Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Asimetria politike
Publikuar më 16 nntor, 2014 në orën 22:57 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Asimetria politike e solli në krizë Kosovën, dhe dalja nga kjo krizë është e mundur, nëse përcaktimet tona për demokraci dhe për të mirën të saj, i hapim rrugë politike vendit. Nuk është e thënë qe pushteti duhet të mbahet me çdo kusht, e sidomos, atëherë kur asimetria politike shtohet në vend dhe rrezikon çdo proces politik dhe jo vetëm. Kjo gjendje po e ngadalëson tej mase funksionimin e shtetit, ka të ngjarë qe kjo gjendje të kollapësoj shtetin edhe më tej.

Ndofta edhe neve do të na duhet të kapërcejmë nëpër përvoja të hidhura dhe shumë tipike, si për shembull ajo e Kapusçinskit, ku midis viteve 1958 dhe 1985, në Afrikë u ndërruan me forcë gjashtëdhjetë e katër qeveri dhe dështuan një numër i madh grushtesh shteti. Mbase ne nuk jemi ne Afrikë, duhet gjykuar se duhet anashkaluar çfarëdo zbritje në të njëjtën pistë dhune, më gjithsej duket se këto përvoja e fundit të sharlatanëve politik në Kosovë, e meritojnë dhunën dhe dënimin e popullit. Siç shihet politikanet aktual në Kosovë të kapur në shtet, me veprimet e tyre të papërgjegjshme, duan një tipizim të gjendjes, ku qeveritë për tu rrëzuar nga pushteti provokojnë më me dëshirë grusht shtetin se sa rregullat demokratike.

Rregulla më demokratike e funksionimit në sistemin demokratikë është vota e lirë. Vota e lirë në demokraci vendos përmes shumicës, për dallim nga sistemet totalitare ku vendos oligarkia, regjimi. Në Kosovë, kemi diçka të ngjashme me sistemin totalitar, ku regjimi nuk do të bije nga vota e shumicës, por do ta mbaj pushtetin përmes oligarkisë, qe mbase kanë kapur gjithë shtetin. Pra, regjimi i Hashim Thaçi-t, ka sistemuar në pushtet puçin shtetëror dhe më këtë lloj politike puçiste, orvatet të zaptoj edhe për më gjatë shtetin dhe nuk do të brengoset fare sepse do ta frenojë demokracinë në vend. Për këtë regjim nuk ka rëndësi më demokracia, por duket se ka vetëm pushteti, ky është synimi i Hashim Thaçit tani për tani.

Ky lloj puçi e ka deformuar në përgjithësi shtetin dhe gjithë sistemin politik, dhe në këtë gjendje aktualisht ne nuk mund të flasim për zbatim rregulle dhe përgjegjësi politike.
Ne në fakt kur kemi shpallur Pavarësinë dhe kemi definuar shtetin si Republikë Parlamentare, ndër të tjera kemi shprehur zotimet dhe të gjitha detyrimet që duhen zbatuar për shtetin dhe republikën parlamentare.

Është e vërtetë që asimetria politike e solli në krizë Kosovën, dhe dalja nga kjo krizë është e mundur, nëse përcaktimet tona për demokraci dhe për të mirën të saj, i hapim rrugë politike vendit. Nuk është e thënë qe pushteti duhet të mbahet me çdo kusht, e sidomos, atëherë kur asimetria politike shtohet në vend dhe rrezikon çdo proces politik dhe jo vetëm. Kjo gjendje po e ngadalëson tej mase funksionimin e shtetit, ka të ngjarë qe kjo gjendje të kollapësoj shtetin edhe më tej.

Për ne, Hashim Thaçi s’mund të jetë tjetër veçse një bartës i një regjimi antidemokratik, që përmes akteve të pushtetit antidemokratik orvatet vazhdimisht të shtypë demokracinë në vend dhe mbase qëllimisht po i zhvatë të gjitha proceset politike. A mund ti lejohet kjo?. Në shtet demokratike dhe ne shoqëritë civilizuese, kjo nuk do të lejohej dhe gjithsesi do të kishte protesta deri në dhunë sepse pushtetit antidemokratik, i cili ka kapur gjithë shtetin me Gjykatë dhe Presidencë dhe kjo mbase nuk mund të tolerohet.
PDK-ja dhe Hashim Thaçi, me këto veprime tipike të një regjimi po tentojnë që të mbahet pushteti edhe për kohë të tjera, përmes një gjykate dhe një presidence të shndërruar krejt në marionetë politike të regjimit. Fakti përfundimtar është se tashmë kemi një parti e cila ka shndërrua pushtetin politik në një regjim politik, i cili tregon se do një forcë reale të dhunshme për tu rrëzuar nga pushteti.

Marioneta Brovina

Gjërat më të lehta që mund t’i identifikojnë regjimet e vërteta në botë, janë krijimi i marionetave politike. Për shqiptaret e Kosovës nuk janë të panjohura marionetat e tilla, kur shumë figura politike dhe jo politike nga regjimi u krijuan në marioneta tipike për regjimin. Pra, regjimi i S. Millosheviçit pa dyshim se dha prova më profesionale të krijimit të shumë figurave në marioneta të tij dhe për vet regjimin. Ata qe mund ta kujtojnë pak regjimin e Millosheviqit, i dinë të gjitha figurat publike qe u shndërruan në marioneta, në Kosovë kishte një sërë marionetash si; Rr. Morina, B. Pllana. A. Shukriu, H. Samedinazemi, A. Vllasi e të tjerë. Në Serbi ishin; Arkani, Shesheli, Millutinoviqi, Paniqi, Marjanoviqi e shumë të tjerë. Në Kroaci ishin; Mlladiqi, Karaxhiqi, Shuvari etj. Në Vojvodin ishte Kecmani, ndërsa në Bosnje, Maqedoni, Mal të Zi, gjithashtu kishte figura të tilla qe ishin shndërruar në marioneta të regjimit të Millosheviqit.

Po regjimi i Hashim Thaçit, a ka nxjerrë disa marioneta të tilla? Po duhet pranuar se ka nxjerrë disa figura edhe jashtë kampit të tij, ne gjykatën Kushtetuese të Kosovës ka nxjerrë Enver Hasanin, njeriu për një kohë të gjatë ishte këshilltar i tij. Presidentja e Kosovës e dal nga zarfi gjithashtu ishte jashtë kampit të PDK-së por shumë shpejt u bë marionetë e Thaçit. Ndërsa marioneta më përfikte e regjimit është Flora Brovina. Brovina nuk përfaqëson ndonjë element të rëndësishëm politik, por qe nga pas lufta kur u lirua nga regjimi i Millosheviqit u stacionua në PDK dhe u shfrytëzua deri në këtë masë kur përfundimisht u kthye në një marionetë tipike të regjimit të Hashim Thaçit.

Të vije keq kur një poete cilësore, shndërrohet në një marionetë të pa vlerë për vendin dhe i shërben me devotshmëri një regjimi qe i ka të numëruara ditët. Brovina ne postin e kryesues se seancës konstituive të kuvendit të ri të Kosovës, vije për nga mosha si deputetja më e vjetër, rast ky qe atë e bënë të duket një objekt, më shumë manipulativë për regjimin se sa qe i ndihmon vendit. Mos thirrja e seancës konstituive të kuvendit të ri të Kosovës, nga zonja e vjetër ka shndërruar vendin ne një kolaps politik, ekonomik dhe funksional në përgjithësi.

Regjimi i Thaçit po e përdorë Brovinën për të ruajtur pushtetin e dhunës demokratike, për të pamundësuar instalimin e ri të pushtetin të shumicës, për të pamundësuar funksionimin e vendit drejtë korrupsionit zhvillimit dhe drejtë integrimit në BE. Nuk mund t’i falet asnjë regjimi kjo tendencë e viktimizimit të vendit, e bartjes së tij drejtë humnerës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 535 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi