Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kryeministri Rama ne Presheve
Publikuar më 11 nntor, 2014 në orën 15:30 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
PRESHEVË- Shqiptarët nuk kanë menduar kurrë diçka që i takon tjetrit dhe nuk kanë rënë kurrë në kurthin e nacionalizmit. Kjo ishte deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, para shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Shqiptarët nuk kanë menduar kurrë diçka që i takon tjetrit, shqiptarët nuk kanë rënë kurrë në kurthin e nacionalizmit që e bën njeriun por edhe një vend, të verbër për të hapur luftëra jo për lirinë e vet, por për të mos e lënë të lirë tjetrin. Shqiptarët kanë ditur intensivisht të dallojnë rrugën qorre të nacionalizmit primitiv nga rruga e patriotizmit evropian. Nëse sot shqiptarët janë të gatshëm të shkojnë më tutje, kjo vjen si rezultat i të qenit njerëz të besës, me aleatët tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

Rama deklaroi se shqiptarët kanë të drejtë që shpesh herë të jenë të padurueshëm, për vetë historinë që kanë kaluar, por rruga që kanë bërë deri tani duhet t’i bëjë ata krenarë për atë që kanë arritur.

“Kemi të drejtë që shpesh herë të jemi të padurueshëm , që të kërkojmë sa hap e mbyll sytë gjithçka që në ka munguar. Kemi të drejtë në Kosovë të jemi të padurueshëm që gjithçka të ecë vaj. Kemi të drejtë këtu të jemi të padurueshëm, se takova me kënaqësi disa të moshuar që iu iku jeta në këtë Luginë dhe zor se panë një ditë të mbarë përveç lindjes së fëmijëve. Ktheni kohën e shikoni si ishin shqiptarët në vitet ‘90, e askush nuk mund ta imagjinonte se sa shumë gjëra të mëdha do të bëheshin dhe besoj se më të dëgjuar, e më të respektuar se sot, nuk kemi qenë asnjëherë.

Kryeministri u shpreh se rruga jonë është para, dhe është e drejtë, e nëse sot kemi të drejtën të shohim nga kemi ardhur, e jo mirë ku duhet të shkojmë, atëherë duke lexuar historia që na solli këtu, që të bëjmë historinë për të shkuar aty ku duhet.

"Ne i respektojmë minoritetet, të njëjtën gjë kërkojmë nga të tjerët"

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët anëmbanë duhet të ndihen krenarë që i respektojnë minoritetet, dhe se pakicat duhet të jenë jo faktor ndarjeje por burim bashkimi.

“Shqiptarët sot hasin vështirësi që nuk i hasin në vende të tjera ku jetojnë për hir të së vërtetës. Në Shqipëri dhe Kosovë, dhe dy shtete që janë garante të paqes e stabilitetit e ecurisë demokratike të rajonit, mund të jemi krenarë për mënyrën se si i respektojmë minoritetet, bazuar jo në letra por në fakte”.

Kryeministri deklaroi se në Shqipëri dhe Kosovë ka modele të admirueshme të bashkëjetesës dhe respetimit të lirive e të drejtave të minoriteteve. Ndaj sipas tij “me këtë krenari, duke u nisur nga vetja, kemi të drejtë të kërkojmë të njëjtën gjë edhe nga të tjerët”.

“Sot në Shqipëri ka një minoritet grek që nuk ndien as një dallim e jo më pastaj diskriminim në raport me qytetarët me kombësi shqiptare. Ka një minoritet maqedonas, që nuk ndien dallim e diskriminim në raport me popullsinë me kombësi shqiptare, por që pas ndarjes së re territoriale, do ketë bashkinë e vet. Se nuk janë numrat që duhet të përcaktojnë sjelljet ndaj njëri-tjetrit, ne duhet të jemi krenarë se atë që duam për veten tonë nuk ia mohojmë tjetrit, dhe atë që i japim tjetrit, nuk duhet të na i mohojnë ne”, tha Rama.

Betejë për një “Evropë të Madhe”, jo “Shqipëri të Madhe”

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se beteja e përbashkët e shteteve të rajonit të Ballkanit, nuk është “Shqipëria e Madhe” por është një “Evropë e Madhe” që ka vend për shqiptarët, dhe që duhet t’i përfshijë të gjithë ata:

“Beteje të përbashkët për një “Evropë të Madhe” që ka vend për shqiptarët e që duhet t’i përfshijë të gjithë shqiptarët. Kush dëshiron këtë njësoj si ne, nuk duhet të lejojë që kushtet e vështira e sjelljet diskriminuese t’i shtyjnë në drejtime të tjera. Si qytete të Evropës, bashkërisht ne jemi në të drejtën e zotit dhe të vendit që të mbrojmë me forcë lirinë e të drejtën e çdokujt që jeton në këto troje, për të mos u ndier i diskriminuar ndaj tjetrit”, tha Rama.

"Pakicat, faktor bashkimi jo ndarjeje"

Kreu i qeverisë shqiptare tha se gjithkush duhet të ndihet me fat që ka pakica, pasi mënyra se si sillemi me to përcakton se çfarë jemi. Ai tha se pakicat duhet të jenë një burim bashkimi dhe jo faktor ndarjeje.

“Nuk mjafton të flasim gjuhën evropiane po t’i japim secilit mundësinë të flasë në gjuhën e tij, me identitete të ndryshme, kultura e tradita të ndryshme që përbëjnë mozaikun e Evropës së bashkuar”, tha Rama.

Serbi-Shqipëri, njohje reciproke e diplomave

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja më e rëndësishme e nënshkruar mes Serbisë dhe Shqipërisë, gjatë vizitës së tij në Beograd, është njohja reciproke e diplomave të universiteteve. Sipas tij, diploma e Shqipërisë, nuk do të jetë më e panjohur, por do të jetë e barazvlefshme me atë të Republikës së Serbisë.

“Ajo që dëshirova ta le për të njoftuar në këtë takim, është se pas një diskutimi me kryeministrin e Serbisë, në orët e fundit të mbrëmjes firmosëm marrëveshje për shkëmbimet e të rinjve edhe për njohjen reciproke të diplomave. Diploma e Republikës së Shqipërisë, jo më e panjohur por e barazvlefshme me atë të Republikës së Serbisë”, tha Rama.

"T'i lemë traumat e së shkuarës"

Kreu i qeverisë shqiptare, theksoi se nuk duhet të lejojmë që gjenerata e re serbe dhe shqiptare të trashëgojë traumat dhe pasojat traumatike që fëmijët shqiptarë dhe serbë nuk i meritojnë.

“Kjo është një përgjegjësi që qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka marrë të plotë dhe përtej të gjitha atyre që mund të thonë ata të cilët preferojnë të jetojnë me slogane të së shkuarës, në me këtë vetëdije kombëtare do të bëjmë çmos për një të ardhme të denjët, pavarësisht se ku banojmë apo në se është qytetar i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë e me radhë”.

Rama tha se na është dhënë një mundësi historike e një paqeje të munguar për dekada në këtë rajon, të identifikuar me urrejtjen e ndasi, ndaj sot 100 vjet pas luftës botërore, Ballkani e të gjithë ne, kemi mundësinë ta kthejmë këtë moment paqeje, në një paqe të qëndrueshme për të cilën ja vlen të jetohet.

"Të ndihemi evropianë, pavarësisht ku jetojmë"

Kryeministri u shpreh i vetëdijshëm për brengat dhe problemet e tanishme të shqiptarëve të Preshevës, dhe deklaroi se duhet të bëhet çmos që ato të lihen pas, në mënyrë që një vajzë dhe një djalë shqiptar, të ndihen evropianë kudo që ndodhen.

"Jam i vetëdijshëm për brengat e pamundësitë tuaja, brenga të shkaktuara pavarësisht nga ju, dhe pengesa që i gjeni në rrugën tuaj në mënyrë të pamerituar. Kam besim të plotë që duke e shfrytëzuar këtë moment paqeje ne do t’i shuajmë brengat e të shkuarës që prekin zemrat e mendjet e fëmijëve, dhe të një të shkuarë që vazhdon ta kërcënojë Ballkanin

Duhet t’i heqim pengesat që një vajzë e djalë shqiptar, të ndihet evropian pavarësisht se ku jeton. Liria e shqiptarëve duhet mbrojtur. Bazuar te kjo e drejtë kushtetuese, unë dua që sot të nënvizoj se është një kohë e re dhe duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të punojmë me njëri-tjetrin për t’u sjellë si i ka hije kohës", tha Rama.

/Shekulli Online/E.H./

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 293 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi