PPD, në Konferencën për shtyp që mbajti sot në Tetovë, me anë të përfaqësueses së saj, Teuta Kamberi-Llalla kritikojë ministrinë e arsimit, ku ndër të tjera në reagimin e kësaj partie thuhet:
Partia për Prosperitet Demokratik, pasi analizoi, problemet e shumta të shkaktuara nga vetë Ministria e Arsimit, siç është rasti me testimet eksterne, dënimet e arsimtarëve me shuma të larta, konstaton se qëllimi i sjelljes së këtyre ligjeve, nuk ka të bëjë me atë që sipërfaqësisht deklaron Ministri i Arsimit, rritjen e cilësisë së arsimit, por përkundrazi është i dëmshëm për mbarë procesin mësimor.
Duket qartë se qëllimi i ministrit është realizimi i urdhrave të marra nga Shefi i tij, që me dënimet e 80% të mësimdhënësve shqiptar të mbushet arka e boshatisur nga qeveria e keqe prej kaq vitesh.
Egërrsia më e madhe qëndron aty kur pas 1 shtatorit 2016, do të vazhdojë të zbatohet pjesa tjetër e ligjit, ku mësimdhënësve do t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do të flaken në rrugë.
Ne, Partia për Prosperitet Demokratik, apelojmë deri te ministri Ademi që të qëndrojë larg nga ky projekt i turpshëm, sepse arsimi është mision i shenjtë.
Nëse vërtet ministri në fjalë dëshiron të jetë serioz në punën e tij, le t’i korrigjojë gabimet e bëra me qëllime të caktuar nëpër tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe.
Të zgjidh problemin e emrave të shkollave
Të sigurojë kushte normale për mbarëvajtjen e procesit edukativo-mësimor
Të rikthej librin e Abetares për nxënësit shqiptar të klasave të para
Të realizojë njësimin e plan-programeve mësimore në gjuhën shqipe me ato të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës
Të pezullojë mbajtjen e provimeve eksterne
Të anulojë dënimet e mësimdhënësve
Është i çuditshëm fakti që 80% e mësimdhënësve shqiptar janë shpallur të paaftë, kur dihet se kanë vetëm nga një lëndë për të ligjëruar. Gjithashtu, është i çuditshëm fakti se si Abdylaqim Ademi i shëtiti të gjitha ministritë dhe “shkëlqeu” në krye të detyrës përherë. Këtë e dëshmon ajri i ndotur i Tetovës prej kur ai shkeli në Ministrinë e Ekologjisë në qeverinë e kaluar.
PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK
Rruga Ilindenska, p.n-Tetovë
tel +389 44 616 114 & 044 616 117
e-mail: ppd@prosperiteti.com
www.prosperiteti.com
Tetovë, 24. 10. 2014
|