Janë bërë 15 vite që kur fshatrat e Malësisë së Bujanocit, kanë mbetur të pa banuera dhe të boshatisura nga banoret e këtyre fshatrave, si rrjedhojë e dëbimit që bënë serbët, në vitet 1999-2000.
Tani pasi u bënë pesëmbëdhjetë vite nga ajo kohe, disa banore kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre për të vazhduar jetën, e disa kanë filluar të kthehen si banore sezonale për të punuar tokën e për tu marre me bujqësi.
Por ambiciet serbe për ta lëne këtë tokë të shkretë e të pa banuar nuk kanë të ndalur, fillimisht ishte shpërngulja me dhunë e tyre, pastaj demolimi i shtëpive të tyre, e më pas edhe vendosja e bazave ushtarake serbe pranë shtëpive të tyre.
Pas gjithë këtyre presioneve që iu shkaktuan këtyre banorëve, shumë prej tyre nuk u trembën dhe vendosën të kthehen në mënyra të ndryshme.
Regjimi serbe tani ka gjetë edhe një mënyrë tjetër për ti larguar edhe ata pak banore që janë kthyer , kjo gjë po bëhet për mes shkyçjes se disa fshatrave nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike.
Në fshatin Suharrën të Bujanocit, nuk ka energji elektrike pasi që korporate energjetike e Serbisë e ka shkyçur këtë fshat nga furnizim me energji.
Korporata Serbe shkeli edhe ligjet ku për mos “pagës të energjisë elektrike”, në atë rast duhet vetëm të ndalet rrymën e shtëpive që kanë probleme me pagesa e jo tërë fshatit sic veproi tani.
Korporata energjetike shkoi edhe me larg sa që jo vetëm që ndali energjinë elektrike por edhe i hoqi orët e rrymës e kabllat e furnizimit me energji.
Gjitha këto investime: Orët e rrymës, Kabllot, trafo, ishin investime private të bëra nga vet banorët.
Dje disa banorë të fshati Ramnabuqë të komunës së Bujanocit, alarmuan se ndalja e rrymës, heqja e kabllove dhe matësve elektrik ka filluar në fshatin e tyre dhe fshatrat e tjerë.
Po shihte mjafte qartë që politika e spastrimi dhe mos lejimit të kthimit në “Vatrat” e tyre për banoret e dëbuar nga Kosova Lindore vazhdon tash e dy dekada.
Lëvizja “Vatra”
Gjilan 13. 11. 2014
|