Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TURPI DHE DREJTËSIA E UEFA-S
Publikuar më 27 tetor, 2014 në orën 21:22 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mishel Plateni, shefit të UEFA-s sikur edhe njëherë e zgjoi urrejtjen politike ndaj shqiptarëve, mbase harroi se sporti dhe politika ishin dy drejtime të kundërta, apo të themi dy nocione që nuk përputheshin njëra me tjetrën. Plateni jo që ka aftësi politike dhe të mendoi politikisht, por ai përmes sportit shfrytëzoi rastin të ndikohet në politik si paraardhësit e tij politik që fatkeqësisht në këtë tavolinë të turpit bënë padrejtësi të mëdha historike ku dhe copëtuan Shqipërinë e lodhur nga hienat e Ballkanit që e donin ta shqyenin popullin më të vjetër e autokton, popullin shqiptar.

Mishel Plateni, ktheju historisë dhe shikoje se dikur krizat evropiane ishte zhvilluar pikërisht për të skllavëruar, pushtuar popuj, që për fat të keq kësaj fatkeqësie nuk i shpëtoi Shqipëria, as atëherë në marrëveshja e Shën Stefanit (1877-78), në Konferencën e Berlini (më 1878), Londrës (1913), Versait (më 1919) dhe të Parisit (më 1946), ku pamëshirshëm në këtë tavolinë, ku ju zotëri Plateni keni futur thikën e padrejtësisë dhe keni shprehët urrejtje të hapur ndaj shqiptarëve, fqinjët e Ballkanit me ndihmën e fuqive të mëdha, copëtuan Shqipërinë dhe ju dhanë peshqeshe hienave të Ballkanit, konkretisht serbëve.

Tashmë duke kuptuar kulturën dhe botën civilizues, sikur populli evropian duke përjashtuar, serbët po ndihet më i lehtësuar nga armiqësia dhe në vend të saj ka ndërtuar harmonin dhe po ecë rrugës së civilizuar duke e lënë si të harruar armiqësinë, skllëvrimin, dhunën, terrorin dhe pushtimin. Duke investuar në këtë civilizim njerëzor, Evropianët, politikanët e rinj sikur nuk po gjejnë mundësi që ta heqin egjrën nga gruri, nga fakti se kanë frika apo përkëdhelja e tepërt që i bëhet Serbisë dhe mu për këtë nuk po mundin t’i dhënë verdiktin e merituar shtetit më kriminal të Evropës-serbisë. Për këtë, politikan Evropian me apo pa dashje po fusin në zjarr tërë rajonin dhe ndërtimin e së ardhmes, për një plesht, siç thotë populli.
Z.Mishel Plateni urrejtja ndaj shqiptarëve nuk ju nderon, aq sa nuk ju nderon mashtrimi i juaj që në ditët e para shfrytëzove media si sulëm kundër shqiptarëve, me këtë tregove se nuk keni shkëputje nga politika, e aq më tepër me deklaratat tuaja jo të bazuara shprehët mllefin ndaj Shqiptarëve, fantazuat se përmes fluturakes që mbante flamurin shqiptar mund të kishte ndonjë bombe. Z. Mishel, kujtojeni Serbrenicë një nga qytetet e dhimbjes së Bosnjës, ku në duart të paqeruajtësve u ekzekutuan, dhunuan, masakruan, nga miqtë e tu serbë, mijëra qytetar të pafajshëm vetëm pse nuk i përkisnin korbëzinjëve, e për këtë kurrë nuk keni ngritur zërin, as atë atëherë kur nëpër media e TV shfaqeshin skenat më të tmerrshme dhe masakrat ndaj Shqiptarëve.

E sot, z.Mishel Plateni, sikur të lëndoi ngritja e flamurit përmes fluturakes që deri më sot nuk dihet se kush e ka bërë, kur dihet se serbët janë të aftë dhe të specializuar për të gjitha të ligat dhe punët e pista që mund t’i bëjë dikush, këta i bëjnë. Atëherë as ato skenat kur u futën huliganët serbë në fushë dhe qëlluan mbi shqiponjat tona, të cilët mbrojtën vetën ashtu si mundën dhe si ju ka hije, nuk ua vrau mendjen dhe nuk ju trazoi, që ishin të ngjashme me ato skena ku në duar të paqeruajtësve i ekzekutuan boshnjakët në Serbenicë. Megjithatë ju sikur jeni verbuar ndaj skenave dhe korit të korbëzinjëve që thërriste i akorduar “Vrisni shqiptarët”, apo gjuajtja me gjësende tjera mbi futbollistët e Kombëtares Shqiptare. Të gjitha këto aktet raciste e vandalistë në fushën e futbollit janë akte të palejueshme e të pamoralshme, e për këtë e thotë edhe programi i EUFA-s, gjë që për këtë ju ka takuar ta ngritin zërin e arsyes dhe jo të urrejtjes, ta respektoni punën tuaj që ua kanë besuar, e jo të villni helëm ndaj shqiptarëve dhe kombëtares së saj.

Z. Mishel populli nuk harron, sikur e dëgjon kudo duke thënë se: “Korbi korbin nuk e ha”, nuk ka shqiptar që nuk e di se që kobë u ka sjellë politika e shtetit tuaj, qoftë edhe në luftën e fundit ku si korba u vendosët në ndarjen e Mitrovicës, këtë e pohoj edhe një ushtarak Francezë. Por më befason se si lejohet sporti të shndërrohet në politikë , e për këtë mos vuani nga urrejtja për një populli, sepse kjo nuk ju bënë nderë, juve as UEFA-s, e as shtetit tuaj e aq më tepër leni histori të hidhur të sportit dhe do të mbetni si personazh historik i urrejtjes, ku do t’ ju kujtojnë brezat sportive si një figurë ogurzezë e sportit.

Ju si kryesues i Unionit Evropian të Futbollit, Shqipërisë ia kishit ndaluar pjesëmarrjen e tifozëve, ju bëtë edhe më të ligën as flamurin nuk ia lejuat. Për ju çdo gjë që ishte shqiptare ju pengonte, mbase edhe ju pengonte burrëria, krenaria, mençuria dhe qëndrueshmëria e futbollistëve shqiptar. Juve ju pengonte edhe loja e mrekullueshme e futbollistëve Shqiptar të cilit filluan si shqiponja ta mposhtnin fushën kundërshtare, mu në Beogradin e tmerrshëm, nga kryeqyteti i racizmit, kriminalitetit, i dhunimit, masakrimit dhe i aparteidit.
Juve, sikur ju ka dhënë zemër hedhja e gjësendeve mbi futbollistët shqiptar, goditja me stole, futja e huliganëve madje sikur ju ka motivuar edhe mbrojtësit që ishin për ta mbrojtur futbollistin nga shikuesit, ata sikur ishin porositur, mos nga ju, të paktën nga oreksi juaj që t’i sulmonin shqiponjat tona. A nuk do të ishte turpi më i madh për UEFA dhen juve si shef i saj që t’ua ndaloni hyrjen e simpatizuesve shqiptar për t’i përkrahur futbollistët e kombëtares së tyre? A nuk është fyerje për futbollin Evropian që shefi i saj lejon racizmin, ksenofobinë, urrejtjen, dhunën dhe në vend se ta dënoi atë, dënoi Kombëtaren Shqiptare?

Kjo që e bëri UEFA bashkë me ju na e rikujton kohën e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta, masakrimet, djegiet, çdo gjë që ishte shqiptare nga kriminelët serb, ndërsa e njëjta skenë nga fusha e fushës së futbollit Beogradase dhe nga tavolina e vlerësimit, në vend se të dënohet vandalizmi, dhuna racizmi, ju i shpërblyet dhe i dhuruat peshqesh fitoren Serbisë, si mu në Konferencën e Berlini (më 1878), Londrës (1913), Versait (më 1919) dhe të Parisit (më 1946), ku në të njëjtën tavolinë e coptuan Shqipërinë.

Z. Mishelin kaluan mbi një shekull dhe tashmë Evropa po e kupton turpin dhe padrejtësinë që ka bërë mbi popullin shqiptar dhe tash po mundohej ta riparon. Për këtë do të jem i bindur, jo ju z.Mishel Plateni, se ju jeni i veshur me urrejtje, po UEFA një ditë do ta dënoi realisht këtë vepër të drejtësisë suaj makabër që bëtë mbi kombëtaren shqiptare, vetëm pse ishin shqiptar dhe pse flisnin shqip.
Përfund duhet ta kuptoni z.Mishel Plateni se për djemtë e kombëtares dhe për popullin shqiptar më tepër ka vlerë kombi, simboli se sa ndarja e drejtësisë suaj, e për këtë mos harr zotëri se këta kanë origjinën Pellazgo-ilire-Shqiptare, nuk i druhen drejtësisë suaj, se kanë në përkrahje të drejtën e kombit, deshët apo nuk deshët ne jemi vetëm një komb, e i tillë do të mbetemi përgjithmonë, shqiptarë të Shqipërinë Etnike.
Më në fund do të ishte e moralshme për UEFA-n të paktën le ta dënoi racizmin, dhunën, huliganizmin, sepse këto nuk i bëjnë nder sportit, kulturës, madje të tërhiqet nga vendim skandaloz dhe të distancohet nga fjalori i Mishel Platenit, sepse këto të qojnë vetëm në mullirin e racizmit, dhunës dhe të huliganizmit, e aspak nuk i bëjnë nder sportit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 791 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi