Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PDK nuk ka të drejtë politike, as juridike dhe madje as morale të qeverisë, apo të bashkëqeverisë me VLAN-in
Publikuar më 21 tetor, 2014 në orën 01:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
PDK me partitë e vogla që i janë bashkuar asaj nuk kanë asnjë të drejtë të qeverisë apo të bashkëqeverisë me Koalicionin e madh paszgjedhorë, koalicion ky i cili që në mandatin e dytë ka kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie, sidomos VV, dhe kjo ka pasuar me shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.

Koalicioni paszgjedhor siç është deklaruar nuk hyn me bashkëqeverisje me PDK-në, nuk ka mandatin e votuesve për marrëveshje me PDK-në, për formimin e institucioneve bashkë, këtë e kanë pohuar edhe udhëheqësit e këtij koalicioni edhe gjatë fushatës parazgjedhore. Pasi PDK tri herë nuk mundi ta zgjedh Kryeparlamentarin, tash po mundohet të bashkëqeverisë me koalicionin paszgjedhor, ku së pari e përmendi LDK-në, (duke u munduar t’i përçajë ata mes vete). Që këto parti të jenë nën diktatin e PDK-së me ndonjë Ministri dytësore, PDK përmes Flora Brovinës, po e bllokon kuvendin duke deklaruar që pa marrëveshje me PDK-në nuk do të mbahet asnjë seancë. Bllokaden politike për mosformimin e institucioneve e bëri PDK-ja edhe me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, duke e shkarkuar pa të drejtë Isa Mustafën, i cili ishte zgjedhur nga më shumë se 80 deputet apo 2/3 e shumicës, dhe këtë të drejtë të kryeparlamentarit ia njohu padrejtësisht PDK-së, e cila edhe pasi provojë tri herë nuk mundi ta zgjedhë kryetarin e parlamentit. Pastaj të drejtën për ta udhëhequr seancën padrejtësisht ia njohu vetëm Flora Brovinës. PDK nuk dinë të ngopet, ajo ka humbur orientimin politik moral e ligjor. Kosova, shteti më i varfër dhe një prej shteteve më të korruptuara në Evropë e më gjerë. PDK po e quan koalicionin paszgjedhor bllokues të institucioneve, madje edhe përgjegjës për këtë bllokadë, disa nga ta si Adem Grabovci e ndonjë tjetër e përsërisin shpesh këtë. Hashim Thaçi shkoi më lart në seancën e 9 tetorit të kolicionit paszgjedhor, duke e quajtur jo seancë, por takim antlilogjor, anti kushtetues dhe jolegjitim. Thaçi deputetët e koalicionit paszgjedhor (përfaqësuesit e shumicës) i quajti keqpërdorues të hapësirave të Kuvendit, sikur Kuvendi të mos ishte i tyre, pra i shumicës, por vetëm i pakicës PDK-së me koalicionin parazgjedhor që kanë vetëm 36 deputetë.
Dy mandate i ka kryer kjo qeveri, tri mandate nuk ka askund. Koalicionet paszgjedhore bëhen edhe në shtetet tjera, jo vetëm në Kosovë, bile edhe PDK-ja ka bërë koaliicion paszgjedhor me AKR-në. Koalicioni i tashëm paszgjedhor nuk kishte pranuar bashkëqeverisje me PDK-në. Kjo ka ndodh edhe me partitë që kanë dal si të parat pas zgjedhjeve edhe ne vendet e Evropës e gjetiu, nuk mund të qeverisin në rast se nuk gjejnë aleat, por qeverisin partitë tjera që e kanë shumicën parlamentare. Pa partitë e vogla aleate te PDK-së, gati aq vota ka pasur LDK-ja në zgjedhjet e fundit, kurse VV, AAK dhe Nisma kanë fituar 33 parlamentarë, do të thotë VLAN-i ka fituar gati dy herë më shumë se PDK-ja. Pa hyrë në thëniet e udhëheqësve të LVAN-it që PDK-ja i ka vjedhur votat në dy palë zgjedhjet e tjera, kurse në zgjedhjet e fundit i ka blerë.
Presidentja edhe pse e vonuar që në takimin e parë me partitë politike është dashur t’i thotë PDK-së se tri herë nuk mundët ta zgjidhni kryetarin e parlamentit, nuk i keni votat dhe e keni konsumuar të drejtën e juaj, koalicioni paszgjedhor nuk dëshiron bashkëqeverisje me ju dhe e drejta i takon këtij koalicioni që e ka shumicën. Presidentja nuk duhet të humb kohë pro marrëveshjes me PDK-n dhe të diskreditohet si PDK-ja dhe Gjykata Kushtetuese. Koalicioni paszgjedhor është treguar tepër tolerues si ndaj PDK-së, Gjykatës Kushtetutese dhe tani ndaj Presidentes. Isa Mustafa më së voni është dashur të rizgjedhet Kryetar i Parlamentit më 9 tetor të këtij viti. Koalicioni paszgjedhor nuk duhet të bie viktimë e PDK-së, e as ndonjë imponimi nga jashtë, për bashkëqeverisje me PDK-në, sepse kjo do të ishte tradhti ndaj elektoratit dhe ne zgjedhjet e ardhshme do t’i shaktonte humbje të madhe të votave.

Ragip Mexhuani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 439 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi