Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TË PËRSHËNDES SHQIPTARISHT O EDI RAMA!!!
Publikuar më 15 nntor, 2014 në orën 21:06 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…Eu, jo të shkojë, jo të mos shkojë Kryeministri i Shqipërisë EDI RAMA në Beograd!...Të gjithë si kompetentë flisnim, athua se po pyeteshim ne dhe kështu do të vendosnim ne…! Sidomos kundërshtarët e tij politikë thërrisnin me të madhe jo dhe jooo,nuk duhet të shkojëëë!!! Por Edi Rama shkoi,pa u lëkundur fare,bile duroi i qetë lloj lloj komentesh,por shkoi…dhe shkoi, kur i konvenoi atij Vuçiçit e kompanisë së tij të çiçave e viçave!!!

Dhe në Beograd, Edi Rama u paraqit tamam si një burrë shteti, serioz, as provokues, e as euforik, duke rrah gjoksin, foli me mençuri, guximshëm shkurt,me fraza e fjalë tejet të kuptueshme shqip…foli shkoqur shqip për Kosovën dhe për shqiptarët!!!

Dhe s’di pse u mrol keq Vuçiçi, kur fjala e Edi Ramës e thënë, e tëra është REALITET!!! Është realitet që KOSOVA është shtet sovran dhe i pavarur!Eshtë REALITET, që pavarësinë e Kosovës e njohin 108 shtete të botës! Është REALITET që 23 vende anëtare të BE e njohin Kosovën si vend të pavarur! Është REALITET që, fill mbas vitit 1999 Serbia nuk ka sovranitet e pushtet mbi Kosovën dhe s’ka më sundim policor e ushtarak mbi te! Eshtë REALITET që Serbia dhe Shqipëria duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian! Dhe këto janë realitete,janë fakte të pakontestueshme!Janë të vërteta të pamohueshme!!!

Por kryeministrit serb dhe Serbisë,që ende i duket vetja si e përkëdhelura e Ballkanit,nuk mund t’i pëlqejë ky realitet! Kjo e vërtetë e madhe ja vret sytë dhe ja shton akoma më shumë urrejtjen shkinës Serbi! Sepse ajo ende vuan, jeton dhe udhëhiqet nga mbeturinat titiste dhe të Sllobodan Millosheviçit,armikut të përbetuar të shqiptarëve. Në Serbi kudo në istitucionet shtetërore kanë mbetur të paprekura hordhitë e vdekjes dhe të urrejtjes!Kthetrat e Serbisë janë të helmuara me urrejtje ndaj Perëndimit po se po,po në veçanti ndaj Kosovës dhe fqinjëve të saj. Vuçiçat e kompani janë njerëz, të cilët e shfrytëzojnë çdo rast për të ripërtërirë të keqen, sepse vetëm nga e keqja përfitojnë,duke e bërë veten “viktima”.U viktimizuan serbët nga një lojë futbolli,nga një dron nga një…Sepse ata,serbët, jetojnë nga e keqja dhe urrejtja! Mirë e tha dhe me mençuri Edi Rama që, ata të keqen e kanë tek vetja, ta kërkojnë brenda tyre se,ne kërkojmë vetëm atë, që na takon dhe kurrë jo hisen e tjetrit!!! Ne shqiptarët e trojeve etnike, që kemi jetuar nën ish-Jugosllavinë titiste e të Sllobos e dimë më së miri këtë,se çdo të thotë dhunë e urrejtje shkjau!!! U pavarësua Kosova,por ama po e shohim ditën për diell edhe sot, sesi po diskriminohet Presheva,Bujanovci,Medvegja, të mbetur nën Serbi,vetëm e vetëm se janë shqiptarë!?

Me “profesion” jam atdhetar.Kam luftuar e sakrifikuar gjithë jetën time për liri e pavarësi si shumë bashkëkombas të mi.E si mërgimtar më digjet shpirti për Kosovë e shqiptari,për Bashkim Kombetar!...Dhe e them me plot gojën se, Edi Rama, sa mirë bëri që shkoi në atë vizitë se, vërtetë na lumturoi me qëndrimin e tij shumë serioz dhe dinjitoz, mbajtur para atyre “miqve” në Beograd! Kryeministri ynë Edi Rama, ua tha serbëve ato, që duhej thënë, dhe ua tha me guxim e vendosmëri,…ua tha në sy mu në Beograd, si askush tjetër!!!… Kryeministri Edi Rama, vërtet e tha fjalën e pritur të kahmotshme të shqiptarëve të tij, që nga vizita e Enver Hoxhës para 68 vitesh…dhe më askush tjetër në këtë “stil”guximtari,siç e tha Edi Rama, deri më sot, thënë në Beograd, në zemër të Serbisë!!! Po çfarë miqsh mund të quhen serbët? Me pritjen e tyre të hidhët e të mbrapshtë treguan përsëri para botës,se çfarë janë në realitet!?

Mos ta lëmë pa e përmendur atë mikëpritje të përzemërt, shumë madhështore e mahnitëse të vëllezerve dhe motrave tona të atyre qyteteve shqiptare, në trojet tona të okupuara të Kosovës lindore, me qendër në Preshevë! Po e meritove o Edi Ynë! Ndaj e the me zemër se, do të mbetet e pashlyer mikpritja e bashkëkombasve të tu! Sa bukur e me sa mençuri e the,që tu duk vetja i vogël para tyre,sepse e ndjeve përgjegjësinë e madhe, që ke mbi shpatulla për ne shqiptarët , kudo që jetojmë! Ti na e mbushe shpirtin, na i ngrohe zemrat, na bëre me fletë! Na shtove KRENARINË e të qënit SHQIPTAR!

Ndaj,unë atdhetari mërgimtar, biri i Kosovës martire, luftëtari i shqiptarisë, vëllai yt i një gjaku, të përshëndes SHQIPTARISHT! TË LUMTË! DHE TË PRIFTË E MBARA, PËR SHQIPËRI E PËR SHQIPTARI!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 574 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi