Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PPD: KOMUNIKATË PËR SHTYP
Publikuar më 18 nntor, 2014 në orën 21:48 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik e çmon lartë konstatimin e liderit të BDI-së zotit Ali Ahmeti se administrata shtetërore në Maqedoni është tërësisht e partizuar, gjegjësisht e bdi-zuar. Ky fenomen negativ i apostrofuar edhe nga ana e Komisionit Evropian në raportet e tij të njëpasnjëshme për progresin e Maqedonisë drejt BE-së, ka ardhur si rezultat i asaj se BDI ka udhëhequr dhjetë vitet e fundit me Sekretariatin për implementimin e Marrëveshtjes së Ohrit dhe e shndërroi atë në Ent për punësimin e kuadrove partiakë.

Nisur nga fakti se këtë Sekretariat për dy mandate e ka udhëhequr Musa Xhaferi dhe i ka pranuar listat partiake të degëve dhe nëndegëve për punësimin e aktivistëve të partisë, PPD konsideron se i njejti mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për partizimin e administratës shtetërore.

PPD gjithashtu konsideron se me qëllim të eliminimit të dobësive të cekura nga Raporti i progresit dhe plotësimit të kritereve për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë të rinjtë shqiptarë në tregun e punës, kryeministri Nikolla Gruevski duhet ta shkarkojë Musa Xhaferin nga ky post dhe në vend të tij të emrojë kuadër jashtë partiak nga rradhët e intelegjencies shqiptare (ose ndonjë OJQ që nuk është bisht i ndonjë partie politike!) i cili asnjëherë në mënyrë të tërthortë apo drejtëpërdrejt nuk ka qenë i kyçur në aktivitete partiake.
PPD kërkon shkarkimin e Musa Xhaferit nga ky post edhe për arsye se nuk arriti t’i sistematizojë në vende pune mbi 1000 aktivistë të BDI-së të pranuar nga ana e Sekretariatit të cilët marrin rroga nga taksa paguesit shqiptarë vetëm për dy javë punë: mbledhin vota gjatë kohës së zgjedhjeve!

Një paaftësi e tillë e zavendës kryeministrit Xhaferi ka sjellur në mbylljen e persektivës së përparimit në punë të të rinjëve shqiptarë dhe ua ka caktuar atyre që në rini statusin e “invalidëve të punës”.
PPD është e bindur thellë se ata të rinjtë shqiptarë kanë kapacitetet e tyre arsimore e edukative të nivelit evropian dhe kanë potencial të lartë kreativ për përparim në jetë dhe ata nuk duhet ti nënçmojmë duke u dhënë lëmoshë çdo muaj nga një rrogë pa punë! Atyre duhet ofruar punë për krijimin e standardit të tyre jetësor e jo tu japim rrogë e mos të punojnë!

Zyra për informim e PPD-së.

Tetovë, më 18 nëntor, 2014

PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK
Rruga Ilindenska, p.n-Tetovë
tel +389 44 616 114 & 044 616 117
e-mail: ppd@prosperiteti.com
www.prosperiteti.com

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 449 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi