Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MBROJTJA E FLAMURIT KRENARI, PËRÇARJET POLITIKE TURPI KOMBËTARË
Publikuar më 31 tetor, 2014 në orën 22:47 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politika shqiptare e tollovitur, jo për interesa kombëtare, por për interesa partiake, grupore dhe individuale!

Në fushën e futbollit në Beograd, më 14 tetor 2014, mbi 32 mijë tifozë u brohorit në kor, urrejtja dhe fyerjet më të vrazhda, nacionaliste e kohërave të perënduara nga publiku serb, kundër lojtarëve dhe popullit shqiptar. Kundër kombëtares shqiptare u hodhën kërriga e mjete tjera të forta, e mjetet tymosëse. Ndeshje e futbollit rinxori edhe njëherë në sipërfaqe urrejtjen, dhunën serbe, të kaluarën dhe të sotmen pa asnjë ndryshim. Karshi gjithë këtyre përbuzje strukturat politike shqiptare, deri më sot nuk dhanë përgjigjen e merituar, edhe sporti dhe politika sllave po mbetet gjithnjë më e lazdruara, edhe nga faktori ndërkombëtar. Rezistenca e drejt e popullit shqiptarë as sot e, as në të kaluarën nuk u përkrahë në realitetinn e duhur historik, dhe ato përkrahje që ishin në kohë, ishin me shumë hile e prapavija. Përkrahja e merituar u bë vetëm në mbarim të shekullit XX atë herë kur në krahë popullit shqiptar ishte shteti më demokratik në rruzullin tokësor: SHBA-ja dhe nga bota e qytetëruar evropiane.

Nocioni bashkim kombëtar, këto ditë u përfol pak më tepër, si rezultat i mllefit dhe pa drejtësia që u bë në sport, prandaj ky nocion po mbetet vetëm në bisht të çiftelisë dhe të politikës shqiptare. Për të ardhur deri te një bashkim i mirëfilltë kombëtarë, aq shumë të përfolur e të shkruar, dhe për të cilën u bënë shumë sakrifica sa është e pa krahasuar, me ndonjë luftë të ndonjë popullit tjetër në rajon apo më gjerë. Rezistenca heroike e popullit shqiptarë në të kaluarën ishte e pa mbrojtur, pa përkrahje nga fuqitë e kohës. Po të kishin qenë armiqtë e popullit tonë, autokton dhe me një histori kaq të lashtë e, kaq bujshme, i kishin dalë moti kohë Evropës “në krye”. Ndërsa, Ne sillemi e përpëlitemi vetëm duke përmendur dhe duke shfaqur, proklamata euforike, nga individ e atdhetar të devotshëm, për bashkim në një shtet: SHQIPËRI.
Shumë herë u krijuan kushte ideale, për një bashkim, por na mungojë një udhëheqës i denjë, ashtu siç patëm nga gjiri i popullit shqiptarë në shumë shtete të disa kontinenteve. Klasa politike shqiptare lehtë po mashtrohen dhe po gjunjëzohen para armiqve të ndryshëm. Vetëm në mbarim të shekullit të kaluar falë përkrahjes së SHBA-së dhe pjesërisht të shteteve Evropiane, u arrit që Kosova ta fitoj pavarësinë kështu si është. Hap për të ardhur deri te një akt i tillë (bashkimi kombëtarë) mundësit janë të ndryshme, por shtrohet pyetja a duan politikë bërësit tanë.
Heshtjet jonë, toleranca jonë, pa përgjegjësia jonë, fqinjët tanë, ditë e përditë merren me “shtyrjen e gardhit” në damë të trojeve shqiptare. Ndaj këtyre dukurive politika shqiptare paraqitet shumë liberale, shumë demokrate, shumë moderne, ndërsa në raport brenda subjekteve politike shqiptare ka një urrejtjeje tepër të egër një urrejtje shtazarake dhe të pa parë.
A thua harta fluturake mbi stadium na qenka provokuese, kërcënuese dhe de stabilizuese, se sa, okupimi i trojeve shqiptare ??? ! ! !
Pse kjo hartë e ngacmoi për tej mase politikën sllave dhe atë greke ? Se i dinë mirë emirë fajin dhe prapavijën dinake të tyre, edhe vetë ata, e dinë mirë e mirë kufijtë e trojeve shqiptare, që shumë herë kanë publikuar harta të përgatitura edhe më të mëdha nga vetë ata. Ata e dinë hollë e mirë se, shqiptarët kudo që janë me vendbanim në ILIRICUM - Ballkan, janë autokton mu aty ku janë me punë apo me shtëpi.
Pse, shqiptari nda shqiptarit është ujk-bishë e egër ? ndërsa, ndaj të huajve jemi qengj dhe atë qengj i butë që nuk arrin ta thithë as nënën e vetë !
Si për hironi të fakteve dhe të kohës zonja, Catherina Ashton lavdëron presidentin serb, duke falemnderuar, siç thotë ajo “guximin e tij për të udhëhequr shtetin” gjë që sipas saj ka ndikuar në “shndërrimin e Ballkanit në një vend më të mirë”. Hajde, hajde hile me bisht dhe përkëdhelje e pa kuptimtë në vazhdimësi.
Po të ishin reagimet tona, si në rastin e UEFA-së (vendim absolutë me hile) me një mendje, me një gjuhë dhe me një reagim të menjëhershëm. Nocioni bashkim kombëtarë do ishte vetëm si nocion, dhe jo brengë dhe refren e përditshëm sidomos nga disa atdhetarët e devotshëm.
Kjo goditje nga sportit, le të jetë goditje për zgjim nacional, për vetëdijesim nacional, sidomos le të jetë vërejtje e fundit për politikën e tollovitur shqiptare. Që aq shumë janë egërsuar sa, në Tiranë nuk hyjnë në parlament, për bashkëqeverisje, jo për diçka madhore, p.sh. për mos pajtim për kauzën kombëtare, apo për mos pajtim, për formën mënyrën, kohën e realizimit të bashkimit e bashkimit , e jo për hiç interes madhor krijojnë ndarje; ndërsa as në Prishtinë nuk janë “lule për në veshë”, ata nuk hyjnë në kuvend për të mos zgjedhur strukturat udhëheqëse të kuvendit, dhe në Shkup janë hiç më mirë, por vetëm sa për sy e faqe në kuvend.
Këto tollovia janë më neveritëse, më të dëmshme për mbarë popullin dhe me shumë pasoja për mbarë popullin dhe ardhmërinë e brezave te reja, se sa vendimet tjera që janë kalimtare, por bëjnë dëme të përgjithshme në mbarë shoqërorin. Sporti – futbolli, si argëtim dhe vlerë e aftësisë, e shkathtësisë dhe e përgatitjes sportive, imponimet, hilet dhe pa drejtësitë dëmtojnë rëndë imazhin e sportit, të sotëm, të nesërmen dhe më larg. Humbë elanin, e lenë pasoja të paparapara për shumë gjenerata, e gjenerata të reja.
Politika shqiptare të koordinohet dhe të vihet në shërbim të popullit dhe jo populli në shërbim të politikës dhe në shërbim të politikë bërësve. Përçarjet, tollovit politike të mbarojnë njëherë e përgjithmonë dhe të mësohen nga fqinjët, nëse nuk kanë vizë për të shkuar më largët, për të parë. Politika shqiptare e tollovitur, jo për interesa kombëtare, por për interesa partiake, grupore dhe individuale, është një turp kombëtar me kaq shumë kuadro.

Qemal Musliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 413 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi