ISA FERIZAJ: FLUTUROI NJE SHQIPONJE |
Publikuar më 20 tetor, 2014 në orën 03:56 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
FLUTUROI NJE SHQIONJE
* Këto vargje u frymëzuan nga qendresa heroike
e Skuadres tonë kombëtare të futbollit,
në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen
me ekipin e Serbisë, me 14 tetor 2014,
përballë çmendurisë e atavizmave historike
e histerike të një shteti paranojak serb.
Një shqiponjë seç fluturoi mbi Beograd;
Shqiptarë, prapa i shkojnë, miliona, varg!
Poshtë shqipes n’fluturim, zvarritet serbi n’histeri;
Mbi krahë të shqipes Mëmëdheu, madhështori n’madhështi!
Mbi ata krahë të tonës shqie dykrenare, rrin lavdia;
Ismail Qemali, Baca Isë i Boletinit e, shqiptaria!
Dhe një herë penë e Malos, n’qiell t’Evropës, vetetimë;
Prapë koburja e Bacës Isë, n’qiell t’Evropës, oshëtinë!
Një shqiponjë, mbi Beograd …, seç fluturoi;
N’zemer t’saj shqiptaria, krejt Evropen nga gjumi zgjoi.
N’rrahje t’krahëve të shqiponjës, shkundet historia;
Poshtë atij fluturimi, zvarrë si gjarpër shkon, Serbia!
Fluturimi i shqiponjës, shovinizmit ia grisi maskën;
Zjarrëvënësve të Ballkanit që, gati janë t’ia vënë flakën!
Zgjohen ëndrrat me fantazma, me to mbushur historia;
N’ato ëndrra plot fantazma, trembshëm zgjohet, çmenduria!
Fluturoi një shqiponjë, n’qiell t’Evropës, të historisë;
Thellë nga shekujt fluturimi, është shqiponja e ardhmerisë.
Poshtë atij fluturimi, zhytur n’terr, shovinizmi, ligësia;
N’kënetë t’kohës, shpirt i plakur, llapuçitet nga marrëzia!
Fort i shkundi flatrat shqipja, mbi Beogradin e sëmurë;
Edhe kohërat fort u shkundën, ç’i drithëroi ai “Flamur”!
N’sytë e botës shqiptaria dhe, një herë vulosi bashkimin;
U drithërua Ballkani i sëmurë, në kor ujqërit, ulërinin!
Fluturo, shqiponjë e lirë, shqiptaria Ty t’ka në zemer;
T’na rinjohë bota mbarë, “shqiptar” kemi tonin emer!
Le të dridhen zhabat, ujqërit, e shqiponjës është koha;
Ta mësojë hasmi dhe miku, lavdia jemi ne e, Evropës!
Mos iu trembni fluturimit, n’fluturim kohërat shikohen;
Shumë t’padrejta na i bënë, sa dhe shekujt turpërohen!
E jona shqipe, vetem lart fluturon, n’sytë e saj ndrin dielli;
N’kthetra t’saj dergjet ligësia, s’ia merr, t’veten hise qielli!
Bijtë e shqipes si përherë, e nderuan Mëmëdhënë;
Ia ruajten shqipes nderin, sikur pamë Skenderbenë!
Aty ishte Naimi, ish’ Çerçizi, Enver trimi e Adem Jashari;
Me bijtë e shqipes, vetë lavdia dhe, heronjtë u çuan nga varri!
Fluturo, shqipja shqiptare, përmbi kohëra fluturim;
Tundi krahët mbi Evropë, shovinizmin fute n’ngujim!
Çirrja maskën “moderne” kohës shpirtëplakur;
Si relike e pavlerë, shoven shpirtin, për ta flakur!
Fluturo kudo shqipe dhe, Evropës mprehja shikimin;
Nga errësirë e guvë e kohës, nxirrja mendjen edhe shpirtin!
Kur fluturove mbi këto troje, ishe zonjë Ti e, mbretëreshë;
Përnën qiell e përmbi tokë, vetë ti, ishe …, përëndeshë!
T’u sulen kohërat me terbim e, t’i prishen n’kufi foletë;
S’i harron shqipja shkëmbinjtë, atje shkon kur bien rrufetë!
Lufton shqipja me rrufetë e, mbi rrufetë ajo fiton;
Nuk harrohet sinori i truallit, prapë folenë, atje nderton!
Tiranë, me 18. 10. 2014
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
Lexuar:
1,431 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|