fortë e me stuhi
u bie pemëve si e çmendur
u bie xhamave, edhe kulmeve
dhe gjësendeve me llamarinë
shiu me frymë bën zhurmë
copa tjegullash hedh anash
stuhi e fortë mbytë fushën
e mëpastaj,.. ikën larg!.

R R U D H A N A

Unë ende pa u bërë mollë
dhe pak e hapur nën gjethe
engjëlli m´u shfaq befas
e unë s´ di, u dashurova
Veten e qortova, çbëre moj
pse trupin ia dhe bandillit
ende pa u pjekur si duhet
dhe ende pa u bërë mollë
Budallaqe, më tha vetja
frutat s´i ti si lënë të piqen
bujaria e shpirtit, këto i ka
shumë jep, dhe pak merr

R R U D H A N I

Për çdo ditë tokën e sodis
a i dalin lot, a ka vuajtje
asnjë agim s´agon i njëjtë
mbrëmja e do të zotin e saj
Tokën ku unë e bëj jetën
e lexoj me shumë kujdes
në bari, bari është i gjelbër
në det, deti është i kaltërt
Për miliarda vjet të jetës
toka lindi ajrin, ujin, detin
toka flet bukur njerëzisht
ajo flet edhe gjuhën time

Lufta e kraharorit

Pas aq viteve në mërgim
kthimi mbetet i vështirë
një dramë me disa pamje
një betejë e përditshme
Në mërgimet e detyruara
nga djegiet dhe gjenocidi
dhe nga prerjet e kokave
edhe kthimi mbetet mizor
Pas aq viteve në mërgim
luftë kam në karaharor
se një “lëmsh” i fshehur
kthimin s´e lë të kthehet

D R A N J A

Dashuria më çmend
kur burrat më pëlqejnë
Një (natë) në Tetovë
unë preka ëndrren time

Dashuria më çmend
Kur jam në çastin tim
Ajo natë në T e t o v ë

ishte vërtet dashuria
Dashuria më çmend
o djalë prej Rogane
Dashuria më çmend
O d j a l ë prej Tirane

Këngët e ullirit

Vasha të bukura si perri
Vasha të Arbrit për lakmi
V a l ë e valëza në bedena
Shoqe jemi; të bukura jemi!

Qeshu o det o thëllim blu
U l q i n a k e t lahemi këtu
Verë të bukur bën në kala
Në Roganë e kam një vëlla

Në fron t´ Kalasë, Abetarja
Sodit detin zogjtë krahlehtë
Te Guri Peshkut lahen çunat
Deti verës puthë e s´vetë

U D H Ë T A R I

Nëse dëgjon një zë uji
ndalu që të freskohesh
aty do të gjesh kroje
drunj dhe pemë, hije
nëse uji është i thellë
aty do ketë dhe u r ë
Nëse dëgjon një zë uji
ngjashëm me ujëvarën
udhëtar, mos u tremb
se hija është memece
nëpër udhët e krojeve

F L A M U R I

Jam i etshëm të shkruaj
jam i eshtuar të këndoj
për një tregim të kohës
me diell të vendlindjes
Jam i etshëm të shkruaj
jam i eshtuar të këndoj
për njerëzit dhe tokën
për këtë botë të gjelbër
Jam i eshtuar të shkruaj
këtë libër me Roganë
këtë libër me Kosovë
këtë libër me Shqipëri

B U J K U

Në gjakun e bujkut tonë
ka grurë, misër, fasule
beteja të ashpra për jetën
beteja të ashpra për tokën
dhe farë të njëmijë luleve
Në gjakun e bujkut tonë
në kraharorin e tij të gjerë
lulëzojnë fusha të gjëra
rrënjë gjaku të stëmoçme
kokërra të gurit të lashtë
pemë nga më të ëmblat
Tek ky mbjellës i bukës
rritet një univers i tërë
dhe një botë e çuditshme
me bimë, pemë dhe lule!..

R R Ë N J Ë T

Gjak i fisëm i gecajve
gjak i fisëm i Roganajve
gjak i bekuar i kombit
jam pjesë e vuajtjes tuaj
jam pjesë e dhimbjes tuaj
jam fjala e bardhë, poeti
jam fjala e juaj, Rogana

Rrustem Geci - Dortmund

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 1,087 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi