Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DERI KUR ME KËTO LAJTHITJE, O BACA ADEM?!!!
Publikuar më 15 nntor, 2014 në orën 20:40 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bacë i nderuar, Adem!
Që prej moshës rinore e gjer më sot, kur i kam kaluar 50 vite, për Ty kam pasur dhe kam një respekt të veçantë!...
E kisha atë respekt, sepse unë e dija që nga mosha rinore, kur isha nxënës në shkollën fillore; se kush ishe ti, pse vuaje burgjeve titiste jugosllave për faktin që, në familjen time tepër rëndë e kanë përjetuar burgosjen e dytë; të mesit të viteve 70-ta.
Mua, e mbajë mend fort mirë atë natë, tepër të rëndë që mbretëroi në odën e gjyshit tim; Hajzer Tafa Shyti, kur i mallkuari televizion e lajmëroi burgosjen tënde dhe të grupit tënd.
Gjyshit, i shkuan lotët –kur axhi im atdhetar, Sadiku i tha: "Heroi i Kosovës, Adem Demacin me shumë shokë e paskan burgosur; me ´ata qenka edhe Zeqir poeti Gërvalla e të tjerë"!…

-Po, ja çfarë bëra unë të nesërmen në shkollë të mesme teknike, "Ali Kelmendi" në Vushtrri, pas këtij njoftimi, nuk kam shkruar kurrë gjer më sonte, ja tani po ju rrëfej, kam protestuar disi krejt spontanisht, për faktin që isha shumë i brengosur dhe i revoltuar shpirtërisht, pra, të nesërmen kur kam shkuar në shkollë, nga hidhërimi i madh që ndjeva atë natë, në orën e parë të mësimit ,-kur profesori i nderuar,
Mit´hat Muhedini më tha të hapja librin, të lexoja; unë nuk pranova të lexoj as të shkruaj; pse nuk lexon, më pyeti i habitur ai?!
Nuk lexoj, sepse mbrëmë televizioni lajmëroi se është burgosur një grup iu madh i patriotëve shqiptarë, me në krye Adem Demaçin!!!

-Profesori ishte fort burrë i mirë, ishte bir i një atdhetari që kishte vuajtur burgjeve,(emri i tij, mjerisht s´po më kujtohet);-këtë e mora vesh më vonë.
Pra, ai m´u lut i qetë aq sa mund ta ruante qetësinë para nesh; Fadil, bëhu djalë i mirë se, ju jeni të rinj, ato punë të politikës ju nuk i dini, ja kush po lexon tjetri apo?!…,-Mua, më tha pastaj, ti edhe me plis të bardhë po vjen në shkollë, e di që je patriot, por edhe ne jemi patriotë o Fadil, por kujdesu për mësimin, kryeje shkollën , del punon, më mirë për vete e për atdhe e të tjera e të tjera fjalë të urta që më këshillonte të rrija urt! Ndërsa, unë për faktin që isha aty i vetmuar, atëbotë nuk dija as si të organizoja, pas një ”rezistence”, pas pak kohe, iu binda profesorit të nderuar.
Nuk bëra më tej atë rebelimin që e dëshiroja, ta bëjmë të gjithë në shenjë revolte…

Pastaj, të mos zgjatem këtu si të kam njohur gjatë studimeve, "prej së largu nga afër", o baci ynë, Adem; që nga shtatori i vitit 1976/77, kur edhe u regjistrova Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, menjëherë kam rënë në kontakte me shokët e shoqet atdhetarë/e, ilegalë/e.
Për ty o bacë, kemi shkruar e kemi kënduar, të kemi dashur e të duam, (por "druaj", jo sa atëherë,(po mendoj për veten time…,-hahaha); sepse krejt pakuptim m´u kanë dukur dhe po më duken ca paraqitje tuajat përballë situatave që kaluam e po kalojmë si komb e si shtet, krejt pakuptim m´u ka dukur e po më duket, kur po paraqitesh në media të shkruara dhe në ato elektronike , radio e tv, për qëndrimet tua të panevojshme konfliktuoze, - do të thosha ndër shqiptarët, në qëndnrimet tua, raport me udhëheqësin, komandantin dhe gjeniun e kombit shqiptar, Enver Hoxhën?!!!
Personalisht, ndaj teje jam shumë mirënjohës që, kurdoherë, ke treguar respekt ndaj meje; vërtet që prej viteve 90-ta, kur erdhe në Prishtinë, jemi takuar me ca punë të lehta në atë Këshillin e të drejtave e të Lirive të Njeriut; -si e quaje ty, në atë, "Këshillin e Vajtimit"!!!

Dorën në zemër, të kam nderuar, por ama edhe më ke nderuar tamam si burrat e motit, po me atë reciprocitet vëllazëror si idealist kombëtar.
Jam shumë mirënjohës ndaj teje kur nnë ato vite të rënda në fillim të viteve 90-ta, më ke ndihmuar ca, besa edhe materialisht, kur gjendja ime ishte e rëndë jo vetëm nga aspekti material, por edhe në atë shëndetësor.
Po, pastaj, nga kjo gjendje e rëndë si e jona, ekonomike, politike e të tjera, unë u detyrova të emigroja.
Tetë vjet të jetës sime, ishin tejet të zeza për mua,-të cilat i kam quajtur ”vite burgu të hapur”, për faktin që nuk kisha mundësi të vizitoja tyë afërmit, miqtë, shokët e shoqet , të vizitoja Atmëmëdheun tonë, sepse isha larguar me një pasaportë false, që më dha një shok i madh e besnik.

-Pastaj, në mërgim jam takuar me ty në një tubim në muajin mars më 1992, në Malmö të Suedisë, atë natë kur ato 8 pyetje për ty me letër makine, që ti i zbulove –se "këto pyetje dikush i ka përgatitur"- le të dalë hapur, i thoshe , Hajdin Abazit, -por, unë e ruaja "ilegalistetin"; tash dije mor bacë se, ato pyetje i pata përgatitë unë t´i shtroja ty para pjesëmarrësve -por kur ju deklaruat që, vetëm nga një pyetje e pranojmë, për të tjerat s´ka përgjigje, -unë, ato shpejt i shpërndava te shokët e mi. Ata, pastaj të shtronin pyetjet, unë i dëgjoja përgjigjet tua; që herë-herë më sertonin, (kur flisje mirë për Sali Berishën dhe PDSH-n e tij reaksionare), disa herë-herë më ëmbëlsonin më shumë se mjalti kur thoshe:
-"S´ka bir nëne që do të mundet me na sunduar kollaj, ne do të ngritemi si një trup i vetëm në rezistencë edhe në forma të tjera"- ide e plane përparimtare aq sa na i bëre zemrat mal!!!...

Vitet kalonin, ndërsa unë orvatesha të shkruaja diçka të mirë, për atë të uruar Shqipëri Natyrale.
-E botova përmbledhjen e parë poetike, me titull ”Në kërkim drite” Tiranë, 1996,
-Pastaj, një libër në publicistikë, me titull ”Në rrugën lirisë”, Prishtinë, 2008.
Në përurimin e këtij libri të kam ftuar, por për shkaqe të kohës; nuk munde me qenë i pranishëm në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Kishe qenë i ftuar në Bibliotekën Kombëtare, po atë ditë, dhe si për habi, po në artë kohë.
Jemi i takuar ato ditë në Prishtinë, kemi folur për librin tim, më ke qortuar se, nuk janë fajtorë vetëm të huajtë e EULEX-it, që jemi mbetur në këtë gjendje ne shqiptarët , pro edhe "këta daitë", liderët "tanë"!!! Këtu,nuk je ndalur sa duhet -më këshilloje! PO ato fjalë, më ka thënë pastaj në takimin që e pata po ato ditë edhe akademiku, Rexhep Qosja, kjo më dëshpëroi seriozisht për faktin që, se na i bëjnë gjithë ato ndërkëmbëza të huajtë e merrja me mend , por e konsideroja si çështje interesash të tyre; por kur udhëheqësit , apo më saktë sunduesit tanë, i bënin ato gabime të rënda, kjo më indinjoi edhe më shumë...
-Më ke shprehur keqardhjen për mungesën tënde në përurim,– të them sinqerisht, të kam kuptuar drejt.
Ashtu, besa edhe doli-kuptimi im ndaj teje qe me vend.
Po, edhe kur unë u ktheva në mërgim, mësa më kujtohet, pas disa muajsh, shokët e të afërmit e patën organizuar një përurim po të librit në fjalë, edhe në Mitrovicë. Ata, madje, pa praninë time fizike , kanë dashur t´më nderojnë; pasi të kanë ftuar ty – pa asnjë hezitim ty je përgjigjur pozitivisht ; ke ardhur në Mitrovicë dhe ke shtjelluar për gati 2 orë, shumë gjëra rreth librit në fjalë….
Je takuar me xhaxhain tim, Ramadanin, një burrë temperament por i rreptë dhe i patundur në qëdnrimet e tij të drejta; Ay, ka një respekt të madh, si çdo shqiptar atdfhetarë, ndaj teje; më ka folur Ay, për Plisin e bardhë si ta ka vënë mbi kokë, e të tjera mrekullira që ndodhin gjatë takimeve të tilla kulturore, shkencore apo historike.
Për këtë jam ndier tepër i nderuar, prandaj ndaj teje kisha dhe pavarësisht se jo pak po na shqetëson, mua dhe shokët e shoqet tona; megjithatë, ndaj teje ruaj një respekt të admirueshëm.
Jo, mor baca Adem; nuk do të dëshirioja kurrë që, ky respekt i ndërsjellë, për këto lajthiçkat tua, të pakuptimta-siç i quaj unë; të ketë të çara midis nesh!...

-Por, ja që kohët e turbullta po na sjellin herë-herë në pozita të palakmueshme, ja pse i shkrova këto radhë:
http://www.gazetatema.net/web/2014/11/11/adem-demaci-rama-beri-ate-qe-nuk-beri-enver-hoxha-ne-46/

E , këtyre lëvdatave ndaj Edi Ramës si më burrërore në Beograd dhe akuzave ndaj Enver Hoxhës,-si thua, ”Paska qenë servil i serbëve dhe paska bërë tradhti kombëtare!!!…
Asnjë njeri atdhetarë/e, me mend në kokë, këtë nuk e dëshiron ta besojë!...
Tashi, përsëri po i rikthehem takimeve e takimit të veçantë dy ditë me ty:
A të kujtohet o bacë ?!
Kur isha mysafir tek ti vet i treti, në Sarandë në verën e vitit 2007, brigjeve të detit Jon kemi biseduar lidhur me këtë temë.
Përkundër respektit që kam ndaj teje –të pata thënë: Bacë Enver Hoxhën, mos na e nguc!..
-Madje, aty për aty e bëra njëlloj humori prej zori, kur të fola, më tej:"O burrë, nuk po dua me u prishë me një jaran që e kam pranë,-sepse, ky po ma sulmon, atë jaranin që na iku nga kjo botë"!…
Ty, qeshe dhe më rrahe krahët, me respekt! ...
-Po, përsëri , ti o bacë, ”nuk jepeshe", as u ndalove duke i shprehur ato bindjet tua, habitsha sesi t´u , kishte bërë mendja top sa nuk të hynte dot në logjikë gjer në habi,-pse unë me shumë shokë e shoqe jemi aq "kokëcimentë/e", si Ay, Zeqir Gërvalla ynë, shok më besnik në jetën tënde, kam bindjen e plotë që, zor që e ke pasur në jetë; pra, pse neve jemi aq fort mbrojtës të flaktë bacë Enverit?!!!
-Pas shumë argumenteve pozitive që të flisja për bacë Enverin, ato që janë më kryesoret e që dihen; për Kosovën e më gjerë, Ty, Ademi, -para nesh nuk e thoshe me gojën e tij se: Enveri e kishte tradhtuar kombin e Shqipërinë, apo të shprehje dyshime të tilla kaç të rënda ndaj tij, sa e kanë zor jo vetëm toka dhe malet, por edhe detet shqiptare; Adriatiku e Joni, t´i mbajnë mbi supet e tyre.
Akuza jote e vetme në bisedë me ne ishte: "Enveri, nuk bëri sa duhej për Kosovën"!!!
”Enveri, nuk e kishte zhvilluar e përparuar sa do të duhej Shqipërinë”!!!
-E, çka mund të bënte më shumë e më tepër; - Enveri Ynë –të thosha o bacë si në shumë shkrime e biseda e kam theksuar, -sesa ta ndihmonte e ta mbronte kudo brenda e jashtë Shqipërisë!
-E ka ndihmuar Kosovën që nga Abetaret e para, pas luftës së dytë botërore, e gjer në Universitet,-sa i përket fushës së shkollimit dhe artit e kulturës.
Ndërsa, nga aspekti politik dhe ushtarak ka bërë punë të madhe pandërprere, gjer në formimin e grupeve ushtarake që nga mesi i viteve 50-ta,si , nga përgaditja e Operacionit "Shpërthimi" në fillim të viteve 80-ta dhe si rrjedhë e fuqishme, nga ky burim i pastër gjithëkombëtar i tij dhe i PPSH-së, u lind dhe u rrit UÇK-ja jonë Heroike!
-Prandaj, mendoj se, të gjithë ata dhe ato që po mendojnë gabim,(-duke mos e përjashtuar këtu as bacin Adem ); se, " Enveri e paska harruar, tradhtuar, apo shitur Kosovën dhe Viset Shqiptare në ish-Jugosllavi;- le të dalin me fakte konkrete, me dokumente historike, t´i gjejnë ato nga arkivat breda dhe jashtë Shqipërisë, e, për ato jam i bindur që, s´ekzistojnë askund, prandaj kurë s´kanë për t´i gjetur as në ato labirinthet e bodrumeve të "pashallarëve të kaltër" të botës. Është koha e fundit që, të ndalen këto zhurma të kota që po habitet me neve bota kur po ia fusin t´ia fusin kot, me fjalë, " n´ hava", -siç themi andej kah anët tona, në Kosovë! Apo, me shkrime e fjalë krejt servile, aspak argumenuese e tejet neveristëse.
Lajthitje të tilla, që kur e kur po përsëriten, ato edhe mund të konsiderohen gabime të mëdha,-mendoj që, aspak nuk ta rrisin nderin as famën që e ke, o bacë Adem Demaçi, -Ty o burrë që e ke vendin e merituar në historinë tonë për më shumë se 50 vjeçare. Mua, natyrusht dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë ithtarëve tu, na vjen shumë keq për këto.
Lajthitje të tilla, mjerisht baci Adem i ka bërë goxha shpesh, si fjala vjen ndaj Sali Berishës, kur shprehej me bindjet ë patundur,” si burrë i mirë e atdhetar”e të tjera, kur bëri thirrje ”votoni për të, po, pastaj fort është penduar.
Ashtu, ka vepruar edhe ndaj Ibrahim Rugovës, gjer nga mesi i viteve 90-ta, -madje, me një rast më kujtohet, isha me një shok, ishte viti 1991, -kisha një goxha grindje në shtëpinë e tij në Prishtinë,me bacin, -kur atij i shpreha dyshimet e mia se rruga që po e ndjekë Ibrahim Rugova, është rrugë e turpit kombëtar, është rrugë e kotë, ajo nuk na çon drejt lirisë, ajo na shpie pakthyeshëm, më thellë në vorbullat e robërisë, I. Rugova me klanin e tij i ka uzurpuar shtypin edhe ashtu të varfër në Kosovë e të tjera; -po pastaj, vet baci është deklaruar se është penduar, e ka folur të vërtetën për Ibrahim Rugovën, prandaj, kur LDK-ja, mori "ofensivë" propogandistike kundër tij, unë isha njëri nga ata që e kam përkrahur pa rezerva!!!
Po, ky baci Adem, e ka sulmuar ashpër Fatos Nanon, po pastaj , është penduar -doli e tha: shumë fjalë të mira për të, kisha qenë gabim e të tjera!…
-E ka vlerësuar Veton Surroin, ka bashkëpunuar me të kinse në atë ”rezistencë të mjerë paqësore”, duke bartur arkivole me të, kinse, po e varrosim dhunën në Kosovë!!! Po, pastaj edhe me Veton Surroin, është thyer si mos më keq, nga mashtrimet e Veton Suirroit, prandaj është penduar, që e ka përkrahur;-madje, një libër e shkroi me të drejtë, kundër tij.
Tash, po del me deklarata dualiste, sipas motos ”as me ne, as me ata” !!!
Është duke e përkrahë herë hapur e herë maskuar, Hashim Thaçin, kinse, ”ky, qenka më i miri prej të këqijëve”!!!
A po harron baci Adem që, djaloshi i pastër si loti, i shëndoshë si sythi i lisit shekullor në bjeshkë; është, Albin Kurti?!
A ka bërë Albini apo VV, gabime të rënda apo hajni ndaj popullit, ( korrupsion) astroniomik nga turpet gjer më sot?!
Po, ”Hashimi ai burrë ma i miri prej të këqijëve”, cilën parti e drejton; a është PDK-ja ajo që në shumë komuna udhëheqja e saj, vrapojnë gjyqeve për akuza të rënda hajnie (korupsioni), Marrëveshje lëshimesh të këqija me Serbinë që, aq shumë e kanë dëmtuar, po e dëmtojnë dhe do ta dëmtojnë Kosovën, e të tjera?!…
Baci Adem, nuk do të dëshiroja të merrja këtë mundim të shkruaja këto radhë sikur këto, lajthitje e pendime, -do të thosha, -krejt të pakuptimshme, të ngutshme dhe aspak ë qëlluara, janë bërë gabime të rënda ,-si kjo e sotmja kur krejt kot së koti, e akuzon PADREJTËSISHT,-ENVER SHQIPTARIN!!!

-E, SA I PËRKET VIZITËS SË EDI RAMËS!

Përkundër faktit që Edi Rama, iu dha leksione të mrekullueshme, politikanëve të mjerë -shovinistëve të tërbuar të Serbisë fashiste!...
-Shqiptarët, në shekuj, përballë fqinjëve mizorë e kishin fjalën e urtisë në radhë të parë, nëse kodoshët e huaj nuk i kanë dëgjuar fjalët e urtisë, i kanë dëgjuar pastaj,heroizmat e trimërisë!...
E preku goxha në tel besa edhe atë "Nënën e Madhe Europën"-siç po e quan ti!!!
Mendoj, mirë ia futi me dy grushte "të buta", turinjve:kur ia kujtoi murin famëkeq të Berlinit, gjegjësisht, BASHKIMIN E GJERMANISË,
por edhe kur tha: "Aq sa i duhet Europa, Ballkanit, poaq Ballkani, i duhet Europës"!
Unë, dua të jem realist: në FB time kam shkruar: ”Nuk do ta dëshiroja vizitën e Edi Ramës në Beograd!
-Mirëpo, tash pas kësaj vizite atje i them me kënaqësi: Të lumtë mendja e ndritur, o Edi Rama!...
10.Nëntor. 2014 .
-Se, çfarë ka folur Enver Hoxha në Beograd, këto i keni në arkiva në Beograd, këtë e vërteton historiani i mirënjohur , Prof. Dr. Hakif Bajrami
-Këto i keni te libri i prof. Dr. Hakif Bajrami,”EPOKA E ADEM DEMAÇIT”, Prishtinë, 2009.

Bacë i nderuar, Adem!

EDI RAMA, NUK I THA TROÇ BEOGRADIT, “KOSOVA ËSHTË E SHIQPËRISË,
-ASHTU SIÇ I THA ATËBOTË, BACË ENVERI,-TITO TRADHTARIT, ATIJ GJAKATARI TË KOMBIT SHQIPTAR!

Jo, mor baca Adem!...

-Nuk ka burrë shteti, bile edhe 500 vite, zor se do të ketë që e lindë nëna shqiptare, më largpamës, më trim, më i vendosur, më politikan i zgjuar dhe diplomat i pathyeshëm përballë rrebesheve të historisë në ndeshjet me armiq dhe në ”marrëveshjet me miq”; -se gjeniu, Enver Hoxha.

-As ramushët, as salushët e Tiranës; -nuk maten dot me heroizmat dhe veprimtarinë e famshme të tij, i cili bëri aq shumë për gjysmë shekulli, në shërbim të lirisë, barazisë dhe lirimit të Shqipërisë Natyrale.

11 Nëntor. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 788 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi