Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"Vatra" Qeveria e re, posa të formohet do të duhej të filloi implementimin e rezolutës për Kosovë Lindore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Publikuar më 19 nntor, 2014 në orën 20:41 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kuvendi i Republikës së Kosovës para një viti për Luginën e Preshevës, kaloi një rezolute e cila ishte iniciuar nga Shoqata “Vatra” dhe deputeti Lutfi Haziri, e cila rezolutë ka mbetur vetëm një akt i vullnetit të mirë i shkruar në letër dhe pa u bërë asgjë në praktikë.
Janë bërë mbi një vit që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar Qeverinë që të punojë më shumë në përmirësimin e jetës së qytetarëve që jetojnë në Luginë dhe për ata që janë të dëbuar nga shtëpitë e tyre e që jetojnë në Kosovë, por që nga ajo kohë nuk është bërë as edhe një lëvizje në implementimin e kësaj rezolute nga Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e re që do të vije nga kush do që do të formohet duhet urgjentisht të filloi ta zbatoje këtë rezolutë, pasi që me zbatimin e kësaj rezolute nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të kushtëzonte marrëdhëniet me Serbinë, me kujdesin dhe interesimin shtetëror për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, lidhur me të drejtat e tyre civile, politike dhe etnike.
Kjo rezolutë është jetike për ekzistencën e qytetarëve të Kosovës Lindore në trojet e veta”Qytetarët e Kosovës Lindore që jetojnë në Kosovë Lindore dha ata të dëbuar nga shtëpitë e tyre që jetojnë në Kosovë, ndihem shumë të zhgënjyer me pasivitetin e Qeverisë në mos fillimin e implementimit të zbatimit të kësaj rezolute.
“Me zbatimin e kësaj rezolute nga Qeveria do të kishte më shumë përkujdesje dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të cilët janë shpërngulur në Kosovë, duke iu garantuar të drejta të plota dhe të barabarta me theks të veçante do të bënte të mundur marrjen e dokumenteve të identifikimit nga shumë qytetarë të dëbuar nga Kosova Lindore, që tani nuk mund të pajisen me dokumente të tilla.
Këto kërkesa të tjera janë kërkesë njerëzore te cilat po të zbatoheshin do te lehtësonin jetën e qytetareve te Kosovës Lindore dhe qytetareve te dëbuar nga Kosova Lindore qe jetojnë në Kosovë, pra diskriminimi i këtyre qytetareve që po bëhet në Kosovën Lindore nga Serbia do të zvogëlohej, gjithashtu dhe diskriminimi e tyre në Republikën e Kosovës do të eliminohej.

Osman RAMADANI
Nënkryetar

Gjilan 19.11.2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 492 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi