Në ceremoninë e organizuar sot në Tiranë nga Qeveria e Shqipërisë, në 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga partizanët e Ushtrisë Anitifashiste Nacopnal-Çlirimtare të Shqipërisë u përkujtuan dëshmorët e kombit dhe të rënët për çlirimin e vendit nga barbaria fashiste. Në këtë ceromoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi rama dhe autoritete të larta të vendit, veteranë e invalidë të luftës dhe qytetarë liridashës. Në këtë ceromoni janë afishuar edhe foto të Enver Hoxhës nga përfaqësues të Partisë Komuniste Shqiptare dhe nga veteranët e asaj lufte.
Enveristët nuk janë ndaluar të mbajë posterat e ish sundimtarit komunist, i cili ka qenë dhe ka mbetur figura qendrore e luftës Antifashiste dhe ndërtimit socialist të vendit. Afishimin e fotove të Enver Hoxhës, e ka kritikuar ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu.
Edhe zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, deputetë të Partisë Demokratike dhe qindra qytetarë janë përulur sot me nderim dhe respekt përpara veprës së dëshmorëve të atdheut, partizanëve dhe anifashistëve shqiptarë që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Në varrezate “Dëshmorëve të Kombit” janë kryer sot homazhe, në nderim të të rënëve për liri. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdotha se edhe sot pas 70 vitesh më vonë, sfidat dhe idealet e brezit tonë të ri për një Shqipëri të lirë, demokratike, dhe evropiane nuk janë kaq të ndryshme sa edhe atëherë.
|