Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BERMUDET NËN THJERRZËN TIME (4)
Publikuar më 11 nntor, 2014 në orën 17:31 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Retrospektivë II: Platoni, Atlantida dhe Trekëndëshi i Bermudeve

Sipas të dhënave dhe njohurive mbi Platonin, nuk duhet të dyshojmë se Atlantida është trillim i ndërtuar në vend të kritikës së rëndomtë filozofike që i bën Athinës. Natyrisht nuk mund të hidhen poshtë hipotezat e ndryshme mbi këtë, sidomos kur të merren parasysh të gjitha rrethanat e kohës së tij. Atlantida ekzistonte ose jo, miti u ngrit dhe në këtë kontekst, mund të flitet për qytetërim megalitik ose shikuar akoma edhe nga aspekti i organizimit shoqëror, ky vend del të jetë një forcë kryekëput detare, pra tallasokraci e kohës së përmendur më lart në paragrafin aktual. Do të cek gjithashtu se dy qëndrimet që i kundërviheshin njëra tjetrës nga njohës të ndryshëm ishin:

a) Ajo që tregon Platoni s’është tjetër përpos trillim e mit që nuk ka aspak lidhje me historinë dhe;
b) Të dhënat e Platonit janë të vërteta ose së paku të bazuara në fakte që në vijim janë zhdukur dhe kështu u hapën rrugët për ndërhyrje dhe ndryshime në veprën e tij, nga autorë post-platonikë grekë.
Këto sa për njohuri hyrëse në gjirin e mistereve të Trekëndëshit të Bermudeve. Shumë autorë që flasin për këtë temë, nuk e lënë pa përmendur Platonin dhe Atlantidën të cilën e plasojnë në këtë vend ku nuk po ndalen fatkeqësitë, - zhdukjet misterioze të njeriut bashkë me teknologjitë në shërbim. Kam gjetur një moment interesant që me siguri luajti rol shumë të madh në atë që çoi njerëzit të flasin me bindje për çudirat fatkëqija në “Time”-në e Platonit kur tregon Kritias-i për stërgjyshin e tij Dripides-in e që ky i fundit, u njoh nga Solon-i (shek. i VI-të p.e.r) i cili ia zbuloi në besim, fjalët e priftit të tempullit të Said-it:
“... Brenda një dite e një nate të tmerrshme, armatën tuaj athiniane e gëlltiti nëntoka, dhe po ashtu, ishulli i Atlantidës u përmbyt dhe u zhduk (i tëri) në det. Kjo është arsyeja pse edhe sot oqeani atje është i vështirë dhe i padepërtueshëm nga pengesa balte në cektësi që ngelën nga ishulli gjatë fundosjes.”

“Edhe sot” thotë prifti egjiptian, por na në vazhdim do të shohim se një pjesë e oqeanit atlantik, është tejet e vështirë për ta kaluar... Këtu vetëm mund të shtoj një teori tjetër që nuk është trajtuar aspak nga autorë më të hershëm. Nëse edhe në kohën para Platonit dhe mandej gjer në ditën nga ku unë fillova (në mes të autorëve të shumtë) të debatoj mbi fenomenin e Atlantidës paska pasur lundrime në hapësirat e largëta edhe pas zhdukjes së ishullit në fjalë dhe në këtë zonë nga vështirësitë e pa përballueshme, supozojmë se qenkan zhdukur numër anijesh për të cilat nuk kemi të dhëna faktike përveç fjalëve që i përcjell Kritias-i: “... vështirë dhe i padepërtueshëm.” Përpos kësaj, ai përmend “baltën e cekët”, mos vallë kështu i quan algat e shumta për të cilën bëmë fjalë në vazhdimet paraprake...?

Ku shtrihej Atlantida?

Për të rrumbullakuar tani me shtrirjen eventuale të Atlantidës, do të cek se Platoni në shkrimet e veta, flet për ishull brenda Shtyllave të Herkulit (Gjibraltar) që lirisht mund të jetë tokë e zhdukur sipas ndonjë legjende të atëhershme e që po kjo, shtrihej ndokund në afërsi të Korfuzit. Por si do që të jetë, për ne është me rëndësi nëse marrim për të saktë se Atlantida ishte kontinent apo ujdhesë relativisht e madhe, kishte ndonjë qytetërim aq të zhvilluar sa që me përmbytjen totale, nuk u shkatërruan definitivisht të arriturat e tyre dhe sot, ndonjë aparaturë për prodhim energjie të nevojshme në për atë qytetërim, vazhdon që kohë pas kohe të emetoj akoma ditëve tona ndonjë forcë të fuqishme por tani, shkatërrimtare. Kjo energji mos vallë ishte një qendër kozmike ose qendër për komunikim ndërplanetarë? Ndoshta..., por t’i kthehemi shtjellimit kronologjik të përjetimeve të njeriut gjatë shekujve, duke vazhduar nga koha të cilën do ta quajmë Post Colombo që nënkupton shekujt XVI – XIX. Do të shkëputemi nga termi PostColombo vetëm nga tragjedia e parë aviatike e këndej, që njëherit, përbën kohën moderne të mistereve Atlantidës së imagjinuar apo ndryshe thënë, të Trekëndëshit Bermudian.

Reis Mirdita

(Vazhdon me “Mallkim e namë ose stuhi natyrore dhe galioni Genovese në qendër të uraganit)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 439 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi