Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Beograd pati barbarizëm, racizëm dhe fashizëm serb, JO nacionalizëm shqiptar!!!
Publikuar më 24 tetor, 2014 në orën 01:00 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** “Nëse është e mundur higjiena e trupit, atëherë është e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit të njeriut”. (Pisarev, citat i cituar nga Hamëz Gashi).

Mirëpo, kjo sintagmë me karakter edukativ, human dhe njerëzor, nuk vlen për honxho-bonxhot e Mihail Gramenos për sahanlëpirësit e Kristo Floqit dhe të Ali Asllanit, për hasho tuxharët e salep sulltanit, si dhe për “derbederët dhe stërnipët e Kainit, tebdilë si barinj…” të Fan S. Nolit ngase ata nuk e ndjejnë vetën shqiptarë ndaj edhe spiunojnë dhe tradhtojnë për inetresa të armiqve dhe pushtueseve të ndryshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ata që Flamurin kombëtar shqiptar e qujanë “arnë”, gjakun e shqiptarit e quajnë “ujë” dhe Shqipërinë Etnik, e quajnë “Shqipëri e Madhe”, nuk kanë asnjë promil gjak shqiptari, kurrfarë karakteri, as ndjenje shqiptare, por janë të pacipë, të rafinuar sepse i ndërrojnë tezat, ashtu sikurse politika, kuazishkenca dhe kisha serbe, ashtu si u konvenon gënjeshtrave, shpifjeve, mashtrimeve, spekulimeve dhe intrigave të tyre sipas interesit egoist dhe kalonor të tyre, me qëllim që të mohojnë dhe shpërfytyrojnë të VËRTETËN në sy të botës, edhe kur është fjala për nacionalzimin shqiptar, edhe për ekzistencën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan

Qenët dhe zagarët e qartur dhe të zgjebosur të “serpit” le të lehin për atë paguhen dhe “gradohen” , që ta mbrojnë barbarizmin, nacionalzimin dhe fashizmin serb në dimensione ballkanike dhe evropiane.

Mirëpo, kot le të ulërijnë klyshët dhe zagarët shqipfolës AVOKATËT e Serbisë, se gjoja Flamuri kombëtar dhe shtetëror i Shqipërisë Etnike, “është vetëm një arnë” dhe se mbrojtja e tij nga të gjithë shqiptarët, “është nacionalizëm ekstrem”, sepse kombi shqiptar ende ka gjak të bollshëm, të pastër dhe të njomë të trimave heronj, patriotë dhe atdhetarë (këtë vërtetë e provuan edhe djelmoshat trima dhe patriotë të Kombëtares Kuqezi në mbrojtjn e e Flamurit shqiptar në Beograd, si dhe reagimet e mëpastajme masovike të qindra e mijëra shqiptarëve në Tiranë, në Prishtinë, si dhe në të gjitha hapësira e Shqipërisë Etnike, dhe në disporën shqiptare.

Kjo do të thotë se shqiptarët janë gjallë, të bashkuar, të fuqishëm, të një mendjeje, të një gjaku, të një flamuri, të një kombi dhe të një atdheu-Shqipërisë Etnike, që nuk do të ketë forcë, që t’i përçajë, t’i copëtojë, as t’i sundojë më askush, sepse nuk janë të vetëm, tanimë e kanë në mbrojtje të çeliktë Amerikën, e cila Kosovën e shkëputi dhe e çliroi përgjithmonë nga kthetrat e përgjakshme të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (17 shkurt 2008).

Pra, pavarësisht nga përfoljet dhe akuzat e zagarëve të Serbisë, shqiptarët e Shqipërisë Etnike, (ashtu siç vepruan edhe futobollistët e Kombëtares sonë Kuqezi në Beograd, si dhe mbështetja e tyre nga i gjithë populli shqiptar) kanë gjak të mjaftueshëm të Skënderbeut, të Abdyl Frashërit, të Ismail Qemalit, të Isa Boletinit, të Hasan Prishtinës, të Avni Rrustemit dhe të Adem Jasharit, të cilët së bashku me bashkidealistët, me bashkëluftëtarët, me bashkëmendimtarët, me bashkëheronjtë dhe me bashkëveprimtarët e tyre në kohë të ndryshme të historisë sonë, me penë dhe me pushkë, me dashurinë dhe me besënikërinë më të madhe ditën dhe flijuan trimërisht për ta mbrojtur Flamurin Kombëtar Shqiptar-Identitetin e tyre dhe të Shqipërisë Etnike.

Kjo është përmbajta, rëndësia dhe vlera e përjetshme e Flamurit tonë kombëtar shqiptar, jo paçavuret, krrokamat e sorrave kombzeza, të klyshëve dhe të zagarëve shqipfolës të Serbisë fashiste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, kryekriminel i Ballkanit, i cili për t’i zgjeruar kufijt e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Nikolla Pashiqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobrica Qosiqit… etj.) bëri tre gjenocide: 1) kundër popullit kroat, 2) kundër popullit mysliman boshnjak dhe 3) kundër popullit shqiptar (1989-1999). Ky ishte “flamuri leckë” i nacional shovinizmit, i barbarizmit dhe i fashizmit të politikës dhe të praktikës shfarosëse të Serbisë, të cilën nuk “ e palosi”, as nuk e pengoi Evropa, pothuajse plot 10 vjet (1989-1999).

Shqiptarët e kanë humbur gjysmën e Shqipërisë Etnike, pikërisht pse nuk kishin politikë nacionalsite (1912-2014)! Ky është fataliteti ynë!

Në historinë e derisotme të Ballkanit, shqiptarët kurrënjëherë nuk kanë qenë nacionalistë, por internacionalistë dhe kozmopolitë, gjë që kjo u ka kushtuar shtrenjtë, sepse qe më se 100 vjet (në mungesë të nacionalzimit pozitiv gjithëkombëtar), jetojnë të copëtuar dhe të kolonizuar si shkak dhe pasojë e nacionalzmit negativ, e racizmit, e fashizmit dhe e hegjemonizimit serbo-sllav ballkanik. Thjesht, po të ishin shqiptarët nacionalistë, Shqipëria Etnike e Ismail Qemalit, e Isa Boletinit dhe e Hasan Prishtinës, qe më se 100 vjet, do të ishte e bashkuar nën sovranitetin e tyre, jo e copëtuar, e aneksuar dhe e kolonizuar nga barbarët sllavë të Ballkanit (1912-2014).

Ky është problemi, mungesa e nacionalizmit pozitiv shqiptar, jo ndërrimi tezës së trilluar nga kuislingët dhe reaksionarët fashistë filosllavë, se gjoja “nacionalizmi shqiptar” po e rrezikuaka paqen, sabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.!? - Kjo është një gënjeshtër sui generis, që ka për qëllim, ta vërë nën hipotekë rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare nacionalizmin patriotik shqiptar, që në prapavijë ka ricopëtimin dhe rikolonizimin përfundimtar të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Në këtë kontekst negativ, është edhe kjo deklaratë zyrtare e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq ( e dhënë pas ndërprerjes së ndeshjes futobollistike Seria-Shqipëria, e vlefshme për kampionatin evropian të futobollit më 2016, bërë në Beograd, më 14 tetor 2014): “Shqipëria e Madhe është një makth, që e rrezikon jo vetëm Serbinë, Ballkanin, por edhe Evropën dhe botën”.!?
-Ky konstatim i kryeministrit A. Vuçiq ka karakter nacionalist dhe fashist, sepse përmes politikës dhe propagandës serbomadhe antishqiptare (vazhdimësi e politikës agresive dhe fashiste të Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit, gjatë viteve të llahtarshme 1989-1999) apelon Ballkanin, Evropën dhe botën, që urgjentisht, të mobilizohen dhe të veprojnë bashkërisht në mbrojtjen e Serbisë nga “nacionalzimi” shqiptar dhe “Shqipëria e Madhe”!?

Në këtë luftë strategjike të politikës së ndyrë fashiste serbomadhe kundër nacionalzimit pozitiv shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, janë hedhur edhe disa fallanga mafioze shqipfolëse Tiranë –Prishtinë- Cyrih etj., të cilat të dashuruara në flamurin nacionalist fashist të Serbisë, në format më ndryshme vulgare dhe antishqiptare, ashtu sikurse çetnikët serbomëdhenj, i shpifin dhe i akuzojnë shqiptarët për “nacionalizëm ekstrem”, si dhe e denoncojnë Flamurin e Shqipërisë Etnike, duke e quajtur si “Shqipëri e Madhe”, ashtu sikurse e cilësuan Tomislav Nikoliq (president), Aleksandër Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (minister i Jashtëm). Kjo është fytyra e vërtetë e “dijes” dhe e karakterit antinjerëzor dhe antishqiptar e fallangave fashiste filoserbe, të cilat e mbrojnë fashizimin dhe racizmin serb, në vend se t’i mbrojnë interesat vitale të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky është idiotizmi dhe verbëria e tyre, vërtet, e skajshme dhe për çdo gjykim kritik mbase siç kemi pohuar me qindra e mijëra herë në shkrimet dhe në librat tanë, lufta e kombit shqiptar për liri, për pavarësi, për ribashkim dhe për mbrojtjen e territoreve indigjene, legjitime dhe legale të Shqipërisë Etnike (jo kurrfarë “Shqipërie të madhe”, të shpikur nga regjimet e derisotme të Beogradit, me qëllim të mbrojtjes dhe të zgjerimit të kufijve të Serbisë së Madhe), asnjëherë, deri më sot (1878-2014), në asnjë fromë, nuk ka rrezikuar të drejtat e vendeve fqinje sllave të Ballkanit. Por është e kundërta, Serbia dhe monarkitë sllave të Ballkanit, me agresione dhe me gjenocide ,kanë pushtuar, kanë rrudhur dhe përgjysmuar territoret autoktone ilirike-shqiptare.

Këtë të vërtetë historike për cungimin dhe kolonizimin e tërësisë teritoriale të Shqipërisë Etnike, e dëshmojnë edhe: 1) Kongresi i Berlinit (1878), 2) Konferenca e Ambasadorëve e Londrës (1913), 3) Konferenca e Paqes e Parisit (1919-1920 etj.
Ekstremi tjetër internacionalist dhe kozmopolit i shqiptarëve, është edhe “zbulimi epokal” i të ashtuqajturit “kombi kosovar” nga N.Spahiu, që para gjithë kombit, para gjithë Evropës dhe para gjithë botës së qytetëruar synon shkatërrimin dhe zhdukjen ekzistencës së identitetit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ja, ky është naiviteti dhe diletatizmi më i zhveshur dhe më komik politiko-propagandsitk dhe kuazishkencor, që mund të jetë dëgjuar dhe shkruar ndonjëherë në analet historike të Ballkanit.

Të gjithë ata shqipfolës, që Flamurin kombëtar shqiptar e qujanë “arnë” e gjakun e shqiptarit “ujë”, si dhe Shqipërinë Etnike e quajnë “Shqipëri e Madhe”, nuk kanë asnjë lidhje të bërbashkët gjenetike qenësore as me Flamurin, as me Shqipërinë Etnike. Ata janë bastardë sui generis! Ata janë hedhurinat e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që me “fallin”, me “përrallat”, me shpifjet, me intrigat, me akuzat, me denigrimet (kundër personaliteteve kombëtare shqiptare), me nxirjen dhe me mohimin e Flaumurt kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike, duan të dëshmohen para botës si “internacionalistë” të formatit të Pol Potit, të Idi Aminit, të Slobodan Milosheviqit…etj.

Ballkani ka vuajtur dhe, ende po vuan nga Serbia e Madhe!

Si mund ta zgjidhë Evropa e sotme demokratike këtë problem, duke e pranuar Serbinë e Madhe në radhët e Bashkimit Evropian (BE)?

Ky problem do të duhej ta shqetësonte dhe ta preokuponte serizosiht, vetëm kombin shqiptar dhe Shqipërinë, por edhe tërë Ballkanin, Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare, jo kurrfarë nacionalzimi inekzistent shqiptar, as Shqipëra Etnike e cunguar nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia (1912-2014), e cila, urgjentisht prêt shtruarjen për zgjidhje si në sfondin e politikës gjithëkombëtare shqiptare, ashtu edhe në atë politikës dhe të diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare. Ndryshe, Ballkani, edhe më tej, do të konsiderohej si “fuqi baruti”, për shkak të hegjemonizmit dhe të kolonialzimit serbosllav ballkanik. Vetëm me t’u zgjidhur përfundimisht problemi kolonial shqiptar dhe, pasi të jetë çliruar, pavarësuar dhe ribashkuar Shqipëria Etnike, përgjithmonë, do të davaritej “fuqia e barotit”. Ndryshe, siç ka pohuar Abdyl Frashëri: “…Gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë kurrë së luftuari për të fituar pavarësinë e tyre kombëtare. Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do të bëhet FAKTOR VENDIMTAR I PAQES në Gadishullin Ballkanik”. (Citat i cituar në “Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.50).

Konkluzion ky, shumë i qartë, edhe në kuptimin e REAKPOLITIKËS gjithëshqiptare, edhe në atë të asaj rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, sepse pa zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të çështjes shqiptare-shkolonizimit dhe ribashkimit të Shqipërisë Etnike, paqja e Ballkanit, do të jetë vetëm një dëshirë e ëndërruar utopike dhe një pikëpyetje për të gjithë popujt e Ballkanit.

Pavarësisht nga dëshira, kalkulimet, improvizimet dhe simulimet politike dhe diplomatike në favorin e vizitës së kryeministrit Edi Rama, që do t'i bëjë Beogradit më 10 nëntor të këtij viti, dyshojmë se ai do të ketë guximin që krerëve më të lartë zrytarë të Serbisë (Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq), t'ua thotë të vërtetën realpolitike se Kosova, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë pronë historike dhe legjitime e Shqipërisë Etnike.

Me gjithë dëshirën dhe iluzionin parashikues të qarqeve politike dhe diplomatike të Tiranës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqopërisë dhe Serbisë, nuk besohet se Edi Rama, do të paraqiste një kërkesë të tillë në Beograd për faktin se do ta "hidhëronte" Serbinë, si dhe aleatët e saj tradicionalë veropianë (në radhë të parë Rusinë). –Atëherë, ku qëndron interesi gjithëkombëtar i asaj vizite “historike” dhe të “avancuar” të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Serbisë?

Pra, derisa politika dhe diplomacia zyrtare e Shqipërisë së sotme nuk do ta ndryshojë kursin e deritashëm 100-vjeçar ndaj Serbisë kolonialiste (duke mos prerë marrëdhëniet tregtare, ekonomike, politike dhe diplomatike me Beogradin), në dobi të zgjidhjes së çështje kombëtare në Ballkan, atëherë, nuk mund të thuhet se Edi Rama, është më i ditur dhe më vizionar sesa Abdyl Frashëri mbase ende nuk e ka përgënjeshtruar koha 100-vjeçare vlerësimin e tij aksiomatik politik dhe filozofik realist, se “pa zgjidhjen e çështjes kombëtare, Ballkani, do të vazhdojë të jetë fuqi baruti”. Si rrjedhim kjo Shqipëri e cunguar nga Serbia (Kosova, Presheva, Bujanoci, Medevegja etj.) e as kjo Serbi e Madhe kolonialiste (e cila në periudhën kohore 1989-1999, kreu tre agresione dhe tre gjenocide kundër popullit kroat, atij mysliman boshnjak dhe kundër popullit shqiptar), nuk janë kurrfarë faktorësh relevantë, që mund të ndërtojnë dhe të garantojnë sigurinë dhe paqen në Ballkan derisa të mos zgjidhet ështja koloniale shqiptare. Arritja e çdo marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Tiranës, nuk do të ketë kurrfarë efekti politik,a askombëtar pozitiv për shqiptarët e kolonizuar në Ballkan derisa atyre u mohohet e drejta e vetëvendosjes, të dalin nga zgjedha e tyre kolonialiste, të mëvetësohen dhe të ribashkohen me Shqipërinë e pavarur (1912).

Kjo është e VËRTETA, ashtu siç e ka parashikuar, edhe vizionari dhe patrioti ynë i pavdekshëm, Abdyl Frashëri (kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit/1878/, e cila e para hapi kaptinën historike, politike dhe kombëtare për çlirmin, pavarësimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike (jo të “Shqipërisë së Madhe”), e jo gënjeshtrat dhe spekulimet e ndryshme të masmediave të verdha të regjimeve të ndryshme, jo as e “Vërteta” e deklaratave bombastike, boshe, jorealiste, improvizuese dhe të paekuilibruara të kryeministrit shqiptar, Edi Rama se, gjoja vetëm takimi i tij në Beograd (Piemonti i kolonializimit dhe i imperialzimit sllav në Ballkan) me Tomislav Nikoliqin (president), me Aleksandar Vuçiq(kryeministër) dhe me Ivica Daçiqin (minister i Jashtëm), gjoja se “do të sjellë paqën e qëndrueshme” për Ballkanin!?

Ballkani nuk vuan nga nacionalzimi shqiptar, por nga ai sllvo-bizantin

Në Gadishullin Ballkan kurrë nuk ka pasur nacionalizëm negativ shqiptar, por kolonializëm dhe gjenocid serb ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike ( duke filluar që nga Nishi, më 1878, kur Serbia njihet nga Kongresi i Berlinit. Që atëherë serbomëdhenjtë barbarë, fillojnë spastrimet e para të popullsisë autoktone shqiptare).

Prandaj, klyshët dhe zagarët besnikë të Serbisë dhe të agjenturave të shërbimeve të ndryshme të zbulimit dhe të kundërzbulimit në Ballkan dhe më gjerë, janë, ata vetë, që me paçavuret reaksionare fashiste, me debatet dhe me intervistat e tyre (me helmet e tyre, janë duke e kontaminuar florën dhe faunën shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike). Ata, botërisht kanë dalë në mbrojtjen e ultranacionalizmit, të dhunës, të terrorit, të racizmit dhe të fashizmit serb, të shfaqur në stadiumin “Partizan” të Beogradit, më 14 tetor 2014, me rastin e zhvillimit të ndeshjes së kombëtareve të Shqipërisë dhe të asaj të Serbisë për kualifikimet e kampionatit evropian të futbollit më 2016.

Barbarizmi dhe fashzimi serb, jo FLAMURI, as nacionalzimi shqiptar

Siç kemi shkruar edhe më parë, shkaktarë kryesorë të ndërperjes së ndeshjes Serbia – Shqipëria, janë barbarizmi, racizmi, fashizmi, ushtrimi i dhunës fizike dhe i terrorit ndaj futbollistëve të Kombëtares Shqiptare nga ana e tifozëve dhe e sigurimcave çetnikë fashistë, të cilët vërshuan në fushën e lojës, me ç’rast lënduan katër futbollistë shqiptarë, në çastin kur ata me guxim, me krenari dhe me ndërgjegje të lartë mbrojtën flamurin kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Një akt i tillë reagues i djelmoshave tanë të Kombëtares Kuqezi, pa asnjë dyshim, kishte karakter patriotik, kombëtar, atdhetar, qytetërues dhe vetëmbrojtës, jo kursesi karakter nacionalist “shqiptaromadh”, siç i akuzuan dhe anatemuan disa elemente reaksionare kusilinge fashiste filoserbe në Kosovë, në Tiranë dhe në diasporë.
Gjithashtu, edhe reagimet manifestuese të shqiptarëve në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Tetovë, Gjilan, Ferizaj…etj., në mbrojtje të Kombëtares Shqiptare në Beograd, më 14 tetor 2014, nuk mund të cilësohen nacionaliste negative-simetrike me ato serbe, për shkak se me valvitjen e flamurit të Shqipërisë, e denoncuan, ushtrimin e dhunës, terrorin, barnarizmin, racizmin dhe fashizmin çetnik kundër futbollistëve të Kombëtares Kuqezi, si dhe kundër identitetit kombëtar shqiptar.

Parullë e nacionalzimit shqiptar ishte kjo: “Ubij, zakolji da siptar ne postoji”?!

-Po, në një atmosferë të tillë të orgjive nazifashiste të çetnikëve serbomëdhenj, ku përmes kësaj parulle, kërkohej therrja, vrasja dhe zhdukja e të gjithë shqiptarëve, si dhe pas djegjes së flamurit shqiptar në tribunat e stadiumit, para se të fillonte ndeshja, fare nuk do të duhej të fillonte loja nga ana e reprezenaticonit shqiptar, sepse çetnikët fashistë haptazi para gjithë botës, paralajmëruan “qërimin e hespaeve” me futbollistët shqiptarë. Dalja në terren e përfaqësuesve të Kombëtares sonë, ishte gabim fatal, gjë që ketë, më pas, e dëshmuan pprovokimet, sulmet dhe ofendimet e njëpasnjëshme të çetnikëve ultranacionalistë serbë mbi futobollistët e Kombëtares Kuqezi, me ç’rast në minutën e 40-të, për të shpëtuar kokën e tyre prej copave të hekurta, të betonit, mjeteve të tjera të forta, si dhe mjeteve piroteknike, ata qenë të detyruar ta braktisën lojën, duke mos vazhduar pjesën e dytë të ndeshjes. Zgjidhje tjetër nuk kishte si rrjedhim i dështimit të organizatorit-Federatës Futbollistike Serbe, të sistemit të mbrojtejs së rendit dhe të sigurisë.

Ky ishte nacionalzimi, barbarizmi, racizmi dhe fashizmi serb, që tregoi “dhëmbët e mprehtë” të tij për “gllabërimin” e shqiptarëve, jo kurrfarë nacionalizmi shqiptar, as para, as gjatë e, as pas ndërprerjes së ndeshjes, e cila e tmerroi Evropën dhe mbarë botën e qytetëruar.

Nga doli kjo parullë raciste, barbarike dhe fashiste antishqiptare në ndeshjen e Serbia-Shqipëria në Beograd, më 14 tetor 2014?

Pse ky apel çetniko-fashist serb i brohoritur në kor për vrasjen dhe therjen-shfarosjen e shqiptarëve, kur në fushën futbollistike të stadiumit “Partizan” të Beogradit, nuk zhvillohej kurrfarë beteje luftarake midis serbëve dhe shqiptarëve, por një ndeshje kualifikuese ndërmjet kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë për kampionatin futbollistik evropian 2016?

Kjo parullë raciste, nazifashiste, barbarike, anticivilizuese antievropiane, e brohoritur nga tifozët serbë, nuk është zgjedhur nga ndonjë grup huliganësh të rastit, por është përgatitur shumë kohë më parë nga politika dhe nga propaganda serbomadhe, para se të fillonte ndeshja ndërmjet skuadrave kombëtare të Serbisë dhe të Serbisë, me qëllim që kjo të politizohej në maksimum në sy të opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Sa më sipër, shqipfolësit filoserbë, duhet ta “ulin bishtin” dhe ta shohin me “katër sy” të vërtetën, ta gjykojnë dhe ta dënojnë barbarizmin, racizmin dhe fashizmin serb, jo NACIONALZIMIN shqiptar, sepse ai kurrënjëherë në historinë e derisotme të Ballkanit, nuk ka rrezikuar, as nuk ka dëmtuar interesat e asnjë populli fqinj, së këndejmi as të serbëve e as të Serbisë. Kjo është e vërteta, “derbederë, stërnipër të kainit, tebdil si barinj” (Fan S. Noli).

Pikërisht, pse shqiptarët deri më sot, asnjëherë, nuk kanë manifestuar kurrfarë doze nacionalzimi ndaj fqinjve sllavë, edhe janë viktimizuar prej nacionalzimit të tyre negativ. Ky është shkaku kryesor, pse, edhe sot, ndodhet e copëtuar dhe e kolonizuar Shqipëria Etnke nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Greqia dhe nga Maqedonia (1878-2014).

Prandaj, armiqtë e brendshëm filoserbë assesi nuk kanë të drejtë morale, politike, njerëzore e as kurrfare, që nacionalizmin, barbarizmin, racizimin dhe fashizmin serb, t’ua mveshim as Kombëtares Kuqezi, as shqiptarëve, që me plot të drejtë e morën në mbrojtje atë dhe Flamurin e Shqipërisë Etnike, duke u treguar atyre, Serbisë, Evropës dhe gjithë botës se Flamuri kombëtar shqiptar nuk është “leckë” (ashtu siç e quajtën bastardët), por SIMBOL i identitetit kombëtar dhe i Shqipërisë Etnike.

Funjda, mbeturinat e kombit shqiptar, që po lehin në favorin e mbrojtjes dhe të justifikimit të ultrancionalzimit dhe fashzimit serb dhe të Serbisë, duhet të mbajnë parasysh faktin se populli shqiptar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike dhe në diasporë (viktima të gjenocidit, të kolonializmit dhe të neokolonialzimit serbo-sllav të Ballkanit), kurrë nuk do të pajtohet me vrastarët serbomëdhenj, derisa politika zyrtare e Serbisë, të mbështetet në tezat absurde dhe iracionale antishqiptare, duke u bazuar në logjikën militariste, kolonialiste dhe hegjemoniste të shekujve të shkuar, me qëllim që shqiptarët t’i zhdukin nga faqja e dheut (ashtu siç vepruan edhe në Kosovë, gjatë viteve 1989-199) përmes formave më ataviste dhe kanibaleske, duke u bazuar në përmbajtjen e kësaj teze poetike me karakter gjenocidal dhe shfarosës të shqiptarëve, të shkruar nga nacionalshovinisti serbomadh, Jovan Duçiq:

“На шиптарску главу мушку
никад немој дићи пушку,
јер то може много боље,
јер се стока ножем коље.”
(www.stormfront.org).

Përkthyer në formën jopoetike dhe jorimuese, mesazhi i kësaj strofe për shqiptarët është ky: “Kurrë mos shti me pushkë në kokën e meshkujve shqiptarë, kur atë mund ta bësh shumë më mirë, sepse kafshët me thikë therren.” (www.stormfront.org).

Këtë strategji gjenocidale shekullore serbomadhe, e patën zbatuar edhe harangat dhe fallangat çetniko-fashiste barbare (paramilitare, militare, policore dhe parapolicore) të makninerisë së inkuizicionit serb të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999), duke vrarë, duke i prerë në fyt, duke i therur dhe duke i masakruar barbarisht jo vetëm kokat e meshkujve shqiptarë të moshës së rritur, por edhe fëmjët e mitur, edhe foshnjat në bark të nënave shtatëzëna shqiptare, pleq, gra dhe fëmijë, pa dallim moshe.

Në këtë kontekst të gjerë, duhet shtruar pyetjen pse në Beograd, më 14 teteor 2014, u zhvillua ndeshja për kualifikimet e fudbollit të kampionatit evropian 2016 ndërmjet kombëtareve futbollistike Serbi – Shqipëri, e cila, për fat të keq, për shkak të politizimit të saj, edhe u pezullua në minutën e 40-të të pjesës së parë për fajin e

Që nga ndërprerja e kësaj ndeshjeje, është debatuar dhe shkruar aq shumë dhe me pompë si në masmediat e brendshme, ashtu edhe në ato ballkanike, evropiane dhe ndërkombëtare, ku disa prej tyre, veçanërisht politika propagandistike zyrtare përmes eksponentëve të saj, Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër), Ivica Daçiq (minister i Jashtëm), e akuzojnë dhe e fajësojnë pa asnjë të drejtë Reprezentacionin Kuqezi, si dhe direkt qeverinë shqiptare, gjoja për shkak të involvimit të saj në incidentin e shkaktuar në stadiumin “ Partizan” të Beogradit. Këtë incident e ndërlidhin me shfaqjen e Flamurit të Shqipërisë Etnike, gjoja se ky ishte “faktori kryesor” i pezullimit të ndeshjes!?

-Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje ordinere e politikës zyrtare të Beogradit, si dhe e mbështetësve të saj nga ana e mediave serbe, dhe nga disa eksponentët filoserbë, që i dolën në mbrojtje nacional-shovinzmit, barbarzimit dhe fashizmit serb, duke kritikuar nacionalzimin shqiptar, i cili, edhe me rastin e asaj ndeshjeje, ishte inekzistent.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 1,292 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi