Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lura zambak i bardhë me rrënjë gjaku në historinë e kombit tonë
Publikuar më 17 nntor, 2014 në orën 23:40 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Në përkujtim të masakrës së 28 korrikut 1916 tek Kisha e Lurës së vjetër, ku 98 vite më parë u internuan dhe u masakruan 108 banorë të zonës Lurë, gjatë luftës së Parë Botërore nga ushtria Austrohungareze)

Kohët rrëshqasin në humbëtirën e viteve e të shekujve që lënë pas. Me vete ato marrin gëzimet e drithërimat e njerëzve për t'i lënë të qeta diku në skutat e errta të kohëve. Udhëtojmë si një shtegtar nëpër vite e shekuj, dhe startojmë diku atje në ngjarjet njerëzore që na flasin edhe sot. Kohët janë të trshta, saqë herë pas here na shfaqen të gëzushme kur sjellim kujtime mirësie. Por, ja… kur ne kujtojmë copza kujtimesh nga historia jonë, vetiu syt na përloten. Ndiejmë dhimbje deri në palcë të trupit tonë! Dhimbje në çdo plis dheu të tokës sonë Shqipëri!

Vështroj malet e Lurës që të befasojnë me bukuritë e tyre. Këtë mbrekulli natyrore që na i ka falur vetë Zoti. Në brendësi të maleve të kësaj zone, shtrihen lugina të bukura e që mbajnë në gjirin e vetë shtatë liqene. Një oaz i vërtet që ka mahnitur edhe vizitorët e huaj kur kanë ardhur aty në Lurën tonë magjepse. Eshtë i bukur atdheu im! Pëllëmbë e histori. Ato na flasin ende edhe sot gjysh nga lashtësia. E ndjej dhimbjen tënde Lura ime e shtrenjtë! Ku janë bijtë e bijat e tua që ende s’u dimë varret ku i kanë?! Historia dhe pamja natyrore e Lurës ka tërhequr dhe befasuar shumë vizitorë midis tyre edhe të huaj. Ata kanë lënë edhe përshypjet kur janë larguar nga Lura e Shqipëria për në vendin e tyre nga kanë ardhur.
Austriaku Stinmestz shkruan se ‘’Pamja nën shkëmbin e Kunorës është kaq e këndshme sa s’ka shoqe në tërë Shqipërinë!’’ Edhe anglezia Ed’hit Durham u befasua nga bukuritë e natyrës shqiptare, kur ajo shkeli në Lurë.

Lura,- djep i historisë kombëtare

Po të vështrosh për gjatë historisë të kësaj zone, do zbulosh ngjarje nga më të çuditshme të cilat vërtetojnë qëndresën dhe heroizmin nëpër shekuj të banorëve Lurjanë. Ata kanë dëshmuar me fakte në rrugëtimin e egzistencës së historisë të tyre për mbrojtjen e atdheut e vatrave stërgjyshore nga pushtuesit e ndryshëm. Faktet janë kokfortë dhe ato dëshmojnë edhe sot. Ngjarjet që janë zhvilluar në zonën e Lurës për gjatë rezistencës historike, sot tregohen me krenari dhe janë dëshmi e gjallë se shqiptarët e duanë lirinë, ku është dashur të japin edhe jetën e gjakun për kombin. Ato, sot tregohen edhe si legjenda që kanë mahnitur edhe vizitorin e huaj të cilët i kanë mësuar kur ata kanë shkelur e vizituar vatrat e Lurjanëve. Nga shekujt deri më sot vjen e gjallë, e cila ka mbetur si legjendë e që qëndron si zambak i bardhë i liqeneve të Lurës historia e qëndersa e 300 vajzave të kësaj zone. Lura dhe njerëzit e saj janë mikpritës, bujarë me shpirt të gjerë, fisnik e puntorë, atdhetarë e njerëz që dunë bashkëjetesën fetare. Sa herë që takohesh me Lurjanët Dibranë, ndjen kënaqësi në shpirt kur bashkëbisedon, por edhe fisnikrohesh më shumë.

Dom Nikoll Kaçorri (1862-1917)

Nga Lura kanë dalë njerëz atdhetarë e patriot, të cilët kanë kontribuar për çështjen tonë kombëtare. Me kontributin e qëndrimin atdhetar ata luftuan për jetë a vdekje për çështjen tonë kombëtare. Dhe një nga këta kollozë që i qëndroi pranë Ismail Qemalit në ngritjen e flamurit tonë Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, ishte edhe Dom Nikoll Kaçorri nga fshati Krej Lura e Dibrës. Pikërisht, ishte ai firmtari i dytë pas Ismail Qemalit, biri i Lurës dhe i gjthë Shqipërisë që nënshkroj këtë akt madhor për fatet e atdheut tonë. Lurjanët si gjithë shqiptarët, patrotizmin e vlerat historike dhe kulturore, i kanë mbajtur e i mbajnë si thesare të pa zvëndësueshme me asgjë tjetër në dobi të atdheut e të shoqërisë sonë. Ata e treguan veten me aktin sublim, sa patriot e atdhetar, të cilët në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë, me vullnet e kontributin e tyre sollën eshtrat e patriotit e atdhetarit Dom Nikoll Kaçorri nga Austria në Shqipëri. Eshtrat u rivarrosën në Kishën ‘’Shën Luçia’’ në Durrës. Jo vetëm kaq, por vendosën edhe bustin në Krej Lurë, fshati i lindjes së tij. Pra, këta janë Lurjanët, me të vërtet ‘’Luanë’’ që dinë të vlersojnë e lartësojnë veten dhe vlerat historike të bijëve të popullit që kanë kontribuar për çështjen tonë kombëtare. Ky veprim atdhetar që bënë djemtë e Lurës e gjithë ata që kontribuanë për sjelljen e eshtrave në atdhe të ish Zv. nënkryetarit të parë të Qeverisë së Vlorës e të shtetit shqiptar, i dhanë një mësim të mirë jo vetëm qeveritarëve, por edhe në tërësi politikës shqiptare. Ja vlen ti vlerësosh këta njerëz sa humanë e patriot që mbajnë gjallë vlerat historike të popullit tonë.
Dom Nikoll Kaçorri është dekoruar në vitin 1992 me ‘’Urdhërin e Lirisë së Klasit të I-rë’’. Por edhe ish presidenti z. Bamir Topi më datën 17 dhjetor 2007, Dom Nikoll Kaçorri (pas vdekjes) e ka dekoruar me urdhrin ‘’Gjergj Kastrioti Skënderbeu’’.

Kisha e Lurës së Vjetër dhe masakra e austro-hungareze e 28 korrikut të vitit 1916

Dihet historikisht se Lufta e Parë Botrore që filloi në vitin 1914 e mbaroj më 1918, u zhvillua kryesisht në gadishullin e ballkanit. Fuqitë imperialiste të ballkanit e të evropës perndimore, me politikat e tyre shoviniste që ndiqnin ndaj vendeve të tjera në atë kohë, e sidomos ndaj shteteve të posa krijuara me shkëputjen përfundimtare nga perandoria Osmane, ishte edhe Shqipëria që kishte fituar tashmë pavarsinë e saj. Një kohësisht në krye të shtetit, shqiptarët kishin për herë të parë gjatë historisë qeverinë e tyre të krijuar nga vetë shqiptarët. Nga qarqet e caktuara shoviniste dhe hegjemoniste të disa shteteve e qeverive të ballkanit e ato pernidimore, ndaj shtetit të ri të posa krijuar shqiptar, kjo nuk u prit mirë. Kështu filluan planet e tyre ogurzi për coptimin e tokave shqiptare që e kurorëzuan duke e bërë atë faktike qysh në vitin 1913-1914.Në këto plane grabitqare për të coptuar shqipërin e takat e saj, përveç Greqisë, Jugosllavisë, Italisë, u përfshi edhe mbretëria e Austrohungarisë që kërkonte edhe ajo pjesën e’’ luanit’’ nga tokat shqiptare. Revolta mbarëshqiptare ishte e pranishme gjithandej, si në veri e jug të shqipërisë. Shqiptarët kishte hequr qafe sundimin 500 vjeçar të turqisë, një tjetër rrëzik sa i egër e grabitqar kansej ndaj coptimit të Shqipërisë, pikërisht këtë radhë nga shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu edhe të disa shteteve perndimore. Kjo e rriti edhe më shumë urrejtjen në radhët e vetë popullit tonë, sepse i prenë në besë.
Këtij pushtimi të egër e grabitqar të tokave shqiptare, s’mund t’i shpëtonte dot edhe Lura me 10 fshatrat e saj. Rezistenca ndaj pushtimit të tokave shqiptare prej ushtrisë austro-hungareze, gjeti kundërshtimin e fortë edhe tek populli i zonës së Lurës. Kështu, më 28 korrik të vitit 1916, në Lurë të Dibrës u zhvilluan luftime të ashpra. I gjithë populli në Lurë, burra, gra e fëmijë, rrëmbyenë armët dhe luftuan me trimëri ndaj ushtrisë pushtuese austrohungareze. Ishte një betejë shumë e ashpër atë ditë të datës 28 korrik të vitit 1916, ku fshatrat e Lurës u dogjën, u plaçkitën e grabitën pasuritë, deri në djegien e të mblellave në ara.
Kundër ushtrisë pushtuese austro-hungareze, nga popullata u përdorën në mungesë të armatimit dhe munucionit të paktë, gurë e shkëmbinjë për të mos lejuar ushtarët austriohungarezë që të depërtonin në thellësi të zonës së Lurës. Qëndresa e Lurjanëve ishte e madhe e luftuan me heroizëm ndaj një ushtrie të armatosur deri në dhëmbë me armatimin më të sofistikuar të kohës. Vrasja e dy ushtarëve austriak nga rezistenca e banorëve, ashpërsoi më shumë luftimet atë ditë të datës 28 korrikut 1916- ës. Zhegut të vapës iu shtua edhe flaka e armëve që u përdorën në luftime midis ushtrisë e rezistencës popullore të banorëve të Lurës. Si hakmarrje ndaj qëndersës popullor, që iu bë ushtrisë austro-hungareze tek Kisha e Lurës së Vjetër, ushtria nisi masakrën e saj ndaj popullit e banorëve të Lurës. Si rrjedhim në këtë vend u masakruan 108 veta. Shumë banorë u internuan deri në Kotorr të Austrisë. Një nënë me emrin Mude Skana, mundi të kthehej e gjallë në Kraj-Lurë. Ajo jetoi deri në vitin 1964 dhe jepte dëshmi tronditëse nga ai kamp fmëkeq të Austrisë. Tek ai kamp u internuan mbi 49 banorë, dhe 13 prej tyre mbetën atje që akoma s’u dimë as varret se ku i kanë. Për këtë ka edhe një statistikë shkresor, ku ne shkëputëm për njohje nga publiku e ilustrim të shkrimit disa emra të tyre.
Më konkretisht: Llesh Kaçorri, Ndue Rajta, Hamit Koci, Abas, Mark Kaçorri, Can Vladi, Pjetër Rajta, Han Hoti, Zyber Doçi, Met Haldeda, Cen Tollja, Arif Haldeda Ali Markola, Mustafa Vladi (U internuan në Kotorr, mbetën në Austri e as varri s’u dihe edhe sot e kësaj dite). Mustafa Sulemani e pushkatuan gjatë rrugës në Shkodër. Pjesa tjetër mundën të kthehen të gjymtuar në Lurë. Siç ishin, Abas Skana, Bajram Cuku, Bibe Markola, Vesel Kalija, Adem Meta, Demir Mena, Isuf Deda, Ymer Hoti, Sali Tollja, Cen Vladi, Hasa Murati, Xhaferr Haldeda, Xheme Haldeda, Halil Peka, Adem Meta, etj. Pra, ushtria austrohungareze s’u kurseu as gratë për ti internuar në Kotorr të Austrisë. Kjo tragjedi kujtohe me dhimbje sot. Ajo na bën apel për reflektim, që të kujtojmë e respektojmë sot këto ngjarje të dhimbshme, por e të ardhmen ta ndërtojmë me ura miqësie e recioproke midis popujve e kombeve, të cilat, këto ngjarje kobzeza të mos përsëriten më kurrë.
Presidiumi i Kuvendit Popullor të RPSSH-së, me dekret nr. 72, datë 23. 05. 1978, nga viti 1916 deri më 1939-ën, ka dekoruar 28 veta, burra e gra nga Lura e Dibrës të cilët kanë kontribuar për atdheun. Kush kontribon për lirinë e atdheun e vet, s’ka vdekje, por jetë!
Fondacioni’’Dom Nikollë Kaçorri’’ dhe misioni patriotik e kulturor i këtij fondacioni
Pas një telefonate, takohem në qëndër të qyteti Durrës me Presidentin e fondacionit z. Fran Kaçorri së bashku me Gjin Kaçorri, anëtar po i këtij Fondacioni të emruar tashmë zyrtarisht ‘’Dom Nikollë Kaçorri’’.
Veprimtarinë e vetë, fondacioni e ka filuar qysh nga viti 2011, nga ku mori edhe miratimin e tij zyrtar e ligjor. E gjithë puna e veprimtaria e fondacionit jofitimprurës, është për të mbajtur gjallë e lartësuar vlerat historike e atdhetare të popullit tonë, kryesisht të zonës së Lurës. Kjo inisiativë e disa banorëve e djemëve të Lurës, duhet përkrahur e nxitur, sepse lartësojnë vlerat historike për t’i treguar brezave sot e ato që do vijnë pas tyre. Interesante ishte se fondacioni i kishte vënë vetes si qëllim për ngritjen e një muzeu’’Dom Nikoll Kaçorri’’ në Krej-Lurë, që është edhe vendlindja e tij. Në dokumentin e themelimit të fondacionit gjen edhe objektiva të tjera; që së bashku edhe me bashkëpunimin me autoritetet e pushtetit lokal e qëndror, të realizojnë objektivat e tyre për këtë qëllim.

Fran Kaçorri-President i Fondacionit ’’Dom Nikoll Kaçorri’’

Ne kemi kërkuar që të vendoset një pllakë memoriale në kujtim të masakrës që është bërë në vendin ’’ Kisha e Lurës së Vjetër’’ më 28 korrik të vitit 1916 nga ushtria austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore, - na thotë Presidenti i fondacionit z. Fran Kaçorri. Aty u masakruan 108 banorë nga Lura. Ai kërkon mbështetjen edhe të organeve të pushtetit lokal e qëndror, sepse ngritja e kësaj pllake memoriale me emrat e tyre, do lehtësojë sado pak shpirtrat e Lurjanëve, por do të jetë edhe një dëshmi historike, jo vetëm për ne, por edhe për vizitorin e huaj, sepse shqiptari e do lirinë, por edhe bashkjetesën me kombet e tjerë. Shqiptarët e kanë dëshmuar në shekuj se kurrë s’u kanë rënë më qaf popujve të tjerë, por edhe kur ata iu kanë rënë më qafë padrejtsisht, shqiptarët i kanë falur duke i zgjatur dorën e pajtimit e të bashkjetesës.
Për vendosjen e një pllake memoriale tek Kisha e Lurës së Vjetër, pas 98 vitesh sot në shekullin e 21 –të, një zë thërret nga varri. Dhe ai zë që bën apel është i nënës heroinë Xhemila Haziz Xhogjegja që u varros e gjallë me fëmijën në barkë nga ushtarët austro-hungarezë më 1916.
Historitë kujtohen e shkruhen për të mos u përsëritur më kohët e hidhura, me qëllimin e vetëm për të ndërtuar ura bashkëpunimi e miqësi vllazërimi midis popujve e kombeve. Shqiptarët si dje edhe sotë, kanë dëshmuar para popujve e kombeve të botës dashuri njerëzore, civilizim e qytetrim. Eshtë detyrë e qeverisë së’’Rilindjes’’ që të investojë në perlën e natyrës shqiptare, në Lurën e zambakëve të bardhë, atje ku fletë historia e kombit tonë.

Xhevahir Cirongu

Durrës, 11. 11. 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 623 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi