Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E gjalla që foli me një të vdekur
Publikuar më 19 nntor, 2014 në orën 23:46 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me përunjëje para Artistes së Madhe, Hajrie Rondo!!!

(skicë letrare)

Pyetjes a flasin të gjallët me të vdekurit, më së fundi, unë i përgjigjem:po! Në këtë pohim timin, nuk ka asgjë për t'u çuditur. Përkundrazi. Në këtë pohim kam arritur pas një ndodhie të para një muaji, në Fier. Në këngët popullore, shpesh, has në dialogje të tillë, por, pa e vrarë shumë mendjen, e mer veç një sajesë dhe aq. Tek shkruaj kështu, më ravijëzohen ato vargjet nga "Kënga e Dhoqinës" që vijnë në veshët e mi me vargje, si: " kemi parë e s'kemi parë/ shkon i vdekuri me të gjallë". Dhe këto vargje nuk janë përjashtim. Në sa e sa këngë të popullit, e gjen këtë motiv: ku i gjalli "bisedon" me të vdekurin dhe anasjelltas.

Po me të vërtetë a ndodh që një i gjallë të flas me një të vdekur. Në e ndiqni me kujdes, foljen flas nuk e kam vënë në thonjëza. Jam i bindur që një i gjallë mund të flas me një të vdekur. Kur them kështu, nuk e kam fjalën se ja një i gjallë shkon në varreza dhe atje flet me një mik a mike që ka ndërruar jetë. Në fakt, ky të "folur" do marrrë me rezerva. Se, në rastin në fjalë, nuk kemi dialog, por monolog. I gjalli shkon mbi varrin e mikut e mikes apo dhe një të afërmi të tij dhe ligjëron. Po "solo", ama. Unë nuk e kam fjalën fare për raste të tilla të dhimbshme ( në të vërtetë, janë shumë njerëzore!), por e kam fjalën për një realitet të prekshëm. Se, sipas meje, mund të jesh gjallë dhe je si një "kufomë". Shkurt: kufomë e gjallë. Nuk po trilloj. Jam unë ajo "kufoma " që, sado e vdekur, kam folur me një të gjallë. Merita në këtë dialog, pa dyshim, i takon të gjallit. Me që ky, i gjalli, është një person i madh publik, i njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, unë po e sjell para jush me emër e mbiemër. E kam fjalën për Artisten e madhe të Skenës SHqiptare, Hajrie Rondo.

* * *
Sekush është Hajrie Rondo, nuk kam pse të zgjatem. Ajo, si artiste e madhe, njihet brenda dhe jashtë vendit. Me Hajrien jemi miq. Kiçon, të shoqin, atë dymetroshin, por me zemërpëllumbi, ka mbi tridhjetë vjet që e njoh. Në vitin 2010, kur u ktheva për herë të parë nga Amerika (unë atje kisha 10-vjet), për fat të mirë timin, arrita të botoj 5 libra: katër me poezi dhe një me tregime. Në promovimin e librave të mi, në bibliotekën e qytetit të Fierit, artistja Hajrie Rondo qe jo vetëm një nga moderatorët,së bashku me poetët Nuri Plaku e Petraq Kote, por dhe recitoi disa prej poezive të mia duke e bërë pak më të "ndezur" promovimin. Unë rishkova në Amerikë dhe, pasi u ktheva në mars të vitit 2012, u vendosa në Tiranë ku dhe banoj. Ka ca kohë, gjatë këtij viti, që mora vesh që artistja Hajrie Rondo ish goditur nga një së mundje e rëndë.
Majlinda Rama, që punon në bashkinë e Fierit, apeloi për donacione në dobi të shëndetit të kësaj artisteje që aq shumë i ka dhënë kulturës. Shpirtërisht, qeshë me Hajrien , po sa për "donacione" ( e ç'mund të presësh nga një pesnisonist si unë?)...
Nuk e di se sa u arrit nga ky apel aq qytetar i Majlinda Ramës, por mbeti vetëm ajo përkrahja morale: Zoti të qe me Hajrien! Shteti siç duket nuk kish ngenë e Hajries. (Këtë ma merrni me rezerva).

* * *
Para një muaj, isha në Fier. Atje, tek kubi i Marjetës ( ballë për ballë me vilën e Kallogjerit, fierakët i thonë: vila e Pali Miskës) , unë prisja miqtë e mi për t'u dhuruar librat që kam botuar së fundi: tri me tregime e një me poezi. Po rrija vetëm aty në një nga tavolinat pas derës dhe po kotesha. Kushedi nga shetiste mendja dhe, pse mos ta them: kisha vdekur. Nuk isha mes të gjallëve. Dhe pikërisht ndodhi mrekullia: mua, të "vdekurit", më foli një i gjallë. Të gjallët, në fakt, qenë dy zonja që porsa hyn në klub. Hynë dhe njëra prej tyre, tha:- Ç'kemi, poet? Unë u "ngjalla" dhe, sado që fola nëpër gojë, as që i njoha ato zonja të nderuara dhe, për kortezi, i ftova për kafe. Jo,- foli,- ajo do rri me këtë. Tek hodha sytë, për ta parë edhe më mirë,atë zonjë fisnike dhe të "panjohur", arrita që t'i them:- Ju shoh pak si të drobitur... Aha,- tha,- kam kaluar një lëngatë të madhe dhe mjekët... Unë jepja e merrja që ta gjeja sekush qe kjo zonjë, por mendja ime kish vdekur. Qe kthyer në një tabelë të zezë. Puna nuk më priste të rrija më gjatë (nxitoja për të shkuar tek imkunat që vuante me leuçemi) dhe ika si një leproz. Jepja e merrja që të zbuloja sekush qe dhe, tek po kthehesha në Tiranë, e gjeta:- Zonja që më foli, qe e bukura Hajrie Rondo! Turpi më mbuloi kokë e këmbë dhe dukesha se kisha një mal mbi supe. Ende ky "mal-turpi" më rri mbi supe. Tek bie në gjunjë nga largësia para Artistes së Madhe, Hajrie Rondo, me këtë shkrim pendese të pakompensueshme, i them: - Moj Artiste e Madhe dhe e bukur, ti ke folur me një të vdekur. I vdekuri jam unë, që, pasi u "ngjalla", jo vetëm të bie ndër këmbë i penduar dhe më i skuqur nga vet turpi, të uroj vetëm jetë të gjatë e vetëm gëzime. Se kurrë nuk është vonë as për t'u turpëruar dhe as për të kërkuar ndjesë. Je e gjallë nga më të gjallët, moj Hajrie Rondo se ke folur dhe me një të vdekur si unë.

Përparim Hysi

Tiranë, 10 nëntor 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 1,579 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi