Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DRUVARI E COPËZA PREJ ARI
Publikuar më 31 tetor, 2014 në orën 23:00 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Druvari një qytetar i varfër shkonte çdo ditë në mal për ta ngarkuar me dru gomarin e tij e drutë e ngarkuara mbi shpinën e gomarit, pastaj i shiste zejtarëve në qytet, kjo ishte mbase lufta për ekzistencë në vështirësinë për t`i siguruar familjës një cope bukë. Një kohë të gjatë në jetën e tij familjare do të mbetej kjo gjendje ekzistuese në kthetrat e mjerimit e varfërisë. Megjithëse në ndjenjën e tij të fshehur mohonte vesin e keq shfrytëzimin e kafshës që mbante mbi kurriz barren e rëndë të druve, por jeta e kishte bërë të tillë se ai dhe gomari ishin vetëm për të ulur kokën e për të punuar, kështu ai besonte se e ardhmja do t`i sillte diçka më të mire, më të bukur, pavarësishtë se ajo i shfaqej e turbullt.

Me këto ndjenja të përziera niset për në mal, duke ecur më në thellësi të pyellit afër një shkëmbi sheh një cope metali që shkëlqente shumë, i afrohet dhe pyet veten si është e mundur që shkëlqen kështu? Për këtë shprehet i gëzuar se ka gjetur një cope metalike prej ari?! Ashtu i gëzuar ngarkoi gomarin me dru e u nis drejt qytetit, pasi shiti drutë, shkoi të Samarxhiu për ta riparuar samarin e gomarit, duke biseduar me Samarxhiun nxori pllakëzën e arit, e po e pyet këtë zotëriun: - A thua sa lira bënë kjo copë prej ari? E mori Samarxhiu e shikoi duke e rrotulluar nëpër duar copëzen prej ari dhe po i thoshte Druvarit: -Ma merr mendja se duhet të ketë vlerë nja 5 lira?! Pasi kreu punë të Samarxhiu, Druvari vazhdoi rrugën nëpër qytet dhe hyri tek një arëpunues dhe i dha copën prej ari, -duke i thënë më trego sa lira ka vlerën ky ari? Arpunuesi e hodhi në peshore copëzën e arit e në çast ju drejtua Druvarit: - Ky ari ka vlerën e 95 lirave. Mbeti i habitur Druvari, e ju drejtua, Arëpunuesit: - Si more mos e ke gabim? Po pak çaste më pare isha te Samarxhiu e ai i dha vlerën 5 lira copzës së arit! Arëpunuesi i thotë Druvarit: -Lëre ore Samarxhin, po ku di ai ç`është vlera e arit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 587 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi