Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Jasques Hogar të paditët për gjenocid
Publikuar më 23 tetor, 2014 në orën 04:22 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga shpopullimi i veriut të Mitrovicës në vitin 2000, shumë herë e kam ngritur zërin dhe kam adresuar fajin për këtë, që është bërë në mënyrë të qëllimshme nga KFOR- Francez, për të arsyetuar veten në rreshtimin e Paktit NATO dhe politikës së vet kundër Serbisë, por nuk është marr kurrë seriozisht kjo thirrje imja dhe të kërkohej llogari nga politika dhe KFOR-i francez. Më në fund doli edhe kryeprotagonisti i këtij gjenocidi dhe rrah gjoks publikisht, përmes librit “Evropa vdiq në Prishtinë”, për këtë vepër gjenocidale që ka bërë, faqe botës së “qytetëruar”, e cila nuk morri mundin asnjëherë për të ngritur zërin, madje edhe përmes analeve diplomatike dhe ta rikthente gjendjen në teren.

Jasques Hogar komandat i forcave speciale franceze, që vetëm për pesëmbëdhjetë ditë të qëndrimit në veri të Kosovës, tregon për misionin që kishte: “Detyra e jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse mes shqiptarëve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër”
Ky planifikim ishte bërë herët, pra, para se të fillonin bombardimet e NATO-së në caqet ushtarake serbe. Hogar shton: “Në fund të vitit 1998 kishim filluar të shqyrtonim operacionin ushtarak kundër Serbisë, që do të thotë se gjithçka ishte e planifikuar më herët. Në mediet franceze në atë kohë dëgjonim se si serbët e këqij po i dëbojnë shqiptarët e mirë. Nuk e njihja Ballkanin, prandaj unë doja t’i takoja këta serbë të ligë që po kryenin spastrim etnik, siç thoshte e ‘vërteta zyrtare. Zbuluam se në fakt ishte krejt e kundërta”. Pra që në ditët e para ky “strateg” zbulon të kundërtën e asaj që shkruhej e flitej, në mediat e tyre të informimit dhe në politikën legale që bënte Franca para të tjerëve.
Ky, në fillim pranon, se kishin qëndrim për të vendosur vijën ndarëse (lexo: kufirin) në mes shqiptarëve dhe serbëve në lumin Ibër. Mirëpo, parashtrohej pyetje, se qëndrim i kujt ishte: francez apo i gjithë aleancës Veri Atlantike. Sikur të ishte i Aleancës, atëherë duhej tëhuhej një lojë tjetër, jo kjo që u luajt dhe ishte e tejdukshme. Por enigmën e fashizoizmit ky e nxjerr nga babai i tij- Gjeneral, që ia përkujtoi, se ajo që thuhej për serbët nuk qëndronte. Pra, zbulimin e kishte bërë babai i tij dhe ky ashtu të mbërtypur, pa shijen e kohës, e morri me vete dhe menjëherë e zbatoi, në kohën kur ende nuk ishte pozicionuar NATO në Kosovë. Ky mundohet të na hedh hi syve kur thotë: ”Vendimin e kam marrë vetë, në bazë të vlerësimit. Nganjëherë disa gjëra në terren realizohen më lehtë sesa kur i mendon”, sepse duart i kishte të lira, nga shtatmadhoria e shtetit të vet dhe kishte bekimin e babait – Gjeneral
Një ushtaraku, të një force speciale, me një traditë të fort në këtë fushë, deri në vendin e ngjarjes, që më vonë do të bëhet vend i krimit të dyfishtë, nuk do t’i kujtohet misioni që ka, por: ”Shpejt e kam kuptuar se detyra ime kryesore ishte të ruaja jetët njerëzore.” Çfarë ironie! Ky harron, se për tu pozicionuar, kishte biseduar në fillim me oficerët serb dhe në bisedë me ta paska kuptuar se serbët ishin të rrezikuar.
Për veprimet e veta nuk konsultohet me askënd do të thotë, i ka pasur duart e lira për të vepruar dhe pa “hartë” dinte se ku duhet shtrirë kufirin në mes serbëve dhe shqiptarëve.
Ironia më e madhe është kur thotë: “Ajo çfarë po thosha ishte në kundërshtim me politikën zyrtare franceze”, ndërsa atë të cilën e bënte ishte harmoni me këtë politikë, se përndryshe do të ndëshkohej dhe Franca do t’i kërkonte falje shqiptarëve. Dhe për të mos dhënë përgjegjësi ky largohet nga strukturat ushtarake, thua se pushteti francez nuk do të ketë më mundësi për ta ndjekur. Hajde logjik, hajde!
Siç shihet, nuk kemi vetëm një gjeneral francez që raportonte gjeneralëve serb, për caqet e bombardimeve të NATO-së, por po na dalin edhe më tepër gjeneral, kur kemi parasysh traditën e përsëritjes së kuadrove nga e njëjta derë.
Ky edhe jep mesazh për Serbinë: “Pavarësisht politikës ditore, serbët kurrë nuk do të pajtohen me humbjen e përhershme të djepit të tyre historik dhe kulturor. Nëse diku keni një popullsi shumicë, nuk do të thotë se ai është territori juaj.” Një njeri me përvojë në vend të ngjarje, një njeri me përvojë në përcaktimin e fatit të kombeve, e kufijve, nuk ka pas se si mos të përcjell këtë mesazh. Në fund të fundit ky është edhe porosia e babës, i cili “kishte miqësi” me Serbinë.
Edhe pas publikimit të librit, mu në kohën e përvjetorit të bombardimeve të NATO-së, Franca hesht, heshtin edhe strukturat e NATO-së, por heshtin edhe qeveritarët tanë, politikëbërësit tanë, prokuroria dhe Avokati i Popullit. Që të gjithë kanë për detyrë për të ngritur padinë në Gjykatën Ndërkombëtare për Gjenocid Lufte, në Hag. Nuk duhet mbledhur fakte, se këto i ka publikuar vet, prandaj duhet vetëm të ndërmerren veprime.

Prishtinë, 21.10.2014

P.S. Jam shërbyer nga “Shekulli”

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 799 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi