Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË MBROJTJE TË SË DREJTËS PERSONALE DHE KOMBËTARE, PËR NJË UNIVERSITET ME IDENTITET SHQIPTAR!
Publikuar më 31 tetor, 2014 në orën 22:24 ( ) Fadil Shyti | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Universitetin publik të Mitrovicës “Isa Boletini” nuk ka rend juridik dhe paligjshëm, denigrohen kuadrot e pakorruptuara që e kaluara e tyre lidhet lidhen me UCK-në.
Ju informojmë se qe 2 dite me radhë në Grevë për UNIVERSITET ME IDENTITET ka hyrë veterani i çështjes kombëtare dhe veteran u UCK-se, mr.sc. Rexhep Ahmeti, doktorant (është në proces doktorimi)
Në fund të ditës së parë më 29 Tetor 2014, Rektoarti i Universitetit publik t i Mitrovicës “ISa Boletini” (na vazhdim UMIB-it), pas publikimit në TV Klan, Zëdhënësi i UMIB-it, deklaro se profesori Rexhep Ahmeti është zgjedhur profesor në UMIB!

E vërteta është se në listë te orarit të studentëve të vitit të parë të fakultetit juridik deri më 29 Tetor nuk është caktuar asnjë profesor, ndërsa greva dhe dalja në media shkaktoi që kjo gjë të bëhet në mbrëmje te kësaj dite kur profesori i nderuar filloi grevën.
Pa asnjë dokument zyrtar paraprak legal u qitën në orar emrat e mësimdhënëseve të angazhuar, ndër të cilët ishte edhe emri i Rexhep Ahmetit.
Duke e parë trukun, (komplotin), e UMIB-t, Mr.sc. Rexhep Ahmeti me përkrahësin e grevës për UNIVERSITET ME IDENTITET, veprimtarin tjetër veteran kombëtar të nderuarin Ahmet Sadikun, përfaqësues nga mërgata shqiptare vazhduan grevën. Vazhduan të kërkojnë që UMB-i, të bëhet me IDENTITET dhe të veprojë sipas STATUTIT që e ka përpiluar dhe miratuar vet, neni 158 i të cilit i mundëson mrf.sc, Rexhep Ahmetit që të jetë LIGJERUES me afat 3 vjeçar, pra mësimdhënës me punë në UMIB, e jo si bashkëpunëtor i jashtëm me honorar siç i tha sot gojarisht prorektori I UMIB-it , se të kemi pranuar me 2 orë në jave sociologji juridike( siç ka punuar qe 7 vite vetëm bashkëpunëtor i jashtëm), sepse sipas prorektorit (se rektori i ka ikur përgjegjësisë), nuk paska orë të tjera! Prorektori, gjithashtu e lajmëroi me gojë Mr.sc. Rexhep Ahmetin, se orët e SOCIOLOGJISE se përgjithshme qe i ke mbajtur vjet , ia kemi dhëne Dr. Beqir Sadikut. Rexhep Ahmeti, nuk u pajtua me këto vendime ILEGALE të Rektoratit të UMIB-it duke sqaruar se nuk kërkon mëshirë por drejtësi dhe se, nuk keni pasur të drejtë te ia jepni oret dr, Beqir Sadikut ngase ai nuk mund të shqyhet dhe të vjen t´i mbaj orët në UMIB, pasi punon se paku në katër universitete tjera.
Në ditën e dytë të grevës, me 30 Tetor mr.sc. Rexhep Ahmetit iu bën 200 nënshkrime-peticion qe kërkojnë realizimin e nenit 158 të Statutit të UMIB-it në bazë të cilit mr.sc. Rexhep Ahmeti ka të drejte legjitime të jetë ligjërues (staf akademik ) i brendshëm në UMIB.
Ky rast konkret që përshkruam më lart tregon qartë se Rektorati i UMIB-it, konkretisht, Rektori dhe Prorektori i UMIB-it nuk veprojnë sipas Aktit juridik, legjislacionit në fuqi, por veprojnë sipas qejfit te tyre, sipas diktateve partiake e klaneve ilegale duke u vënë në shënjestër veprimtare kombetar, shihe, veteranët e pakorruptuar të UCK-së të cilët u angazhuan edhe këtë paslufte kundër politikë verbër pa parime kombëtare, pa identitet kombëtar, të kooruptuar, qe ka shkelur me të dyja këmbët BETIMI E UCK-se.
-Prandaj edhe UMIB-I, në rastin e mr.sc, Rexhep Ahmetit, puthadoras iu nënshtrua puthadoras një Procesverbali të cilin e prodhoi mendja e gjorë e Prof. Dr.Arsim Bajramit ( akademikut kosovar , me korrespondencë ne ASHAK) te cilit iu nenshtruan edhe dy prof. dr, anëtarë të komisionit vlerësues dhe duke dëgjuar verbërisht militantin e PDK-se, kryetarin e këtij komisioni z. Arsim Bajramin, qitën nënshkrimet e tyre diferencuese inkuizitore kundër-hyrjen në UMB- të mr. sc. Rexhep Ahmetit si ligjërues I brendshme UMIB. Absurdi me i madh ndodhi kur propozimi I Komisionit vlerësues, në krye me partiakun Arsim Bajramin u mor si vendim nga Rektori I UMIB-it, Dr. Alush Musaj, po ashtu nënpartiak, dhe (o absurd i absurdeve) sollën në UMIB fare pa KONKURS, një prof. nga një Universitet tjetër qe ka një Statut tjetër, konkretisht sollën të nderuarin Prof. Dr. Murat Jasharin (djalin e Rifat Jasharit nga Prekazi), sigurisht jo me qëllime të mira për të, por për ta shti në intriga me veteranin e pakorruptuar mr.sc. Rexhep Ahmetin dhe për ta eliminuar atë. Pas asnje dyshim që pas kësaj kurdisje qëndron tinëzisht, prof, Dr. Arsim Bajrfami, akdemik me korrespondence i ASHAK-ut (Akademisë së Artevev dhe Shencave te Republikës së Kosovës) Dhe, në vend që Arsim Bajrami t´i kontriboje arsimit dhe rendit juridik të Republikës se Kosovës ai është vene me te gjitha djallëzitë dhe intrigat për një kaos “juridik” dhe një përçarje e një denigrimi të paparë të ish-faktorëve, subjketeve e individëve të ish, UCK-së.
Kemi informata se Greva e Mr.,sc. Rexhep Ahmetit dhe bashkëgrevistit të devotshëm të tij të nderiuarit Ahmnet Sadikut do të vazhdojë edhe më 31 Tetor 2014, po në të njëjtin vend në parakun para hyrje në UMBI- ku është vënë Pllakati me shqiponjë dhe ngjyra kuq e zi dhe me mbishkrimin GREVË PER UNIVERSITET ME INTEGRITET.

PS: I bashkohem nënshkrimit për përkrahjen e mr. Sc, Rexhep Ahmetit edhe unë autori i këtij shkrimi.

31. Tetor. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 603 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi