Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Migrimi i popullsisë dhe pasojat e mundshme të këtyre lëvizjeve në Kosovë
Publikuar më 31 tetor, 2014 në orën 22:44 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qysh nga çlirimi i Kosovës, gjithë shoqëria e Kosovës, është dëshmitarja më e mirë e lëvizjeve dhe e migrimeve të mëdha të popullsisë, si edhe fluksi i vendosjeve dhe i zhvendosjeve të mëdha të popullsisë nga fshatrat drejtë qyteteve të mëdha të Kosovës, siç është Prishtina, duke mos i mohuar edhe lëvizjet drejtë diasporës, pas viteve 2000.. Derisa, para lufte në Kosovë, kishim migrime të mëdha të popullsisë, drejtë vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore, por që iniciohej, kontrollohej e stimulohej nga qeveria serbe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vet shqiptar. Mirëpo, pas luftës, këtij trendi të migrimit masiv të popullsisë, iu bashkëngjit edhe migrimi, drejtë qendrave më të rëndësishme urbane të Kosovës dhe veçanërisht duhet cekur atë drejtë Prishtinës, si edhe viseve tjera, rreth saj, siç është ai në Fushë Kosovë, Kastriot, Ajvali e fshatrat tjera.

Kjo, lëvizje e pakontrolluar e popullsisë dhe e zhvendosjes masive të saj, sigurisht që e ka një kosto, jo edhe të vogël. Ky, çrregullim i baraspeshës së vendbanimeve të fshatrave, sigurisht që është i padëshirueshëm në rend të parë, për vet popullsinë e këtyre vendbanimeve, po edhe për vet shtetin e ri të Kosovës. Këto lëvizje të pa kontrolluar dhe të paplanifikuara, padyshim që janë të shoqërua me probleme e konflikte të mëdha dhe ngjarje të pa parashikuara të mundshme, për ditët e sotme dhe për ardhmërinë e vendit. Nga, njëra anë u përvetësuan dhe u gllabëruan prona të mëdha shoqërore të Kosovës, të cilat u përkisnin ndërmarrjeve të mëdha të punëtorëve që me mund dhe djersë i ndërtuan, dhe të cilat gjatë kësaj kohe u privatizuan dhe të cilave iu ndërrua destinacioni për çka ishin ndërtuar. Ndërsa, këto pasuri të përvetësuar në mënyrë të rregullt dhe jo të rregullt, iu shitën popullsisë fshatare, të cilat vinin nga vendet e ndryshme rurale e diaspora dhe që menjëherë nëpër ato prona, filluan të ndërtohen e ngritën shtëpi e lagje të reja, si në brendi të qytetit e periferi të Prishtinës, pa pasur ndonjë plan, projekt apo infrastrukturë të nevojshme moderne të kohës.
Atëherë, mund të konstatojmë se njëri ndër shkaqet dhe faktorët kryesor të këtij emigrimi, padyshim është ajo se në Prishtinë e qytetet tjera më të mëdha të vendit është ajo që punësimi dhe pagat, janë bukur më të larta sesa në vendbanimet e qytezat tjera. Në qytetet e vogla dhe në brendinë e Kosovës që është shkatërrua ekonomia, siç janë; Gjakova, Mitrovica, Vushtrria, Besiana, Skenderaj, Drenasi, Klina etj, situata është shumë më e keqe sesa nëpër fshatra, për shkak të papunësisë së madhe, që qytetarët e veçanërisht të rinjtë, mezi i dilin deri në fund të muajit. Ndërsa, qytetet më të mëdha siç janë, Prishtina, Gjilani, Prizreni e Ferizaj, qytetarëve, iu afrojnë kushte e mundësi më të mëdha të punësimit dhe një jetë më të mirë. Në Prishtinë, qytetarët munden me arritë shkollim më të mirë dhe punësim më të lehtë edhe përkundër faktit se qeveria e Kosovës është munduar që brenda mundësive t’iu krijoj kushte më të volitshme për shkollimin e lartë, dhe veçanërisht pas hapjes së universiteteve në disa qytete të Kosovës. Kjo lëvizje e pa planifikuar e popullsisë, nuk është edhe pa pasoja, për shkak të pasurive natyrore që ekzistojnë nëpër fshatrat e vendit të cilat mbesin pa u pashfrytëzuar edhe për një kohë të gjatë, për shkak të shpenzimeve të mëdha që duhet të bëhen në infrastrukturë e të cilat nuk do të ketë mundësi të kthehen. Këto, dukuri dhe emigrime të popullsisë fshat-qytet, ndodhin edhe si rezultat i varfërisë dhe problemeve ekonomike e sociale e që shumica e popullsisë, shpëtimin e kërkojnë dhe mundohen të gjejnë në qytete. Për këtë qëllim, shteti i Kosovës dhe shoqëria kosovare, duhet të mbështetë dhe të zhvilloi politikë të barabartë ekonomike e që pastaj shumë bashkëqytetar tanë do të ndërrojnë mendimin dhe drejtimin e vendbanimit. Së paku, kështu punohet e veprohet në vendet e zhvilluara evropiane, ku migrimi i popullsisë bëhet kryesisht drejtë fshatrave, që jetojnë më mirë dhe në një ambient më të qetë e më të shëndetshëm. Për këtë arsye, mendoj që është e padrejtë, kjo që ne edhe më tutje ankohemi për zbrazjen e fshatrave në të cilat edhe më tutje vazhdohet që të jetohet, me kushtet dhe standardin e paraluftës.
Mundësitë e kushtet jo të mjaftueshme për një jetë normale, e bënë që gjeneratat e reja edhe më tutje të durojnë jetën e vështirë të qyteteve edhe pse kushtet dhe jeta për të jetuar, është shumë më e mirë dhe më e lehtë në fshatra. Zbrazja e popullsisë nga qytetet dhe fshatrat e një vendi, nga ana e shkencore edhe më tutje llogaritet si një vend i pazhvilluar dhe i pa stabilizuar politikisht e ekonomikisht. Për shkak të këtyre dukurive e zhvillimeve jo produktive, Prishtina me vetëm një decenie e gjysmë pas luftës, llogaritet si njëra ndër qendrat më të rëndësishme urbane dhe më e madhe e territorit të Kosovës e që duhet edhe për disa decenie të derdhen mjete, në mënyrë që rrjeti urbanistik dhe infrastruktura të balancohet e funksionoi normalisht.
Rreziku i koncentrimit aktual i popullsisë në Prishtinë e rrethinë, janë të shumëllojshme dhe të ndryshme. E rreziku më i dukshëm është ai i sigurisë kombëtare, duke e pasur parasysh kufizimin e Kosovës me pjesën veriore, verilindore e veriperëndimore, kur dihet gjatësia e këtij kufiri që kufizohet me Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë është edhe do të jetë një rrezik i mundshëm për sigurinë e Kosovës.

Avdi Gjata

Tetor 2014. Prishtinë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 3,541 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi