TRYEZA FASHISTE E UEFA-s |
Publikuar më 26 tetor, 2014 në orën 09:00 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Të gjithë jemi dëshmitarë të “drejtësisë” që ndau UEFA dje, dhe e shpalli sot, nga tryeza e saj fashiste. Dhe, është për t’u thënë e rithënë se nuk është hera e parë që Evropa njerkë ushtron fashizmin e saj të parë ndaj shqiptarëve. Fashizmi i saj shtrihet në të gjitha fushat shtetërore e vendimmarrëse, që prej vitit të largët 1876-1878 e deri te ky vendim puro politik dhe antishqiptar, madje, edhe për një lojë kualifikuese futbolli.
Falë politikave antishqipare të Evropës, shqiptarët dhe Shqipëria sot, janë të copëtuar në gjashtë shtete “shqiptare”, përfshi edhe Shqipërinë londineze të këtyre dy dekadave të fundit. Dhe, nuk ëhtë fare rastësi, që këtë shkrim e titulluam, siç shihet publikisht, se, vërtetë, vendimi i UEFA-s është më tepër se fashist.
Pse e themi këtë?
E themi për shkakun se UEFA gaboi rëndë që nuk e ndërpreu ndeshjen në 20 minutat e para të lojës tepër “fer” të lojëtarëve të kombëtares serbe dhe të referimit tepër “fer” të gjyqtarit proserb. Gabimi i kombëtares sonë ka qenë dhe mbetet pse filluan të luajnë fare, pasi që nuk u lejua shfaqja e flamurit shqiptar dhe këndimi i himnit kombëtar në atë ndeshje kualifikuese, kur e tërë barra e organizimit bie tek UEFA dhe “mikpritësja”, në rastin konkret, Serbia? Mos i parapriu kësaj situate fashiste vetë vendimi i UEFA për të mos shkuar tifozët shqiptarë në Beograd?...
Parë realisht, kushte për të filluar ajo ndeshje, pas minutës 42, nuk ka pasur. Këtë e ka parë dhe vërtetuar e gjithë bota. Andaj, si ka mundësi të jepet një vendim i tillë, fashist e antishqiptar, nga UEFA? Apo, Mishel Platini është paguar enkas për të marrë vendime të tilla antishqiptare, provokuese e skandaloze, fashiste, në vazhdën e tyre “miqësore”, antishqiptare.
Pas këtij vendimi fashist e antishqiptar, UEFA, dhe Evropa në tërësinë e saj antishqiptare, duhet të rishikojë veprimet dhe qëndrimet e saj antishqiptare, madje, edhe këto si kjo për lojën kualifikuese të futbollit, barra e të cilit vendim bie në supe të Mishel Platinit dhe Francës “mike”.
Pas ndërprerjes së ndeshjes bëmë shkrimin me titull “UEFA, Serbia e dytë!” dhe sot u dëshmua botërisht, me vendimin e saj fashist, se, UEFA është Serbia e dytë antishqiptare.
E dimë historikisht se ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve u bënë veprime fashiste dhe u morën, po ashtu, vendime fashiste, në sferën ushtarake, financiare, ekonomike, politike, kulturore dhe juridike, etj. Por, se do të ketë vendime të tilla edhe në sport, këtë nuk do të mund ta parashikonte as Nostradamusi.
Dihet kristal, shumë qartë, se, në Beograd, nuk kanë ekzistuar as kushte minimale për ta vazhduar lojën e menaxhuar me fashizëm zyrtar e shtetëror serb, të cilin fashizëm antishqiptar, për çudinë e shekullit 21, e mbështeti edhe UEFA fashiste, madje, edhe me vendimin e saj fashist, të shpallur sot.
Rishikimi i atij vendim fashist të UEFA-s, duhet të vazhdojë të bëhet edhe nga instanca të tjera të UEFA-s, nëse në to nuk ka gisht, direkt e indirekt, Serbia (Rusia) fashiste dhe antishqiptare. Po, Mishel Platini, mashë e kujt u bë kësaj radhe? Po shihet se mashë e kujt ka qenë edhe më parë. Gjithçka kemi pritur, por se UEFA do të dalë në krahun e fashizmit serbomadh, edhe në sport, këtë nuk e ka pritur askush, por, për të na befasuar, nuk n aka befasuar aspak.
Po këtu, duhet thënë edhe faktin se vendimi i UEFA-s është shumë politik dhe shumë antishqiptar, me gjithë fashizmin e fshehur thellë nën rrogozin e “miqësisë së re”, me mentalitet të vjetër fashist.
Veprime të tilla fashiste dhe antishqiptare mund të bëjnë edhe organet e tjera të UEFA-s, sepse, atyre u parapriu tryeza e saj fashiste me në krye Mishel Platininë, si fashistin dhe antishqiptarin e kamufluar me kostume “sportive”.
Vendimi i drejtë i UEFA-s, marrë për bazë realitetin e ndodhur në stadiumin e “Partizanit”, në Beograd, do të ishte si më poshtë:
Serbi – Shqipëri, rezultati 0-3 për Shqipërinë.
Federata e Futbollit e Serbisë, dënohet të luajë deri në fund të lojërave kualifikuese pa tifozë, në Beograd.
Federata e Futbollit e Serbisë dënohet me 500 mijë euro.
Tifozëve serbë u ndalohet përcjellja e skuadrës së tyre në të gjitha ndeshjet kualifikuese jashtë vendit.
Arsyetimi i UEFA-s “për mosvazhdimin e lojës nga kombëtarja shqiptare”, është tepër banal, sepse, vetë UEFA është obliguese që të garantojë kushte e rrethana sportive, tok me mikpritësin, për skuadrën mysafire. Kjo e bën të paqëndrueshëm dhe fashist vendimin e UEFA-s.
Dhe, tash për tash, na mbetët të shpresojmë te organet e tjera të UEFA-s, pas ankimimit të FSHF për vendimin politik të UEFA-s, pasi që dihet shumë mirë se kushte për ta vazhduar ndeshjen në Beograd, për kombëtaren shqiptare, nuk ka pasur. Atje, gjithçka ishte fashiste dhe u mbrojt me fashizmin e UEFA-s në tryezën e saj të “drejtësisë”!...
Burojë, më 24 tetor 2914
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 54 vizitorë |
Lexuar:
684 herë
|
|
|
|
|
|
|